Më 31 Gusht 2018, u bënë 21 vite nga vdekja e princeshës Diana, por ajo vijon ende të mbetet më e famshme, se sa shumë të tjerë nga familja mbretërore, që janë gjallë.

Sepse Diana ishte princeshë me titull, por u bë mbretëreshë e zemrave të popullit të saj, edhe pse asnjëherë nuk e pati si qëllim më vete.

Në vijim, supershendeti.com ka përzgjedhur 20 thënie të bukura të saj dhe pas tyre, mund ta rifreskoni kujtesën me detaje nga jeta e saj dhe çfarë deklaroi para se të ndërronte jetë; të gjitha dyshimet nëse ishte aksident apo… e vranë?

20 thënie nga princess Diana

 

1. “Do të dëshiroja të jem mbretëreshë në zemrat e njerëzve, por veten nuk e shoh si mbretëreshë të këtij vendi”.

 

2. “Kur jeni të lumtur, mund të falni shumë”.

 

3. “Unë nuk i ndjek rregullat e sundimit…

Unë drejtoj me zemër, jo me mendje”

 

4. “Të gjithë duhet të vlerësohen”.

Çdo njëri prej nesh ka potencialin që të japë diçka në shkëmbim”.

 

5. “Bëni një akt mirësie, pa pritur për shpërblim, e sigurt që një ditë dikush mund të bëjë të njëjtën gjë për ju.”

 

6. “Më pëlqen të jem një shpirt i lirë.

Disave nuk u pëlqen kjo, por kjo është mënyra se si unë jam”

 

7. “Dy gjëra qëndrojnë si guri: Mirësia në vështirësitë e tjetrit, kurajoja në vështirësitë tuaja”

 

8. “Secili prej nesh duhet të tregojë sa na intereson njëri-tjetri dhe gjatë këtij procesi, duhet të kujdesemi për veten tonë.

 

9. “Familja është gjëja më e rëndësishme në botë.”

 

10. “Bëje atë që… zemra të thotë ta bësh.”

 

11. “Të gjithë duhet të tregojmë se sa shumë e duam njëri-tjetrin, dhe gjatë kësaj rruge, ta duam edhe veten.”

 

12. “Nëse gjen dikë që e do vërtet në jetë, atëherë kapu fort pas asaj dashurie”.

 

13. Nëse je mjaftueshëm me fat dhe gjen dikë që të do, po aq sa ti e do atë, atëherë duhet ta mbrosh atë dashuri”.

 

14. “Njerëzit mendojnë se në fund të ditës një njeri është përgjigja e vetme.

Në të vërtetë, një punë që të përmbush është më e mirë për mua”

 

15. “Jeta është thjesht një udhëtim”.

 

16. “Problemi më i madh në botë në ditët e sotme, është mungesa e tolerancës.

Çdokush është intolerant me të tjerët…”.

 

17. “Unë nuk dua dhurata të shtrenjta; Nuk dua të blihem me lekë.

Kam gjithçka materiale që dua, por e kam edhe nevojën për të pasur për një person që të më qëndrojë pranë, që të më bëjë të ndihem e mbrojtur dhe e sigurtë”.

 

18. “HIV-i nuk i bën personat të rrezikshëm për t’i pasur pranë, ndaj shtrëngoja dorën atyre dhe dhuroji një përqafim.

Një Zot e di se sa shumë kanë nevojë ata për këtë gjë”.

 

19. “Njerëzit mendojnë se në fund të ditës, të kesh pranë një mashkull, është arritja më e madhe.

Për mendimin tim, arritja më e madhe në fund të një dite është një punë e realizuar mirë”.

 

20. “Mendoj se sëmundja më e madhe, nga e cila bota ka vuajtur dhe vazhdon të vuajë, është ndjesia e njerëzve se u mungon dashuria, ndaj unë e di se duhet të dhuroj dashuri për një minutë, për gjysmë ore, për një ditë, për një muaj etj.

Ama unë e di se duhet të fal dashuri.

Jam shumë e lumtur që e bëj këtë gjë.

Unë dua ta bëj vazhdimisht këtë gjë”.

 

21 vite nga vdekja e princeshës Diana, fjalët e saj të fundit dhe gabimi fatal

Princeshë Diana është një nga personazhet më të përfolura të Familjes Mbretërore, edhe pse nuk jeton më.

Ajo lindi më 1 korrik të vitit 1961 dhe ishte bashkëshortja e Charles, Princit të Wellsit.

