Tharja është një proçes që nxjerr në pah ëmbëlsinë natyrale të domateve.

Domatet e thara në diell i japin aromë dhe shije të shumëfishtë shumë gatimeve, duke shtuar këtu vlerat shëndetësore të mrekullueshme që vijnë prej tyre.

Po t’i krahasojmë me ato të freskëtat, çdo racion domatesh të thara përmban 20 përqind më shumë likopen.

Këto kokrra të bukura të përkëdhelura nga dielli janë një burim i përqendruar i shumë substancash të mira, vitaminë C dhe K, por edhe hekur dhe likopen.

POR, kjo zahire që kërkon diell për t’u përgatitur, të ul shpresat për ta shijuar tani afër fundit të dimrit.

Për më tepër, domatet e thara që mund të keni përgatitur gjatë verës, tashmë mund t’i keni mbaruar ose të kenë marrë pak lagështi dhe ndërkaq, nepsi për t’i shijuar sërish, po ju bëhet i padurueshëm.

Si t’ia bëni?

Ka një mënyrë praktike…

Mund të përgatiten në furrë.

Vetëm se, do t’i thani në një temperaturë mjaft të ulët.

Por, pas tharjes, mos harroni: fetat e domateve duhen futur në një kavanoz steril dhe të mbulohen me vaj ulliri.

Lini ashtu së paku 2 javë dhe pastaj: Gati për të shuar urinë, nepsin, shijen unike, duke u furnizuar me plotë vlera ushqyese!

Rezultate imazhesh për domatet e thara

PËRBËRËSIT:

domate sipas dëshirës (psh 2. 5 kg)

thelbinj hudhre sipas dëshirës

borzilok, sipas dëshirës

rozmarinë, sipas dëshirës

vaj ulliri (500 gr, për 2.5 kg domate)

kripë e trashë, e zezë

piper, sipas dëshirës

fletë dafine, sipas dëshirëe

trumzë, sipas dëshirës

 

PËRGATITJA:

Zgjidhni domatet përafërsisht të madhësisë së njëjtë në mënyrë që t’i thani në tërësi.

Furrën parangroheni në 100 gradë celsius.

Në fund të enës për pjekje, psh një tepsie të madhe, vendosni letër alumini për pjekje, në mënyrë që mos të ngjiten dhe gjithashtu ta marrin nxehtësinë me terezi.

Domatet lani dhe thani, fshini me një copë të butë, psh napë pambuku.

Më pas, pritini në feta të holla, tip rriskash.

Thelpinjtë e e hudhrës, pritini në dysh, ose katërsh (në varësi sa e madhe është thelbi) dhe vendosini midis copave të domateve.

Hidhni mbi to kripë, piper dhe spërkatini pak me vaj ulliri.

Futni në furrë për tharje rreth 3 – 4 orë, siç ju thamë në temperaturën 100 graë celcius, jo më shumë.

Pastaj fikeni furrën dhe lërini domatet që të ftohen për disa orë (psh 3 orë).

Në kavanoza të sterilizuar rendisni rozmarinën, domatet e ftohura dhe thelpinjtë e tjerë të qëruar të hudhrës.

Shtoni një fletë dafine, fletë borziloku të freskët, trumzë të freskët dhe në fund hidhni vaj ulliri derisa t’i mbulojë domatet.

Mbyllni dhe ruani në një vend të freskët.

SHËNIM: Domatet mund të thahen në furrë, sipas temperaturës që treguam, edhe pa asnjë nga përbërësit që përmendëm më lart (përveç kripës).

Nëse nuk e dëshironi piperin apo hudhrën, mos i përdorni.

Nëse keni dëshirë, në secilin prej kavanozave mund të shtoni nga një lugë të vogël me arra të thërrmuara.

Rezultate imazhesh për domatet e thara

FAKTE MBI VETITË USHQYESE TË DOMATEVE TË THARA

 

– Në një filxhan me domate të thara gjenden 139 kalori, ose 7 përqind të një diete të pasur me 2000 kalori.

 

– Çdo racion përmban 30 gramë karbohidratesh të plota, 6,6 gramë fibre dietike ose thënë ndryshe 26 dhe 17 përqind të dozës së rekomanduar ditore të fibrës për meshkujt dhe femrat respektivisht.

Të gjithë e dimë që fibra forcon sistemin tretës, shmang konstipacionin e padëshiruar si dhe ju bën të ndiheni të ngopur.

 

– Një filxhan me domate të thara përmban 7.6 gramë proteinë dhe 1.6 gramë yndyrna.

 

– Domatet e thara shërbejnë si një burim i shkëlqyer mineralesh, në veçanti: kalium dhe magnez.

Kaliumi ndihmon nervat të komunikojnë më mirë dhe rregullojnë ekuilibrin e elektroliteve, ndërsa magnezi mban indet dhe kockat të shëndetshme si dhe ndihmon në prodhimin e energjisë.

Një filxhan me domate të thara përmban 105 miligramë magnez, ose 33 dhe 25 përqind të dozës së rekomanduar ditore për femrat dhe meshkujt respektivisht.

Në të njëjtën sasi gjenden 1,850 gramë kalium ose 39 përqind të dozës së rekomanduar ditore.

Konsumimi i domateve të thara fuqizon përfitimin e hekurit, manganit, bakrit dhe fosforit.

 

– Domatet e thara janë të pasura me vitamina sidomos atë K dhe niacinën.

Vitamina K ndihmon organizmin dhe indet e kockave dhe luan një rol thelbësor kundër mpiksjes së gjakut.

Femrat kanë nevojë për 90 mikrogramë vitaminë K, ndërsa meshkujt kanë nevojë për 125 mikrogramë vitamnë K. Një filxhan me domate të thara jep 23 mikrogramë vitaminë K.

Në këtë racion, gjenden edhe sasi të vitaminash të tjera siç janë: vitaminat C, A, B-5 dhe B-9.