Trendi i kësaj vere, janë flokët në ngjyrë metalike.

“Instyle” shkruan se shkëlqimi metalik në një pjesë të flokëve është përqafuar menjëherë nga të gjitha vajzat dhe rezultati është i mrekullueshëm.

“Nëse lyeni flokët me ngjyra metalike siç është ngjyra rozë ose gri, atëherë do të krijoni një ngjyrë shumë të sofistikuar.

Sekreti është që rrënja të qëndrojë e thjeshtë dhe ngjyra t’iu përshtatet më së miri, ndërsa floku të ketë refleksin e metalit”, tregon kuruesi i imazhit George Papanikolas.

Ndaj harrojeni bionden!

Gjithçka që do flitet në këtë sezon, është shkëlqimi që do t’iu jepni flokëve për të sjellë një pamje ndryshe.