Me shumë mundësi askush prej nesh nuk ka as më të voglën ide kur fqinji i një kati të mësipërm mund të ketë ndërruar tubat e tualetit, por jemi të sigurtë që shumë prej nesh e vuajnë këtë gjë, pasi problemet në tubacione mund të kenë shkaktuar myk në muret e shtëpisë suaj.

Veç anës estetike, e cila duhet të jetë gjëja e fundit për të cilën duhet të shqetësoheni, ekspozimi për një kohë të gjatë ndaj mykut mund të kontribuojë në shfaqjen e sëmundjeve të ndryshme.

Edhe pse një alergji myku është problemi më i zakonshëm i shkaktuar nga ekspozimi ndaj mykut, ky i fundit mund të shkaktojë sëmundje dhe pa një reaksion alergjik.

Myku gjithashtu mund të shkaktojë infeksione apo dhe reagimet toksike.

Infeksionet e shkaktuara nga myku mund të zhvillojnë shumëllojshmëri problemesh shëndetësore .

Më poshtë do të lexoni shenjat e sëmundjes së mykut (gjithmonë ai i shtëpisë)

Dhimbje koke, probleme me përqëndrimin apo mpirje truri

Lodhje dhe dobësi

Mpirje dhe ndjesi shpimi gjilpërash

Probleme me sytë, si skuqje apo dhimbje të lehta

Astma dhe probleme me sinuset

Ndjeni shije metalike në gojë

Jeni tejet të etur dhe shkoni shpesh në tualet

 

Si mund të pastrohet (hiqet eleminohet) myku?

Për të pastruar mykun, duhet të kemi parasysh këshillat e mëposhtme:

Së pari, duhet të ruajmë veten duke veshur doreza, maskë mbrojtëse dhe syze.

Sporet fluturojnë bashkë me ajrin, për këtë arsye nuk duhen fërkuar sipërfaqet e pushtuara me cohë të thatë, furçë ose me ndonjë mjet tjetër.

Për më shumë siguri, largojini fëmijët dhe të moshuarit nga dhoma.

Solucionet e pastrimit të mykut mund të kenë në përbërjen e tyre përqindje klori, i cili mund të dëmtojë mobiliet dhe rrobat tuaja, prandaj tregoni kujdes gjatë përdorimit dhe sprucimit.

Spruconi sipërfaqen problematike me solucion dhe pasi ta lini të veprojë për 10 minuta, shpëlajeni me një cohë të shtydhur mirë.

Nëse sipërfaqja është shumë e madhe, atëherë duhet kërkuar ndihma e specializuar e mirëmbajtësve

 

Parandalimi i krijimit të mykut me disa masa të thjeshta

Ajrosni dhe ngrohni periodikisht ambientet tuaja të banimit.

Përdorni funksionin e ‘heqjes së lagështirës’ në pajisjet tuaja, si p.sh., tek kondicioneri (shikoni fletën udhëzuese të pajisjes)

Kujdesuni për të ajrosur veçanërisht vendet me kondensim, si dushin, ambientin e gatimit apo dhomat e gjumit.

Ato duhen ajrosur dy herë në ditë, nga 20 minuta.

Vendosini mobiliet me distancë nga muri.

Qarkullimi i ajrit pas tyre shmang krijimin e mykut.

Përdoreni sa më pak tharjen e rrobave në ambientet e brendshme dhe mos e teproni me mbajtjen e luleve natyrale brenda.

Ambientet pa dritare duhet të pajisen patjetër me ventilim.

Por edhe në këndet apo pozicionet e thella, shikoni mundësinë e instalimit të ventilatorëve.

Një ventilator i vogël jep efekt shumë të madh kundër krijimit të mykut.

Sapo të identifikoni rrjedhje apo kondensime, merrni masa për t’i riparuar apo eliminuar.

Nëse ato vazhdojnë, myku, shumë shpejt, do të jetë i pranishëm.

Mos magazinoni brenda shtëpisë sende që mund të shkaktojnë myk dhe shmangni mbajtjen e kutive direkt në dysheme.