Ai, Walt Whitman, poeti që shkroi “Biblën” e shpirtit amerikan, u lind më 31 maj 1819 dhe u shua në vitin 1892 në moshën 73-vjeçare, duke mbetur në kujtesën e letërsisë botërore dhe historisë, si poeti që përfaqëson dhe personifikon Amerikën, mishërimin e forcave të epërme të zotërimit, zellin dhe zërin e gjeneratave që vunë gurëthemelet më të rënda të një kombi të madh.

Jo rastësisht, për vite të tëra vepra e Walt Whitman është konsideruar si “Bibla” e demokracisë amerikane, shpirti i shpresës, emblema e një shteti në rritje, simboli forcës që lind nga mundi dhe nga puna, nga nevoja e dëshirimit të jetës.

Në poezinë e tij, individi shndërrohet në komb.

Poezitë e tij erdhën si lajmi i mirë i ngjalljes së shpresës.

Nevoja e këtij shpirti për të kënduar, jetësoi kësodore shprehinë demokratike të miliona amerikanëve dhe jo vetëm.

Me një gjuhë të përzier e krejtësisht personale, poeti në lirikat e tij kompozon një himn të pasionuar të mundësive ideale të individit dhe të botës, duke lartësuar dhe stërpikur me puhiza të hyjshme, natyrën njerëzore dhe mrekullinë e realitetit të përditshëm.

Ai ishte i njimendtë si një vullnesë e shenjtë, kjo ndoshta edhe për vetë shpirtin e atij populli që hapi kanatat dhe e mishëroi atë si një fluturim parajsor…

Walt Whitman beh papritmas dhe në koherencë si një vullnet i epërm, me hovet e gjallimit të një ngulmi përtëritës.

Erdhi në atëkohjen kur kremtohej pavarësia amerikane.

Erdhi si një kumtues i një vepre që lartësonte shpirtin e atij populli, asaj njerëzie që rrëmon ngadhnjyeshëm mes rrënojave të luftës, kujtesës së britmave dhe apoteozës së dhimbjes, shpresën shpëtimtare.

Ai do të vinte me një mision të shenjtë.

Jo medoemos si një dishepull, as si një apostull, por një rrëzëllimë drite që feks befas në qiejt e ngrysur prej reve të luftës, në tokën e mbjellë me varre e në shtatin e drobitur, e përplot vrragë të një shoqërie në kapërcyell të kohëve.

“Arritjet estetike të Whitmanit kanë ende nevojë për vlerësim dhe në disa raste janë të keqkuptuara… ai është artisti më i madh, që ka nxjerrë kombi.

Dhe vërtet, në 400 vitet e fundit, asnjë figurë tjetër artistike nuk është e krahasueshme me atë të Whitman-it në të gjithë Amerikën dhe Karaibet.

Arti i tij pasqyron studime të vetëdijshme të pararendësve të tij në gjuhë, pavarësisht se, kombësia e tij amerikane do ta bënte atë të prirur ndaj traditës britanike.

Përshkrimi më lart është bërë kaq bukur nga publicisti Albert Vataj, ndërsa në vijim, supershendeti.com do t’ju njohë me 20 aforizma të poetit më të dashur të Amerikës…

 

20 “perla shpirti” nga poeti i shpresës

 

1. Mbani fytyrën tuaj gjithmonë drejt diellit – dhe hijet do të bien prapa jush.

 

2. Pa asnjë dyshim, unë i meritoj armiqtë e mi, por unë nuk besoj se i kam merituar miqtë e mi.

 

3. Rishqyrto gjithçka që të është thënë… zhduke atë që fyen shpirtit tënd.

 

4. Ji kurioz, jo gjykues.

 

5. Kur unë jap, unë jap veten.

 

6. Unë ekzistoj siç jam, kjo është e mjaftueshme.

 

7. Një mëngjes i hatashëm në dritaren time më kënaq mua më shumë se metafizika e librave.

 

8. Tani unë shoh sekretin që e bën personin më të mirë: kjo është që të rritet në ajër të hapur dhe të hajë e të flejë me tokën.

 

9. E ardhmja nuk është më e pasigurt se e tashmja.

 

10. Unë e pranoj realitetin dhe nuk guxoj ta vë në dyshim atë.

 

12. Një qytet i madh është ai që ka burrat dhe gratë më të mëdhenj.

 

11. Tani e tutje unë nuk kërkoj fat të mirë. Unë vetë jam fat i mirë.

 

12. Nëse ndonjë gjë është e shenjtë, trupi i njeriut është i shenjtë.

 

13. Çfarëdo që e kënaq shpirtin është e vërtetë.

 

14. Të gjitha gabimet mund t’i falen atij që ka sinqeritet të përkryer.

 

15. Betejat janë humbur në të njëjtin frymë, në të cilin ato janë të fituar.

 

16. Nuk ka freski më të papërshkrueshme dhe më të pavetëdijshme në lidhje me një person të pashkolluar që përqesh dhe tall fuqinë e gjeniut fisnike ekspresiv.

 

17. Libri më i keq i të gjithëve është libri i censuruar.

 

18. Luftën e vërtetë kurrë nuk do ta gjeni në libra.

 

19. Unë i them njerëzimit, mos ji kurioz rreth Perëndisë. Sepse unë, që jam kurioz për gjithçka, nuk jam kurioz rreth Zotit – unë e dëgjoj dhe shoh Zotin në çdo objekt, e prapë nuk e kuptoj më pak Perëndinë.

 

20. I panjohur, nëse ju duke kaluar më takoni mua dhe dëshironi më të më flisni mua, pse nuk u dashka të flisni me mua? Dhe pse nuk u dashka të flas unë me ty?