MILA Zed/Shutterstock

Duhet përgatitur me kujdes, në mënyrë që të japë rezultatet e kërkuara. Mbani mend, kjo është një recetë që duhet ndjekur me përpikmëri.

Dëgjojmë shumë kura apo ushqime shëruese, por jo aq shumë për mjekime të lashta për artritin, apo se si është trajtuar artriti në kohët e lashta. A kanë pasur ata kura apo trajtime për të cilat ne thjesht nuk jemi në dijeni? Më poshtë jepet ekzaminimi i një trajtimi tibetian për artritin dhe zbuloni pse hudhra ka kaq shumë benefite.

ÇFARË JU DUHET:

  • 350 GRAMË HUDHËR TË FRESKËT TË QËRUAR
  • 200 ML ALKOOL
  • 40% VODKA/ RUM OSE KONJAK
  • NJË KAVANOZ

PROCEDURA:

-Qëroni hudhrën

-Copëtoni hudhrën në copa të vogla

-Vendosni copat në kavanoz (sigurohuni që të jetë i pastër)

-Derdhni alkool

-Mbylleni dhe shkundeni kavanozin

-Vendoseni kavanozin në një vend të errët dhe të ftohtë

-Shkundeni kavanozin çdo ditë, për 10 ditë me rradhë

-Merrni përmbajtjen nëpërmjet një qeseje, mundësisht në një shishe të errët qelqi.

-Filtrojeni në shishe të vogla dhe ruajeni në një vend të errët dhe të ftohtë

Duhet përgatitur me kujdes, në mënyrë që të japë rezultatet e kërkuara. Mbani mend, kjo është një recetë kështu që ndiqeni me përpikmëri.

PËRGATITJA DHE KËSHILLA

-Për këtë recetë mund të përdoren 10 thelbinj hudhër të plotë për të marrë rreth 350 g hudhër. Pesha e hudhrës së paqëruar ishte 450 g. Më pas hudhrat pastrohen dhe qërohen me kujdes. Pritini copat e hudhrës diku te 3-5 mm. Përpiquni mos ta shtrydhni shumë hudhrën, pasi na duhet lëngu shërues që ajo përmban. Pjesët duhet të rregullta.

NJË PARALAJMËRIM I SHPEJTË:

Të grini apo të copëtoni hudhrën është paksa e rrëmujshme, kështu që sigurohuni të mbuloni sipërfaqen (kujdes me ato prej druri). Përdorni dhe doreza për të shmangur erën në duar. Ta prisni hudhrën në copa të vogla siguron çlirimin e të gjithë ilaçit ushqyes.

Çlirimi i shpejtë është goxha mirë, pasi kjo përzierje do të hapet mbas 10 ditësh. Sigurohuni që cdo gjë që vini në gotë të jetë e pastër. Shtoni alkool dhe mbylleni kavanozin, por sigurohuni të jetë i mbyllur mirë.

Më pas, tundeni për 20 sekonda. çdo gjë duhet të jetë e mbuluar me alkool. Këshillohet një kavanoz gjysëm litri që lejon përzierjen të kombinohet më së miri. Vendoseni në një vend të thatë e të errët dhe prisni për rezultatet.

Duhet ta tundni çdo ditë, derisa të marrë trajtën e duhur. Sigurohuni që alkooli të përzihet me likuidin.

Ky process zgjat diku te 20 sekonda. Nëse alkooli ndahet nga masa dhe shkon në fillim të kavanozit, mos u shqetësoni, gjithçka në rregull. Shkundja lejon alkoolin të thyejë qelizat delikate të bimës që mbartin ekstraktin shërues. Nëse e neglizhojmë këtë pjesë, rezultati do të jetë i dobët, kështu që kushtojini vëmendje.

– RUAJTJA

Në momentin që 10 ditët mbarojnë ju mund të hiqni kapakun dhe tendosni përzierjen nëpërmjet një qeseje. Trajtimi me hudhër është i thjeshtë për t’u tendosur, pasi hudhra qëndron pak a shumë solide.

Kjo përzierje nuk është dhe aq e trashë, kështu që pas marrjes me qese vendoseni në një enë qelqi në vend të errët. Rekomandohet përdorimi i dorezave kur shtrydhni masën e përgatitur. Ka një erë të fortë dhe pasi është zhytur në alkool.

