Këto ditë, ka plasur debati mbi ndryshimin e menusë në çerdhe dhe kopshte dhe në rrjetet sociale janë bërë virale ankesat e prindërve, për shkak të disa ushqimeve që janë futur dhe që fëmijët e tyre nuk e konsumojnë dot.

Duket sikur është çështje tekash e fëmijëve për shkak të ndryshimit të ushqimit, por në fakt kjo shkon përtej: Shumë prindër kanë denoncuar menunë, për shkak se fëmijët kanë pasur dhimbje barku, duke përfunduar kështu në spital.

Menuja është hartuar nga dietologia Blerina Bombaj, që pretendon publikisht se është konsultuar me mjekë e pediatër për këtë menu, POR asnjëherë nuk i ka treguar se cilët janë ata.

Nuk është çudi që krejt papritur, pas këtyre kritikave për mungesë transparence, të na “mbijnë” emrat e mjekëve që e na e paskëshan bashkë-hartuar…

Edhe pse Blerina, në një debat komentesh në facebook ka shpërfillur rolin e mjekut, duke theksuar se “mjekët japin veç ilaçe e mjekime” (shihni në fund të artikullit fotone e këtij komenti nga Blerina Bombaj)

Gazeta “Super Shëndeti”, gjatë këtyre ditëve është konsultuar me disa mjekë të përgjithshëm, pediatër sidomos, dhe dietologë, ndaj vendosi të analizojë çfarë nuk shkon me menunë e re që po u serviret fëmijëve në çerdhe dhe kopshte.

Përfundimi është i trishtë: Menuja për fëmijë duket se është dështimi më i madh i Blerina Bombajt si dietologe. Mund të jetë ideale për gratë në menopauzë, apo për ata që duan të humbin në peshë, por jo për fëmijë që janë në rritje…

Le t’i marrim me rradhë disa nga gafat ushqyese që gjenden në këtë menu.

Për të qenë korrektë, po marrim një e nga një frazat shpjeguese të Blerina Bombajt dhe të tregojmë se çfarë nuk shkon me to, sipas mendimit të mjekëve pediatër dhe dietologëve të tjerë shqiptarë (çudiiiii, nuk qenka e vetmja dietologe Blerina Bombaj, paska edhe të tjerë ëëëëë)…

BLERINA BOMBAJ PËR TËRSHËRËN

BLERINA BOMBAJ: “Në Shqipëri ka një bindje që kur dëgjon tërshërë është për dobësim, por në fakt ka fibra, minerale dhe ato karbohidrate rezistente që ushqejnë florën bakteriale të fëmijëve dhe është një ndër 10 ushqimet top në botë më të shëndetshme për njeriun”.

 

VËREJTJE/ GAFA:

Tërshëra e papërpunuar siç po jepet në çerdhe e kopshte tashmë, ushqim kuajsh dhe nuk e luan as topi.

Tërshëra përmban edhe përbërësin aveninë (ose glukovanilinë), një substancë fuqizuese (të muskulaturës së kuajve nëpërmjet “eksitimit” të sistemit nervor qendror) me strukturë ende të panjohur dhe një tjetër substancë estrogjene.

Pra, sigurisht që tërshëra është drith i mirë, por për kuajt dhe të rriturit; mundësisht për diabetikët që kanë probleme pankreasi, për gratë që kanë probleme hormonale, ato që janë në menopauzë dhe kanë probleme me afshet e nxehta, apo për personat me kapsllëk.

Ah, po, tërshëra është shumë e mirë edhe për njerëzit në mbipeshë që duan të ulin kilet.

POR t’u japësh fëmijëve aq shpesh tërshërë të gatshme supermarketesh shqiptare është terrorizëm ushqimor.

