Princ Harry dhe Meghan Markel i thanë “po” njëri-tjetrit. Meghan u shfaq e mrekullueshme me fustanin e bardhë.

Meghan Markle u shfaq si një nuse e thjeshtë, por me një bukuri të pastër, e cila përloti bashkëshortin e saj Princin Harry.

Ky i fundit u emocionua aq shumë kur e pa Meghan për herë të parë, sa nuk mundi t’i fshehte dot lotët.

Harry më pas e kapi nusen e tij prej dore dhe i tha: “Dukesh e mrekullueshme” dhe më pas iu drejtua babait të tij, “Faleminderit ba”, pasi ishte Princi Charles ai që e shoqëroi drejt altarit Meghan.

Por lotët u kthyen në buzëqeshje, pasi aktorja me siguri i bëri ndonjë shaka, për të vijuar më tej me betimet.

Fustani i nuses u realizua nga dizajnuesja britanike Clare Keller, femra e parë që u bë drejtoreshë artistike e shtëpisë franceze të modës, “Givenchy”.

Duka dhe Dukesha e Sussex-it. Mbretëresha jep titujt që nuk përdoreshin që nga 1843

Princi Harry dhe Meghan Markle u bënë Duka dhe Dukesha e Sussex-it, kur u martuan ditën e sotme.

Mbretëresha ka dhënë këto tituj për nipin e saj dhe nusen e tij.

Meghan do të bëhet kështu Dukesha e parë e Sussex-it në histori, ndërsa Princi Harry do të jetë Duka i parë i Sussex-it pas 175 vitesh.

Në këtë mënyrë, ish-aktorja amerikane Meghan Markle do të quhet tashmë Lartmadhëria e Saj, Dukesha e Sussex-it.

Turma të mëdha njerëzish ishin grumbulluar në ëindsor për të qenë dëshmitarë të martesës mbretërore mes Princit Harry dhe Meghan Markle.

Rreth 100 000 persona qëndruan anës rrugëve, me shpresën se do të shihnin sadopak çiftin e lumtur.

600 të ftuar ishin të pranishëm në martesë, në kishën St George.

1200 persona ishin ftuar në oborrin e Kështjellës Windsor, ndërsa miliona të tjerë e ndoqën nëpërmjet televizionit.