Aktori i famshëm, legjenda e Hollivudit, Al Pacino ka origjinë shqiptare.

Familja e tij është me origjinë nga Kruja, qytet në qendër të Shqipërisë.

Qindra e mijëra shqiptarë e lanë Shqipërinë mes viteve 1571 – 1912, për t’i shpëtuar ofensivave të Perandorisë Osmane të asaj kohe.

Ishin kryesisht katolikët shqiptarë.

Një shifër e përafërt e shqiptarëve që lëshuan Shqipërinë është 1.2 milionë.

Mbiemri Pacino në shqip është Pacini.

Emri i plotë në shqip i aktorit me famë botërore është Alfons Pacini.

Qeveria italiane e asaj kohe detyroi shqiptarët e ardhur në Itali që të jetojnë në Jugun e Italisë, në rajonet e Kalabrisë, Puljas, Aleksandrisë, Sicilisë dhe Napolit, në periudhën e viteve 1621 – 1913, duke i përshtatur emrat dhe mbiemrat.

Prandaj, emrat e komunitetit shqiptar që jetuan në Jugun e Italisë u ndryshuan në mënyrë që Italia të jetë e bashkuar në një, pa dallime etnike.

Shumë familje ndryshuan mbiemrat e tyre duke shtuar “o” në fund ose duke ndryshuar rrënjësisht mbiemrat e tyre, nga shqiptarë në italianë.

Të dhënat në Shqipëri tregojnë se më 23 tetor 1801, 203 shqiptarë nga rajoni i Pac i Krujës, lanë Shqipërinë nga porti i Durrësit për të marrë rrugën drejt Jugut të Italisë.

Al Pacino, përveç filmave të tjerë, u bë mjaft i njohur për sagën “Kumbari”, një kryevepër e kinematografisë botërore.

Por, sot, supershendeti.com do të ndalet te disa nga thëniet tij të bukura si njeriu Al Pacino, jo thjesht shprehje filmash.

Ndiqni se janë interesante dhe vijnë për herë të parë në gjuhën shqipe…

 

25 Thënie nga Al Pacino

 

1. Eshtë e thjeshtë t’ia hedhësh syrit.

Por zemrës, nuk ia hedh dot kurrë!

 

2. Thonë se vdesim dy herë: një herë kur fryma e fundit del nga trupi ynë, dhe një herë kur njeriu i fundit që njohim, përmend emrin tonë.

 

3. Kurrë mos i urre armiqtë.

Të ndikon në gjykim.

 

4. Nganjëherë është më mirë të jesh me djallin që e njeh, se sa me engjëllin që nuk e ke parë kurrë.

 

5. Gjithmonë them të vërtetën.

Edhe kur gënjej…

 

6. Shumica e miqve të mi: Kini kujdes se si i gjykoni njerëzit.

Ju nuk përmblidhni dot jetën e një njeriu, në një moment.

 

7. Problemi me mua është mënyra se si shprehem: Duhet të jesh me mua 50 vjet, përpara se të kuptosh se për çfarë po flas.

 

8. Nuk ka lumturi.

Ka vetëm përqendrim.

 

9. Shikoni, por mos prekni.

Prekni, por mos e shijoni.

Shijoni, por mos gëlltitni.

 

10. E theksoj: Më pëlqejnë gratë që mund të gatuajnë.

Kjo është e para…

 

11. Vaniteti, ky është mëkati im i preferuar.

 

12. Nuk do të jesh kurrë i vetëm, nëse ke një libër.

 

13. Harrojeni karrierën, thjesht bëni punën me pasion e vizon dhe do t’ia dilni mbanë!

Përfundimisht gjërat do të ndodhin…

 

14. Nëse diçka po funksionon, mos e rregulloni për perfeksion.

 

15. Kamera mund të filmojë fytyrën time, por derisa të kapë shpirtin tim, ju nuk keni një film.

 

16. Dashuria kalon nëpër faza të ndryshme. Por ajo vazhdon…

 

17. Në çdo ditë, ju mund të humbni dhe fitoni.

Cështja është: a mund të humbni e fitoni pa u çnjerëzuar?

 

18. Ishte një periudhë në jetën time, kur të qenit i pandershëm me gratë, m’u bë zakon i natyrshëm.

Më në fund thashë, “Hej, unë duhet ta ndaloj këtë gënjeshtër.”

 

19. Ndonjëherë po luftojmë kaq shumë korporatat (bizneset) dhe harrojmë se njerëzit mund të flasin me njëri-tjetrin.

 

20. Doli që koha nuk e shëron plagën, por në mënyrë kaq të mëshirshme, buzëqesh gjithnjë kaq pak…

 

21. Kjo është mënyra për të jetuar – rreth njerëzve që kujdesen.

Mund të jetë një udhëtim i ashpër, por diçka do të dalë prej saj.

 

22. Ka shumë gjëra që babai më mësoi këtu, në këtë dhomë.

Ai më mësoi: mbaji afër miqtë tuaj të ngushtë, por armiqtë mbaji më afër.

 

23. Ka disa herë, që do të kisha dashur të martohesha.

Unë mendoj se kam bërë një gabim, sidomos një herë.

 

24. Aftësia jonë për të prodhuar mashtrime, e tejkalon aftësinë tonë për ta zbuluar atë.

 

25. Njeriu është pak më i mirë se reputacioni i tij, ose… pak më keq!

/ supershendeti.com