Midis shumë shqetësimeve shëndetësore që dimri sjell me vete, është edhe dhimbja e fytit, e përcaktuar nga viruset famëkëqij.

Në farmaci gjenden shumë ilaçe, të cilat janë në gjendje ta kurojnë këtë sëmundje, por ka edhe shumë kura natyrale me të cilat mund të parandalojmë inflamacionin përpara se të përkeqësohet.

Gjithsesi në çdo rast është mirë që të konsultoheni me mjekun tuaj të familjes, por ne ndërkohë po ju propozojmë disa zgjidhje të thjeshta dhe me efektivitet të provuar.

Ja se cilat janë kurat natyrale për të kuruar dhimbjen e fytit, ilaçet natyrale i keni aq “larg”… sa edhe kuzhina juaj.

 

1.MENTA

Menta ka përbërës kundër mikrobeve dhe inflamacioneve që ndalojnë rritjen e baktereve.

PËRBËRËSIT:
• 1 gotë ujë (250 ml),
• 1 lugë gjethe të mentës (10 g).

PËRGATITJA:
• E vloni ujin në fillim, kur të ketë vluar, shtoni gjethet e mentës.
• E lini të vlojë për 10 minuta dhe më pas e përzieni.

SI TA PINI:
• E pini në dy gllënjka, 2 ose 3 herë në ditë.
• Po deshët, shtoni pak lëng limoni.

 

2.MJALTI

Mjalti është një nga antibiotikët më të fortë natyralë, e shkaku i kësaj, është ilaç i fortë për të shëruar fytin e pezmatuar.

PËRBËRËSIT:
• 2 lugë mjaltë (50 g),
• 1 gotë ujë (250 ml).

PËRGATITJA:
• Tretni lugët e mjaltit në ujë të vakët.

SI TA PINI:
• E pini dy herë në ditë, derisa dhimbjet të zhduken.

 

3.XHENXHEFILI

Xhinxheroli, përbërësi aktiv në xhenxhefil, ka veti kundër mikrobeve dhe inflamacioneve që ndihmojnë në trajtimin e gjendjeve si kjo, që shkaktojnë dhimbje në fyt.

PËRBËRËSIT:
• 1 lug xhenxhefil të bluar (5 g),
• 1 gotë ujë (250 ml).

PËRGATITJA:
• Shtoni xhenxhefilin e bluar në një gotë me ujë të vluar dhe e mbuloni.
• E lini që vlojë për 10 minuta, e përzieni dhe e pini.

SI TA PINI:
• E pini porsa të ndjeni simptomat e para të irritimit në fyt.
• E pini 2 ose 3 herë në ditë nëse është e nevojshme.

 

4.QUMËSHTI I SHAFRANIT

Qumështi i shafranit është ilaç antic, pasi përmban shumë nutriente që kontrollojnë gjendjen që prek traktin respirator dhe mushkëritë.

PËRBËRËSIT:
• 1 lugë pluhur shafrani (5 g),
• A gotë qumësht (250 ml),
• 1 lugë mjaltë (25 g).

PËRGATITJA:
• Tretni shafranin pluhur në një gotë qumësht të ngrohtë e më pas shtoni mjaltin.

SI TA PINI:
• E pini një herë në ditë për të lehtësuar dhimbjet.

 

5.SHEREBELA

Gjethet e kësaj bime promovojnë lehtësimin nga dhimbjet e fytit. Komponentët e saj antibakterial luftojnë infeksionet.

Përbërësit:
• 1 lugë sherebelë (10 g),
• 1 gotë ujë (250 ml).

PËRGATITJA:
• Shtoni gjethet e bimës në ujin e vluar dhe e lini të vlojë për 10 minuta.

SI TA PINI:
• Merrni disa pika dhe i shpëlani fytin për rreth 30 sekonda. Mos e përpini, vetëm bëni gargarë.
• E pështyni dhe e përsëritni 3 herë në ditë.

 

6.UTHULLA E MOLLËS

Acidet organike në uthullën e mollës ndihmojnë në neutralizimin e pH-së në fyt për të kontrolluar të djegurat dhe të kruarat.

PËRBËRËSIT:
• 1 lugë uthull molle (10 ml),
• 1 gotë ujë (250 ml),
• 1 lugë mjaltë (25 g).

PËRGATITJA:
• Tretni uthullën e mollës në një gotë me ujë të ngrohtë dhe shtoni lugën e mjaltit.

SI TA PINI:
• E pini në stomak të thatë dhe, nëse është e domosdoshme dy herë në ditë.