Vaji i ullirit, me specat djegës të kuq janë një mrekulli për shëndetin tuaj dhe kurojnë probleme që lidhen me shtyllën kurrizore, reumatizmën, deformimet e kockave etj.

Vaj i specave djegës ka veprim stimulues, zgjeron kapilarët, rrit qarkullimin e gjakut, rrit metabolizmin dhe ndikon në procesin rigjenerues të epidermës së lëkurës.

DO T’JU DUHEN:

-10 speca djegës

-2 gota vaj ulliri

-Kavanoz qelqi që mban 1 litër

METODA E PËRGATITJES:

Lani specat djegës.

I prisni imët me thikë apo mund t’i fusni në blender.

Përzierjen hidheni në një kavanoz qelqi dhe më pas shtoni vajin e ullirit. Lëreni përzierjen në një vend të errët.

Pas 7 ditësh, mund ta lini në frigorifer dhe ta përdorni si mjekim, sidomos për fërkimin e lëkurës me probleme.

-Herën e parë, masazhoni zonat e lëkurës me vaj, disa herë në ditë, në varësi të vendndodhjes së dhimbjes: krahëve, qafës, shpinës.

-Pas aplikimit të vajit, do të ndjeni paksa djegie në lëkurë, por gjithçka është e durueshme.