Një grua 40-vjecare që kishte shkuar në maternitetin e Kukësit për të sjellë në jetë një foshnjë, ka ndërruar jetë. Të njëjtin fat të keq ka pasur dhe vetë foshnja.

Policia e Kukësit nuk ka dalë edhe me një njoftim zyrtar, por e kontaktuar nga “BalkanWeb” pas interesimit të familjarëve, deklarohet se vdekjet kanë ardhur për shkaqe natyrale.

Familjarët kanë dyshime për ç’ka ka ndodhur dhe presin me padurim kryerjen e ekspertizës mjeko ligjore.

Ata nuk kanë tërhequr ende trupin e Nurije Poçit nga morgu i spitalit.

Sakaq, policia sqaron se gruaja sillte në jetë fëmijën e saj të shtatë, një foshnjë e seksit mashkull që ka lindur i vdekur.

Pas kësaj ka ndërruar jetë edhe nëna.

Familjarët thonë se ngjarja është e dyshimtë, ndaj edhe kërkojnë hetime të mëtejshme për rastin.

Sipas tyre, nëna nga Kukësi ka lënë jetim 6 fëmijë të tjerë.