Shembujt që merr ti nga menu të huaja (që në fakt kështu pretendon, sepse nga një kërkim i gazetës Super Shëndeti për menutë çerdhe-kopësht për 20 shtete kryesore, nuk na rezultoi kështu dhe do t’i botojmë), ku thua se e përdorin tërshërën për fëmijën, është pjesërisht e vërtetë:

Tërshëra që përdorin të huajt është e bluar, e fortifikuar dhe e pasuruar, e dedikuar dhe e certifikuar direkt për fëmijë dhe jo torba tërshëre që po i çojnë fëmijët nëpër spitale.

Gjithsesi, ata u japin fëmijëve biskota me miell tërshëre, kek me miell tërshëre, apo ëmbëlsira të tjera të ngjashme dhe me shije, të lehta për t’u tretur.

– Tërshëra që po serviret në çerdhet dhe kopshtet shqiptare është e tmerrshme, siguria ushqimore e tyre është e kategorisë së ulët dhe aspak me vlera ushqimore.

Ajo lloj tërshëre është rëndesë e stomakut për fëmijët dhe nuk është më tretëse, por mbytëse!

– Kemi edhe dy pyetje kryesore për t’ju përcjellur, rreth tërshërës:

E PARA: Në kopësht dhe çerdhe sidomos nuk ka vetëm fëmijë mbipeshë, por më shumë ka nënpeshë, ose thjesht në peshë normale.

Ka fëmijë që përgjithësisht kanë probleme me stomakun e plot probleme shëndetësore.

A e keni marrë parasysh se çfarë u bën tërshëra alla-shqiptarçe këtyre fëmijëve?

A po i rrezikoni këta fëmijë të degjenerojnë në probleme kockore, frenim të rritjes, etj?

E DYTA: Efektet pozitive të tërshërës i keni përmendur dhe i mëshoni faktin që është ndër drithërat më të shëndetshëm në botë dhe duhet konsumuar çdo ditë.

Por, po efektet negative të tërshërës, a jeni ju zonjë e informuar se çfarë i bën fëmijës?

Nuk i përmendni se nuk dëshironi, apo se nuk i dini?

Jo vetëm tërshëra, por ASNJë ushqim nuk duhet konsumar çdo ditë, pavarësisht përrallave, sepse rrezikon të krijojë intolerancë ushqimore.

Dhe drithërat janë të prirura të krijojnë intolerancë, të krijojnë probleme me sheqerin në gjak, etj…

Fibrat që gjenden me shumicë te tërshëra mund të merren edhe nëpërmjet frutave, si psh mollëve, dardhave, kumbullave të thata, etj, apo ushqime të tjera.

Nuk është nevoja që t’i mbushësh me tërshërë fëmijët, që për hir të së vërtetës, është edhe kaq i pashijshëm për fëmijët. I pangrënshëm për shumicën!

PO JU BËJMË ME DIJE EDHE NJË FAKT: Pyesni veterinerët, apo thjesht fshatarët, se pse tërshërën nuk ua japin si ushqim mëzave, pra kuajve të vegjël. Por ua japin vetëm pasi rriten? 

 

BLERINA BOMBAJ PËR TRAHANANË DHE FASULET:

BLERINA BOMBAJ: “Ne quajmë trahananë dhe fasulet gjellë për të varfërit.

Në fakt trahanaja është një drith i fementuar.

Fermentimi që i bëhet trahanasë nëpërmjet kosit, atyre mikroorganizmave, i jep drithit mundësinë të clirojë gjithë lëndët ushqyese që ka”.

VËREJTJE/ GAFA:

Trahanaja që çohet në çerdhe dhe kopshte nuk është ajo që bën gjyshja te shtëpia.

Ka qenë pjesë e menusë për fëmijë para 20 dekadave e më shumë, sepse ajo njihej, ndërsa tashmë ka plot alternativa ushqimore më të shëndetshme dhe më pak kalorike se ajo.

Kujtojmë këtu që, trahanaja pavarësisht fermentimit që i bëhet me kos, baza e saj mbetet mielli.

Qull kalorik, me pak fjalë.

Gjithsesi mbetet i shijshëm për fëmijët dhe ndryshe nga tërshëra, të paltën fëmijët mund ta hanë me qejf.

