Qershori është muaji që simbolizon zyrtarisht ardhjen e verës, edhe pse temperaturat kanë kohë që janë të larta.

Ashtu si dhe vet stina edhe veshja do të reflektojë gëzimin dhe pozitivitetin, që të fal dielli që në mëngjes.

Një fustan që lidhet në bel, jumpsuit, fundet e lirshme poshtë gjurit, printet florale të vogla, veshjet me ngjyra verore, printet me pika dhe kuadrate, materialet lino, pambuk dhe mëndafsh janë pjesë e padiskutueshme e verës.

Nëse nuk jeni të sigurta lidhur me kombinimet që duhet të bëni apo edhe në ato ditë kur frymëzimi juaj nuk është në maksimum, idetë janë të shumëllojshme me veshje plot stil dhe elegante.

Jeni të lira të frymëzoheni dhe të shtoni detajet personale të stilit që ju karakterizon.

Artikul