Diana në këtë martesë lindi edhe dy fëmijët e saj, Princin William dhe Harry, të cilët janë trashëgimtarë të familjes mbretërore.

Princeshë Diana vdiq në 31 gusht të vitit 1997, në një aksident të rëndë automobilistik, kur ajo ishte 36 vjeç.

Ndërsa aktualisht kanë kaluar 21 vite që nga tragjedia e saj dhe vdekja në Paris.

Princeshë Diana ishte duke udhëtuar në një Mercedes S-280, pasi ajo u largua nga Hotel Ritz përpara se të përplasej fatalisht në tunelin e Pont De l’Alma.

Sgt Xavier Gourmelon ishte përgjegjës për një ekuipazh zjarrfikësish të trajnuar nga mjekët, të cilët shkuan të parët në vendin e ngjarjes.

Gjysmë e vetëdijshme Diana me sa duket u përpoq të fliste, teksa ishte ulur pranë të dashurit të saj Dodi Fayed në pjesën e pasme të makinës.

Sgt Gourmelon zbuloi se ajo tha: “Zoti im, çfarë ka ndodhur?”.

 

Në intervistën e tij të parë me mediat, Gourmelon, 50 vjeç, tha se mendonte se Princesha e Uellsit do t’i mbijetonte aksidentit.

Ai tha se 36-vjeçarja ishte e vetëdijshme kur u nxor nga makina.

Diana më pas pësoi një arrest kardiak, pasi u vendos në një barelë.

Lady Di vdiq tragjikisht pak orë më vonë në spital.

“Makina ishte një kaos dhe ne u morëm me të si në çdo aksident rrugor.

Ne nisëm punën për të parë se kush kishte nevojë për ndihmë dhe kush ishte gjallë”, tha zoti Gourmelon për “The Sun”.

Ai shtoi:

Gruaja, që më vonë kuptova ishte Princesha Diana, ishte në dysheme në shpinë.

Ajo po lëvizte shumë pak dhe unë mund të shihja se ajo ishte gjallë.

Munda të shoh se ajo kishte një dëmtim të lehtë në shpatullën e saj të djathtë, por përveç kësaj, nuk kishte asgjë të rëndësishme.

Nuk kishte asnjë shenjë gjaku.

Unë i mbajta dorën dhe i thashë të qetësoheshe… i thashë se isha atje për ta ndihmuar dhe siguruar atë.

Ajo tha: “Zoti im, çfarë ka ndodhur?”.

“Tani e di që ajo kishte pësuar lëndime serioze të brendshme…

Kujtimi i asaj nate do të qëndrojë përgjithmonë me mua”, shton ai.

 

Princesha, Dodi al Fayed dhe shoferi i tyre Henri Paul humbën jetën pas aksidentit në tunelin e Pont de Alma.

Princeshë Diana nëse do të ishte akoma gjallë do të gëzonte dashurinë e dy anëtarëve më të rinj të familjes, mbesës dhe nipit të saj, Princit George dhe Princeshës Charlote.

Gabimi fatal i stafit të sigurisë

Nëse princesha do të kishte rojet e sigurisë mbretërore dhe eskortë policie, asaj do t’i ishte shpëtuar jeta.

Ky është mendimi i ekspertit dhe ish-truproja i yjeve, Matt Fiddes, i cili kaloi 10 vjet duke punuar për sigurinë e megastar-it të pop-it Michael Jackson.

Ai i tha “Daily Star Online” se Lady Di dhe stafi i saj i sigurisë bënë një seri vendimesh “të këqija” fatale në natën e 31 gushtit.

Fiddes tha se mosplanifikimi i mirë i rrugës, një “makinë ndjekëse” e dytë, asnjë marrëveshje me paparacët dhe pa pasur një makinë të blinduar, kontribuan në vdekjen e saj.

Zbulesa e tij vjen kur Britania shënon sot 20-vjetorin e vdekjes së Princeshës së Uellsit në tunelin Alma në vitin 1997.

Diana ishte duke udhëtuar në një Mercedes S-280, pasi ajo u largua nga Hotel Ritz nga një “stuhi” fotografësh.

Makina u përplas nëpër rrugët e Parisit duke u ndjekur nga një grup paparacash, teksa hynte në tunelin Alma në orën 12.23.

Shoferi Henri Paul humbi kontrollin dhe u përplas në një shtyllë, duke vrarë veten, Princeshën dhe të dashurin e saj Dodi Fayed.

Truproja i saj, Trevor Rees-Jones i mbijetoi aksidentit fatal.