Dan Brown është një nga shkrimtarët më të suksesshëm në botë, nëse suksesi varet nga shitjet e librave dhe popullariteti.

Në gati 2 dekada, librat e tij janë përkthyer pothuajse në të gjithë botën dhe janë shitur në miliona kopje.

Disa nga librat e tij më të njohur janë bërë film, në prodhime hollivudiane me buxhet të madh.

Brown vijon të botojë libra në mënyrë të rregullt, pavarësisht se nuk ka qenë asnjëherë i vlerësuar nga kritika, madje duke u bërë shpesh pjesë e listave të shkrimtarëve më të dobët të viteve të fundit.

Ja disa fakte interesante për shkrimtarin, që mbase ju kanë shpëtuar dhe pas tyre, do t’ju njohim me disa nga frazat më të bukura nga librat e tij…

– Përpara se të bëhej shkrimtar, Brown provoi muzikën, duke publikuar disa albume… pa sukses.

– Suksesi i jashtëzakonshëm i “Kodi da Vinçi” nuk i bëri aspak përshtypje shkrimtarit të njohur Salman Rushdie, i cili e përshkroi këtë libër si kaq të dobët, sa i bën librat e dobët të duken cilësorë.

– Aktori Stellan Skarsgard, i cili luan në “Engjëj dhe djaj” po ashtu nuk është fans i krijimtarisë së Brown.

“Mendoj se Dan Brown është një shkrimtar jashtëzakonisht i dobët, por ka talentin t’i mbajë lexuesit varur, duke i nxitur t’i shkojnë librit deri në fund”, – është shprehur ai.

– Në vitin 2004, Brown kishte 4 romane në listën e librave më të shitur të vitit,

-. Në vitin 2005, në kulmin e suksesit, Brown ishte në listën e 100 njerëzve më me ndikim në botë.

-. Romanet e tij janë përkthyer në 56 gjuhë dhe janë shitur në mbi 200 milionë kopje.

 

20 FRAZA NGA LIBRAT E DAN BROWN

1. “Shkenca dhe religjioni nuk janë në kundërshtim.

Shkenca është thjesht shumë e re për të kuptuar.”

 

2. “Mendjet tona ndonjëherë e shohin atë të cilën zemra jonë dëshiron të jetë e vërtetë.”

 

3. “Hapeni mendjen, miqtë e mi.

Ne të gjithë i frikësohemi asaj që nuk e kuptojmë.”

 

4. “Më beso, unë e di se si është të ndjehesh vetëm… lloji më i keq i vetmisë është izolimi që vjen nga të qenurit i keqkuptuar.

Kjo mund t’i bëjë njerëzit ta humbin zotërimin e tyre mbi realitetin.”

 

5. “Pranimi i gjerë i një ideje nuk është provë e validitetit të saj.”

 

6. “Media është krahu i djathtë i anarkisë.”

 

7. “Besoni ose jo në Zot, ju duhet ta besoni këtë: kur ne si specie e braktisim besimin në një fuqi që është më e madhe se ne, ne e braktisim ndjenjën tonë të përgjegjësisë.”

 

8. “Besimi… të gjitha besimet… janë paralajmërime që na tregojnë se ekziston diçka të cilën ne nuk mund ta kuptojmë, diçka për të cilën ne jemi përgjegjës.

Me besim, ne jemi të përgjegjshëm ndaj njëri – tjetrit, ndaj vetvetes dhe ndaj një të vërtete të lartë.”

 

9. “Religjioni është i çalë, por vetëm sepse njeriu është i çalë.

Tempulli konsiston në një vëllazëri të shpirtërave të papërsosur dhe të thjeshtë, të cilët duan vetëm të jenë një zë i dhembshurisë, në një botë që po del jashtë kontrollit.”

 

10. “Vetëm një formë e sëmundjes ngjitëse udhëton më shpejt se virusi; ajo është frika.”

 

11. “Armiku më i rrezikshëm është ai të cilit askush nuk i frikësohet.”

 

12. “Ne të gjithë i frikësohemi asaj që nuk e kuptojmë.”

 

13. “E vërteta ka pushtet.

Nëse ne të gjithë gravitojmë rreth ideve të ngjashme, ndoshta bëjmë kështu sepse ato janë të vërteta… të shkruara thellë brenda nesh.

Dhe kur ne e dëgjojmë të vërtetën, madje edhe nëse nuk e kuptojmë atë, e ndjejmë se e ajo kumbon brenda nesh.

Ndoshta e vërteta nuk është e mësuar nga ne, por më tepër ajo është ri – thirrur, ri – kujtuar, ri – organizuar, si diçka që tashmë është brenda nesh.”

 

14. Historia gjithmonë shkruhet nga fitimtarët.

Atëherë kur dy kultura përplasen, humbësi zhduket dhe fituesi e shkruan historinë nëpër libra – libra të cilat e lartësojnë kauzën e tyre dhe e diskreditojnë atë të armikut kundërshtar.

Ashtu siç edhe Napoleoni ka thënë dikur “Çfarë është historia, përveç se një trillim për të cilin është rënë dakord”.

 

15. Besimi është universal.

Metodat tona specifike për ta kuptuar atë janë arbitrare.

Disa nga ne i lutemi Jezusit, disa nga ne shkojnë në Mekë, ndërsa disa të tjerë i studiojnë grimcat subatomike.

Në fund, të gjithë jemi vetëm duke e kërkuar të vërtetën, e cila është më e madhe se vetja jonë.

 

16. Mendja njerëzore e ka një mekanizëm mbrojtës egoist dhe primitiv, i cili i mohon të gjitha realitetet të cilat prodhojnë stres të tepërt, të cilin truri nuk mund ta përballojë.

Ai mekanizëm quhet refuzim.

 

17. “Historia gjithmonë shkruhet nga fitimtarët.

Kur dy kultura përplasen, humbësi shuhet, ndërsa fituesi i shkruan librat e historisë, libra të cilat lartësojnë kauzën e tyre dhe e diskreditojnë atë të armikut të nënshtruar.

Ashtu siç edhe ka thënë Napoleoni dikur: “Ç’është historia, përveç se një legjendë për të cilën janë pajtuar të gjithë.”

 

18. “Njeriu shkon nëpër largësi shumë më të gjata për ta shmangur atë që i frikësohet se sa për ta arritur atë që ai e dëshiron.”

 

19. “Të gjithë e duan konspiracionin.”

 

20. “Kur një pyetje nuk e ka një përgjigje të korrekte, ekziston vetëm një reagim i ndershëm: hapësira e hirtë mes “Jo-së” dhe “Po-së”; Heshtja!”