Kërkesa e fundit e një mësueseje amerikane ka frymëzuar njerëzit anembanë botës.

Tammy Waddell, nga Gjeorgjia, vdiq në fillim të këtij muaji në moshën 58 vjeçare, pasi humbi betejën me sëmundjen malinje.

Në vend të luleve, miqtë, familjarët dhe kolegët e mësuesve të shkollave fillore. u inkurajuan të dhuronin furnizime me mjete mësimore për nxënësit në nevojë.

Në fakt, kjo ka qenë dëshira e saj e fundit, para se të ndërronte jetë.

Një foto e shpërndarë në rrjete sociale tregon dhjetëra canta, të mbushura me sende të dhuruara, duke i rreshtuar në anat e kishës.

Me anë të një postimi në Twitter, kushëriri i saj e përshkroi si ‘mësuesja e fundit’ dhe mori qindra pëlqime e komente.