Pavarësisht se kanë kaluar mbi 50 vite që kur Jackie Kennedy ishte zonja e parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikën, ajo mbetet ende një nga ikonat e stilit më të nderuara të të gjitha kohërave.

Ajo na dha shtatë mësime bukurie, të cilat janë pa kohë:

 

1.Përdorni sapun apo produkte kozmetike nga Deti i Vdekur

Të pasura me minerale si kalcium, kalium, magnez , produktet nga Deti i Vdekur janë thjesht ideale për çdo tip lëkure.

 

2.Zgjidh një parfum që t’ju identifikojë

Aroma e preferuar Kennedy, ishte Krigler, një firmë luksoze parfumesh franceze e themeluar në vitin 1879.

 

3.Kujdesuni për vetullat

Vetullat duhet të jenë të harkuara e me formë edhe nëse si keni. Këtë gjë duhet ta arrini me pluhurat e vetullave apo laps gjithnjë pa e tepruar.

 

4.Investoni në kremrat e fytyrës

Për të mbrojtur lëkurën nga dëmtimi i radikaleve të lira dhe stresit oksidativ duhet ta mbani lëkurën gjithnjë të hidratuar!

 

5.Trajtojeni buzëkuqin si aksesorin tuaj më të çmuar

 

6.Përdorni vaj për të mbrojtur majat e flokëve tuaj.

 

7.Mos harroni se ndonjëherë sa më pak aq më mirë !!