Një video shokuese tregon një shofere në Kaliforni, duke zvarritur në mënyrë të dhunshme një vajzë 8-vjeçare me autizëm brenda në autobusin e shkollës.

Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur më 6 shkurt por video është publikuar vetëm tani.

Kim Klopson ushtroi dhunë psikologjike dhe fizike ndaj vogëlushes duke e tallur.

64-vjeçarja u kap nga kamerat e autobusit dhe Vacaville Unified School District e denoncoi në polici, si edhe e hoqën nga puna.

Video tregon Klopson duke dhunuar dhe kërcënuar 8-vjeçaren.

Ajo madje e zvarrit nëpër dyshemenë e autobuzit, duke i shkaktuar lëndime në kokë.

Gjatë gjithë kohës, një punonjëse e shkollës qëndronte jashtë derës së autobuzit dhe shikonte dhunën që shoferja ushtronte ndaj vajzës, pa bërë asnjë përpjekje për të ndërhyrë.

Sipas avokatit të familjes, për tre minuta e gjysmë, shoferja e autobusit abuzon dhe dhunon fëmijën, që dëgjohet duke bërtitur e qarë.

“Të lutem ndalo”, – dëgjohet vajza, duke iu lutur ta lëshojë.

Klopson është deklaruar jo fajtor për një akuzë të mizorisë ndaj një fëmije, duke shkaktuar lëndime.

Ajo do të dalë përsëri në gjykatë në korrik.