Megjithatë, trahanaja ishte edhe më parë në menutë e fëmijëve 1-2 herë në javë dhe nuk është specialitet i ri që e futi Blerina Bombaj.

-Sa u përket fasuleve që përmend, as me ato nuk duhet tepruar.

Fasulet, kur merren më tepër se ç’duhet, kanë vështirësi tretje, prodhojnë gazra dhe te fëmijët dëmtojnë muret e zorrëve dhe stomakut.

BLERINA BOMBAJ PËR ZARZAVATET:

BLERINA BOMBAJ: Te menuja (e mëparshme) ka patur tepricë kalorike, por me kalori boshe dhe lëndët ushqyese kanë munguar në mënyrë thelbësore.

Kjo menu 9 (e re) është hartuar që brenda 3 vakteve të merren në sasinë pothuajse 70% të nevojave ditore të elementeve nutritivë më esencialë.

Kemi vënë specin e kuq, kemi vënë bizelen, karrotën, kungullin, qepën, akoma dhe hudhrën në gatim për shije, por edhe për vetitë e saj antimikrobiale të shkëlqyera.

Kemi vënë thjerrëza, kemi vënë fasule, kemi vënë qiqrat, kemi vënë për herë të parë brokolin dhe lulelakrën që janë perime të cilat kanë një forcë mbrojtëse të jashtëzakonshme për të vegjël e të rritur.

VËREJTJE:

Zarzavatet kanë qenë edhe më parë në menutë e çerdheve dhe kopshteve, të integruara nëpër supëra, ose salca për makaronat, etj.

BLERINA BOMBAJ PËR BASHKËPUNËTORËT “FANTAZËM”

BLERINA BOMBAJ: Menuja e re e çerdheve është studiuar dhe nga mjekët pediatër, gjithashtu ajo është bazuar edhe në udhëzimet e organizatave ndërkombëtare në fushën e ushqimit.

VËREJTJE:

  • Cilët janë këta, që ju nuk i përmendni kurrë. Pse nuk flet asnjëri prej tyre, por vetëm ju?

Pse menuja e bebeve apo fëmijëve të kopshtit po trajtohet më shumë si dietë dobësuese dhe jo si ushqyese për mirërritje dhe me vlera shëndetësore?

A futen “bebet në dietë”? (Përveç rasteve të rralla për një gjendje shëndetësore të caktuar, me rekomandim mjeku)

– Nëse menuja e vjetër është demode dhe jashtë vlerave ushqyese që duhet të marrë një fëmijë, hapat për të shkruar drejt një menuje të re, nisin nga:

Dëgjesa publike me prindërit, edukatoret, e deri te kuzhinierët.

Faza 2: Krijimi i një komisioni ku përfshihen mjekë, pediatër, dietologë etj.

Gjithçka duhet bërë transparente, sepse po flasim për ushqimin e të gjithë fëmijëve shqiptarë, jo vetëm të fëmijëve të Blerina Bombajt.

NUK MUND dhe NUK DUHET që një person i vetëm të vendosë se çfarë të hanë fëmijët tanë, sado e përgatitur të jetë.

THEKSOJMË SE: Super Shëndeti nuk ka asgjë personale me Blerina Bombaj, por me mungesën totale të transparencës mbi menunë e fëmijëve të çerdheve dhe kopshteve dhe mangësitë e saj ushqyese.

DISA PYETJE QË KËRKOJNË PËRGJIGJIE

Përtej konstatimeve të mësipërme, nuk mund të rrimë pa treguar edhe debatin virtual në distancë mes Blerina Bombajt dhe faqes Lolita, që pavarësisht nëse e doni apo e urreni është një faqe facebook-u me shumë ndjekës dhe aty janë bërë qindra denoncime që nuk mund të injorohen.

Po e pasqyrojmë, pasi të njëjtat pyetje do të dëshironim t’i bënim edhe ne, por duke qenë se faqja Lolita e ka publikuar tashmë para nesh, nuk ka kuptim të bëjmë sikur vetëm ne të “Super Shëndeti” kemi këto dilema.

