Duket se femrat moderne nuk kufizuhen fare kur bëhet fjalë për të dukurit elegante.

Kjo është arsyeja pse kombinime të tilla si këpucë dhe çanta të bëra nga materiale të ndryshme që janë ndaluar në të kaluarën janë jashtëzakonisht të përhapura tani.

Por ne nuk mund t’i harrojmë disa rregulla edhe nëse jemi duke u përpjekur të jemi të modës. Ja cilat veshje nuk duken bukur kur kombinohen bashkë:

8. Çizme të gjata me një fustan poshtë gjurit

© showroom.klever / Instagram © modeblogg / Instagram

Pse është një ide e keqe?

Çizmet e gjata sipër gjurit kombinuar së bashku me një fustan të tillë, bëjnë që këmbët tona të duken më të shkurtra.

Çfarë duhet të vishni në vend të kësaj?

Vishni çizme deri në kyçin e këmbës ose atlete (nëse preferoni këtë stil). Nëse nuk rrini dot pa i veshur çizmet e gjata me një fund të gjatë, rekomandohet të zgjidhni një fund me bel të lartë.

7. Çizme të gjata deri në kofshë me veshje të mbushura me detaje

© modeblogg / Instagram © modeblogg / Instagram

Pse është një ide e keqe?

Shumë detaje dhe elemente të dekorimit e bëjnë imazhin tuaj të duket i lirë.

Çfarë duhet të vishni në vend të kësaj?

Çizmet e larta deri në kofshë janë një element i fortë që bie menjëherë në sy kështu që nuk ka nevojë për ndonjë detaj tjetër. Mundohuni të mos vishni rroba me elemente dekorative me to.

Fustanet me detaje dhe dekorime duken bukur me këpucë të thjeshta të tilla si çizme deri në kyçin e këmbës.

6. Fustanet maxi me xhaketa të gjata

© modeblogg / Instagram © kkshgevitska / Instagram

Pse është një ide e keqe?

Fustanet maxi dhe xhaketa e gjata, të kombinuara së bashku, e bëjnë imazhin tuaj më pak proporcional dhe elegant.

Çfarë duhet të vishni në vend të kësaj?

Fustanet e gjata duken bukur me veshje të sipërme të prera shkurt si një xhaketë ose me një bomber.

Rekomandohet të vishni xhaketa të gjata me xhinse apo pantallona.

5. Një fustan kokteji me çizme

© aliiina_malina / Instagram © aliiina_malina / Instagram

Pse është një ide e keqe?

Veshjet për koktejle, festa, evente janë të përshtatshme për t’u veshur në raste të caktuara. Çizmet e zakonshme apo çizmet e tjera nuk janë të përshtatshme për evente të tilla.

Çfarë duhet të vishni në vend të kësaj?

Këpucët elegante janë zgjidhja më e mirë kur bëhet fjalë për ngjarjet festive. Nëse vishni sandale me takë, mos harroni që getat nuk rekomandohen në këtë rast.

4. Takat me rroba me dizenjo ushtarake

© keeptrue.bykt / Instagram © modnaya_pokupka_ / Instagram

Pse është një ide e keqe?

Nëse do të vishni një fustan të shkurtër me to, do të duket vulgare me taka të larta. Nëse doni të vishni pantallona, thjesht do të duket pa kuptim.

Çfarë duhet të vishni në vend të kësaj?

Rrobat me dizenjo ushtarake mund të kombinohen lehtësisht me atlete. Ju mund t’i provoni edhe me çizme ushtarake ose me çizme me kyç të zbuluar.

3. Një xhaketë e gjatë me një fustan me gjatësi mesatare dhe të fryrë

© moskovskiy_modniy / Instagram © modeblogg / Instagram

Pse është një ide e keqe?

Një xhaketë e tillë nuk do t’ju lejojë të nxirrni në pah formën e trupit tuaj, e cila është shumë e rëndësishme nëse vishni një fustan me gjatësi poshtë gjurit.

Çfarë duhet të vishni në vend të kësaj?

Funde të tilla duken me të vërtetë bukur me xhaketat e shkurtra – të dyja veshjet nxjerrin në pah belin e një femre.

Një xhaketë sportive kombinuar me një rrip është një tjetër variant i paparë. Do të kompletojë imazhin tuaj në mënyrën më të bukur.

2. Kulotat me atlete

© modeblogg / Instagram © modeblogg / Instagram

Pse është një ide e keqe?

Culottes “vjedhin” nga gjatësia juaj dhe i bëjnë këmbët tuaja të gjata të duken të shkurtra në qoftë se ju i vishni me atlete.

Çfarë duhet të vishni në vend të kësaj?

Pantallona të tilla duken bukur me takë të lartë.

Nëse dëshironi të dukeni më të gjata, zgjidhni kulota dhe këpucë që janë në ngjyra të zbehëta.

1. Çizme deri në kofshë me fustan-këmishë

© modeblogg / Instagram © modeblogg / Instagram

Pse është një ide e keqe?

Një imazh i tillë duket i paplotë, sikur ne të kemi harruar të veshim fundin poshtë.

Çfarë duhet të vishni në vend të kësaj?

Fustanet-këmishë me gjatësi normale duken shumë më interesante dhe elegante.
Nëse tashmë e keni një fustan të tillë, përpiquni ta kombinoni atë me streçe të holla dhe çizme të zakonshme ose çizme deri në kyç.