Në këtë botë, shpresa mbetet ende e fortë në listën e nevojave njerëzore.

Është si një qiri i vetëm gjatë natës, që na jep dritë, që të vazhdojmë dhe të gjejmë daljen nga errësira, nga ankthi i përditshëm, nga frika.

Shpresa është e gjitha ajo që na duhet të vazhdojmë të jetojmë.

Është themeli për të ndërtuar jetën e dikujt.

Është një angazhim për të vazhduar luftën, krijon qëndrueshmëri dhe forcë në një person.

Për shkak të shpresës disa njerëz ndërmarrin veprime dhe vendosin se çfarë do të bëhet në jetën e tyre.

Njerëzit duhet të pranojnë gjithashtu pakënaqësi të fundme, por kurrë nuk duhet të humbin shpresën e pafundme, sepse në jetë do të ketë shumë dështime, por pa shpresë, nuk do të ketë kurrë një arritje të vetme.

Shpresa është një komponent shumë i domosdoshëm i jetës së përditshme.

Ne kurrë nuk duhet të heqim dorë dhe të mos mendojmë se qëllimi ynë është i pamundur ose shumë i vështirë për t’u arritur.

Ndaj, në vijim, supershëndeti.com ka përzgjedhur 21 thënie për të gjetur shpresën nëse e keni humbur, ose për ta mbajtur fort, nëse e shihni se po ju rrëshket” Mundeni ankthin, stresin, frikën!

Shpresa mund të duket naive.

Por, pa shpresë, çfarë tjetër mund të kemi?

 

1. Mëso nga dje, jeto për sot, shpresë për nesër.

– Albert Einstein

 

2. Shpresa është fjala që Zoti ka shkruar në ballin e çdo njeriu.

– Victor Hugo

 

3. “Nëse jeni duke lexuar këtë… Urime, ju jeni gjallë.

Nëse kjo nuk është diçka që ju bën të buzëqeshni, atëherë nuk e di se çfarë është.”

– Chad Sugg

 

4. Shpresa është bleta që bën mjaltin pa lule.

– Robert Ingersoll

 

“Gjërat që bëni për veten, harrohen kur të shkoni, por gjërat që bëni për të tjerët, mbetin në përjetësi.”

– Kalu Ndukwe Kalu

 

5. “Është e magjishme, se sa shumë e nesermja mund të ndryshojë prej të djeshmes.”

– John Guare

 

6. Çdo gjë që është bërë në botë është bërë nga shpresa.

– Martin Luther King Jr.

 

7. Shpresa është ëndrra e një njeriu të zgjuar.

– Aristoteli

 

8. Shpresat e mia nuk janë realizuar gjithmonë, por unë gjithmonë shpresoj.

– Ovid

 

9. Ai që ka shëndetin, ka shpresë; dhe ai që ka shpresë, ka gjithçka.

– Thomas Carlyle

 

10. “Ju mund të këputni të gjitha lulet, por nuk mund të ndaloni pranverën.”

– Pablo Neruda

 

11. “Nuk mendoj për dhimbjen e kaluar, mendoj për bukurinë e mbetur.”

– Anne Frank

 

12. Kur shpresa rritet, mrekullia lulëzon

– Elna Rae

 

13. Pasi të keni zgjedhur shpresën, çdo gjë është e mundur.

– Christopher Reeve

 

14. “Në kohë shkatërrimi, krijoni diçka”.

– Maxine Hong Kingston

 

15. “Thonë që njeriut i nevojiten tre gjëra në këtë jetë për të qenë me të vërtetë i lumtur: dikë që ta dashurojë, diçka që të bëjë dhe shpresën për të bërë diçka”.

– Tom Bodett

 

16. “Shpresa është një ëndërr që nuk fle”

– Aristoteli.

 

17. Ëndërrimi i diçkaje të pamundur ka një emër specifik: “Shpresë”.

– Jostein Gaarder

 

18. Humbja e iluzioneve është normale; humbja e shpresave është tragjike.

– Jevtushenko

 

19. Kur shpresa bën gosti, të gjithë janë të ftuar.

– Gaskoni

 

20. Do të të pres gjithmonë, edhe kur të jetë absurde shpresa.

– Stefano Zeçhi

 

21. . Pleqëria s’është e trishtuar ngaqë mbarojnë gëzimet, por ngaqë mbarojnë shpresat.

– Jean Paul