Në fakt, janë dilemat e mijëra prindërve që po “shpërthejnë” në rrjetet sociale, duke bërë me dije se kanë dërguar edhe fëmijët në spitale pikërisht nga ndryshimi i menusë.

Le të shohim “letërkëmbimin” Lolita – Blerina Bombaj, pas denoncimeve dhe ankesave nga prindërit…

LOLITA – BLERINA BOMBAJT

Zonja Blerina!

Une (faqja Lolita) kisha vendosur te mos merresha personalisht me ju, thjesht percolla shqetesimin e disa prinderve dhe shpresoja qe te kishit minimumin e edukates dhe t’i pergjigjeshit shqetesimit te tyre pa arrogance dhe ironi.

Ti vendose te merresh me mua dhe une po merrem me ty megjithese ironia jote ishte po aq bajate sa dietat e tua!

Biznesi juaj nuk eshte shqetesimi im dhe as i ndjekesve te Lolites.

Edhe pse ne fakt tashme qe u binda qe po beni biznes me ushqimet e femijeve te kopshteve dhe çerdheve shteterore po ju pyes publikisht:

1. Kush ju ka liçensuar per te hartuar dietat e femijeve te mitur?

2. Cili institucion (me injorancen time e di qe merret bashkia) ju ka dhene te drejten dhe mbi ç’baza per te percaktuar rishtas menu-ne e femijeve?

3. A jeni konsultuar me pediater, mjeke nutricioniste per kete menu?

4. Me gjithe respektin per arsimimin tuaj, sado ore te keni harxhuar ne biblioteken kombetare te Shqiperise apo Greqise, nuk mund te vere veton per nje gje kaq te rendesishme per femijet e mitur….

PËRGJIGJIA E BLERINA BOMBAJT PËR LOLITA

Licencimin ma jep diploma e universitetit i larte i Shkencave Dietologjike dhe Ushqimit, si dhe masteri pasuniversitar ne degen e ushqyerjes dhe konsumatorit, ne universitetin Harokopio te Athines.

Nuk ka nevoje per licensim nje dietolog qe te hartoje ushqimin e nje individi apo te nje grup individesh, ka nevoje per diplome qe verteton aftesine profesionale. Dhe kjo diplome me ka mundesuar qe une te jem edhe dietologe e QSUT.

Menyne e kam hartuar une dhe me pas eshte shqyrtuar nga ekspertet e institutit te shendetit publik dhe mjeke pediater. Pasi edhe ata bene ndryshimet e tyre, u aprovua prej ministrise se shendetesise.

Investigoni pak qe te konstatonin se une kam punuar falas per te ofruar nje te mire per femijet.

Dhe se fundmi, nuk mund te qortosh te tjeret per arrogance kur vete fyen dhe hedh balte si nje i marre ?

Shpresoj ti kesh marre pergjigjet qe kaq shume te kane shqetesuar, si shume i ndjeshem qe duhet te jesh ndaj femijeve. Se sigurisht qe ti je ai qe i do ndersa une ajo qe nuk i dua. Shyqyr o Zot qe ka edhe Lolita ky vend dhe njerezit gjejne drejtesine ??

POR… SI ËSHTË E VËRTETA

Ne nuk i kemi parë diplomat e Blerina Bombajt të “universitetit të lartë” sic thote ajo, gjithsesi po e marrim të mirëqenë dhe nuk po vëmë në dyshim kualifikim e saj.

E zëmë se është ashtu siç thotë ajo, edhe pse janë ca terma për t’u sqaruar për publikun se çfarë është dietisti, dietologu, nutricionisti dhe mjeku dietolog/nutricionist...

Cila prej këtyre profesioneve është në të vërtetë Blerina Bombaj, pasi ka mbaruar “universitetin e lartë”?