– SI MUND TA MERRNI KËTË KURË TË LASHTË ME HUDHËR

  • Vendosni 3 pika në një gotë me ujë. Bëjeni tre herë në ditë për rezultate të mira. Nuk ka mënyrë tjetër. Marrja e kësaj përzierje në gojë e transporton direkt në qendrat e gjëndrës përreth qafës dhe fytit. Duke e lejuar në këtë mënyrë ilaçin të punojnë në zonat, ku pacientët me artrit shpesh vuajnë nga inflamacioni.

Qafa përmban pëqëndrime të larta të qelizave immune dhe mund të jetë vendi i parë që shohim ënjtje, kur jemi ftohur apo kemi një infeksion. Ajo godet vendin dhe shkon drejt në pikën e mjegullës së trurit. Truri! Përbërjet që eliminojnë qelizat kanceroze dhe inflamacionit janë provuar që kalojnë barrierën e trurit në gjak dhe hudhra i ka me bollëk.

– ÇFARË SHIJE KA?

Nuk ka ndonjë shije të mrekullueshme, por i jep gojës suaj ndjesinë që diçka po ndodh. Ngjason me shijen e një uji me hudhër/qepë. Ju nuk mund ta ndjeni shijen e alkoolit në të, por të hudhrës padyshim.

Cfarë alkoli tjetër mund të përdor për këtë përzierje?

Vodka është e lirë dhe mund të përdoret. Por nëse nuk e keni problem çmimin, konjaku, brandi janë gjithashtu alternativa të tjera. Ta mbani likuidin nën gjuhë për 20 sekonda është kohë e mjaftueshme që ilaçi të punojë.

  • A ËSHTË E SIGURT?

Eshtë e sigurt dhe një metodë e thjeshtë. Ka plot prova që kjo tretësirë funksionon dhe mund të ndjeni ndryshimin kur e provoni.

– KONKLUZIONI:

Tretësirat janë të sigurta, të pastra, të thjeshta për t’u përgatitur dhe pothuajse falas.
Tretësirat e çdo lloji janë metoda më e mirë për të marrë përfitimet e një bime dhe për ta bërë të thjeshtë në përdorim. Mund të blihen dhe online nëse nuk i bëni dot vetë.
P.s Nëse e merrni këtë tretësirë me ujë, redukton erën e keqe.

– Benefitet e mrekullueshme të hudhrës, çfarë mund të kuroni me të

Hudhra është e njohur për vetitë medicionale dhe është përdorur për shekuj, por e dinit që hudhra trajton në mënyrë efektive një sërë sëmundjesh:

Lista e gjendjeve shëndetësore që hudhra trajton, janë:

-Alopecia areata

-Artriti

-Artriti reumatoid

-Osteoartriti i gjurit

-Arterioskleroza

-Bronshiti kronik

-Hipertensioni

-Kafshimet e insekteve

-Tifoide

-Krimba

-Infeksione virale

-Infeksione kërpudhore

-Infeksione parazitare

-Candida albicans

-Kancer

-Sëmundja e Azheimer

-Sëmundja kardiovaskulare

-Goditjet

-Hipertensioni

-Tromboza

-Aplikimet dermatologjike

-Morrat e kokës

-E shumë të tjera

*Këto supozime janë mbështetur nga shumë kërkime, prandaj hudhra duhet të jetë pjesë e pandashme e dietës suaj. Shumë benefite të hudhrës vijnë nga vetitë antibiotikë dhe anti-inflamatore, dhe veprimet modeluese të sistemit imunitar.

Së bashku këto veprime reduktojnë prodhimin bakterial dhe viral, përmirësojnë sistemin imunitar dhe ju lejojnë të ktheheni në gjendjen ku sistemi imunitar është i normalizuar.

Një kombinim i fortë kundër artritit

Për gjendjet inflamatore të artritit, kur nuk duroni dot dhimbjet, apo kyçet po ju shtangohen, përpiquni që të realizoni edhe këtë recetë shtëpiake, me bazë hudhrën.

PËRBËRËSIT

  • 200 ml mjaltë
  • 200 ml uthull molle
  • 8 thelpi hudhra

PËRGATITJA

Pasi keni pastruar hudhrat, i kombinoni në një mikser me uthullën dhe mjaltin. I lini përreth 15-20 sekonda, pastaj transferojeni ilaçin në një kavanoz dhe e lini në frigorifer për 5 ditë.

Pas 5 ditësh, ilaçi i fuqishëm duhet të jetë gati për konsumim. Vetëm shtoni 2 lugë gjelle në një gotë të gjatë me ujë të ngrohtë, pastaj e pini përzierjen në stomak bosh, në mëngjes.

Provojeni vetë ilaçin dhe do të qëndroni larg infeksioneve të rënda.