Por, le të shohim ca komente të saj që na “ndriçojnë” shumë, shumë, shumë për delirin e saj, ku pretendon se është e vetmja që njeh dietologjinë, madje deri në atë pikë sa ofendon mjekët, se: Nuk eshte detyra e mjekut dieta, jane ilaçet dhe mjekimet (shihni komunikimin më poshtë, përmes komenteve me ndjekësit).

BLERINA BOMBAJ: Mjeku nuk merr formim dietologjie fare, ne Shqiperi jo e jo, por edhe ne bote, dietologu klinik mbaron universitet te dietologjise. Nje mjek mund te bej master ne dietologji por jo specializim, dhe serish, nuk eshte detyra e mjekut dieta, jane ilacet dhe mjekimet. Per kete eshte edhe dietologu.

Janë dhënë disa përgjigjie interesante nga komentuesit, përfshirë mjekë, që e kanë nxjerrë blof Blerina Bombajn, të cilat do të dëshironim t’i lexonit me vëmendje. Ja disa prej tyre:

OLTA: “Diploma trevjeçare e dietologjise apo masteri njevjeçar mund të të formojnë si nutricioniste per të dhënë informacion mbi ushqimimin e rregullt, por vetem studimet ne degen mjekesi dhe specializimi në shkenca ushqimore mund të të kualifikojne per te punuar ne nje qender spitalore universitare me qellim hartimin e nje programi dietor per te semuret si p.sh ata me probleme metabolizmi, me diabet, te semuret onkologjike etj, etj.

Sa per frazen “detyra e mjekut nuk eshte dieta, por ilacet dhe mjekimet”, preferoj mos ta komentoj.

MARTIN: Ka dietologe, dhe mjek nutricionist. Kurrsesi nje dietologe (qe ne fakt eshte dietiste) nuk mund te percaktoje nevojat ushqyese te pacientit. Dietologia ka bere vetem tre vite shkolle.

Eshte njesoj si nje fizioterapist te anashkaloje mjekun fiziater e te pretendoje ta zevendesoje komplet. Per sa kohe qe qerrja te dale para kuajve s’kemi per te vajtur gjekundi!

Po ti Blerina kaq e sigurte je qe ne asnje vend te botes, nuk merrka mjeku fare formim dietologjie?! Na shkrive moj e uruar.

Se une flas per veten time, qe kemi bere jo nje, jo dy, por shume leksione mbi nutricionizmin nga vete Shefi i Departamentit te Nuntricionizmit ne La Sapienza (qe sa per informacionin tend eshte mjek, specialist ne shkencat e nutricionit).

Me pak fodullek e dashur nuk do ju bente keq!

PËR MBYLLJE…

Ashtu si slogani juaj “Ne jemi çfarë hamë” që është një kopje identike e Gillian Mckieth dhe nuk besojmë se ke copyright për këtë, menuja juaj për çerdhe dhe kopshte është e dështuar.

Kundërshtimi i kësaj menuje nuk do të thotë se gazeta “Super Shëndeti” mbështet ushqimin që ishte nëpër çerdhe dhe kopshte, por që të bëhen konsultime të reja reale me mjekë dhe minimalisht të merret një shembull i ushqyerjes së shëndetshme nga vendet e Europës.

Sa për makaronat që shan ti, nëse ato shërbehen me salca të ndryshme që bëhen nga bimët, janë të mrekullueshme për fëmijët (fotoja)

o më kot ka dekada të tëra që i përdor Italia për fëmijët e të rriturit dhe siç dihet, nuk është popull aspak obez.

Për ilustrim, ja, hidhi një sy një menuje të zakinshme në çerdhet dhe kopshtet e Italisë.

Mos u lodh të shpikësh, thjesht bëj atë që di të bësh më mirë: Kopjo sa mundesh!

 

p.s Nuk po analizojmë atë videon me pije energjitike që ti e reklamon si të shëndetshme, ajo është “prova e gjallë” se me sa ndërgjigjie të plotë e servir atë gati-gati si lëng kurativ. Gjithçka për para!

/Redaksionale