Sandra Revill Tremulis, themeluesja e Fondacionit Lipoprotein (a), një organizatë jofitimprurëse që synon të rrisë ndërgjegjësimin për Lp (a) dhe rreziqet për zemrën që mund të sjellë

Lipoprotein (a), ose Lp (a) është një lloj tjetër i kolesterolit të keq, që nuk zbulohet në testet e rregullta të kolesterolit që ua rekomandon mjeku juaj

Kolesteroli është një substancë yndyrore, që kryesisht prodhohet në trup.

Këtë substancë e lëshon mëlçia nga yndyrnat e ngopura, të marra nëpërmjet ushqimit. Kolesteroli luan një rol të rëndësishëm në funksionimin e çdo qelize në trup.

Kjo përfaqëson lëndën bazë, nga e cila trupi lëshon dhe lëndë të tjera të nevojshme.

Kolesteroli i tepërt në gjak, mund të rrisë rrezikun e sëmundjeve koronare të zemrës!

Kolesteroli ka një sistem të veçantë transportimi për të arritur në çdo qelizë për të cilën ka nevojë.

Ai e përdor qarkullimin si “rrugë” dhe transportohet nga ‘bartësit’ të ndërtuar nga proteinat. Këto kombinime të kolesterolit dhe proteinave quhen lipoproteina.

KA DY LLOJE KRYESORE TË LIPOPROTEINAVE DHE AJO… QË JU FSHEHIN

– Lipoproteina me trashësi (densitet) të ulët (LDL) të cilat e dërgojnë kolesterolin nga mëlçia tek qelizat.

– Lipoproteina me trashësi të lartë (HDL), të cilat e rikthejnë kolesterolin e tepërt në mëlçi.

Ndoshta ju e keni dëgjuar edhe termin lipidet e gjakut.

Kështu quhen të gjitha substancat yndyrore në gjak, duke përfshirë kolesterolin HDL, LDL dhe trigliceridet.

Nëse keni sasi të lartë të kolesterolit dhe të triglicerideve në gjak, atëherë ju keni rrezik më të lartë për shfaqjen e sëmundjeve koronare të zemrës.

Rreziku është akoma më i lartë, nëse ju keni dhe vlera të ulëta të kolesterolit HDL.

Deri këtu, është diçka e dëgjuar, sepse jua thotë doktori teksa ju viziton ose ju orienton të bëni testet për kolesterolin.

POR, ajo çfarë nuk ju thonë, është një rrezik i fshehur, më i keq nga këto më lart: bëhet fjalë për Liproteina Lp (a), që (mbase) nuk e dini.

Lipoprotein (a), ose Lp (a) është një lloj tjetër i kolesterolit të keq, që nuk zbulohet në testet e rregullta të kolesterolit që merrni, kur vizitoheni te mjeku juaj.

Disa mjekë, të paktën në SHBA e justifikojnë me faktin se nuk kanë çfarë t’i bëjnë realisht këtij problemi, pasi ndikon shumë faktori gjenetik.

Megjithatë, testi për ta bërë edhe këtë analizë është shumë i rëndësishëm dhe mjekët duhet ta thonë, pasi ndryshe mbeteni pa diagnozë, në përpjekje për të gjetur çfarë nuk shkon me shëndetin tuaj.

Dhe, për më tepër, kjo lipoproteinë është e rrezikshme t’ju marrë jetën para kohe, sepse jep ndërlikime apo atak në zemër.

Le të njihemi me të, me informacionet më të fundit dhe një debati që është hapur në SHBA.

 

ÇFARË ËSHTË AJO?

Lp (a) është një proteinë e vogël që mund të udhëtojë në nivele të larta përmes qarkullimit të gjakut, duke përshpejtuar krijimin e pllakave të dëmshme që mund të bllokojnë arteriet tuaja.

Ndërsa rrjedh, duke grumbulluar gjithnjë e më shumë pllaka, arteria juaj gradualisht do të ngushtohet, duke kufizuar furnizimin me gjak që nevojitet për të pompuar në zemrën dhe trurin tuaj.

Kjo çon në një rritje të rrezikut të mpiksjes së gjakut, sulmit në zemër, goditje në tru, dhe stenozës aortale.

Gjenetika është prapa këtij lloj kolesteroli – një faktor potencial rreziku për sëmundjet e zemrës, që shumë njerëz nuk mund ta dinë që ata e kanë madje.

Në fakt, Lp (a) është faktori më i përhapur i rrezikut gjenetik për sëmundjet koronare të zemrës dhe stenozën aortale, shkruan Sandra Revill Tremulis, themeluesja e Fondacionit Lipoprotein (a), një organizatë jofitimprurëse që synon të rrisë ndërgjegjësimin për Lp (a) dhe rreziqet për zemrën që mund të sjellë.

Ajo la dërguar një artikull në portalin e njohurt amerikan healthline dhe për herë të parë gazeta “Super Shëndeti” , versioni print i supershendeti.com, e sjell për të gjithë lexuesit shqiptar, pasi është një informacion shumë i rëndësishëm.

Për Tremulis, rruga për të rritur ndërgjegjësimin për Lp (a) është personale.

Kur ishte 22 vjeç, babai i saj vdiq nga një atak në zemër në moshën 50 vjeçare.

Ajo kurrë nuk mendonte se e njëjta gjë do t’i ndodhte asaj, duke pasur parasysh stilin e saj të shëndetshëm shëndetësor, por ajo nuk e kuptoi se kishte një “rrezik të fshehur”.

Ajo vetë kishte jetuar gjithë kohës me Lp (a), por pa e ditur këtë, duke rezultuar në një bllokim të enëve të gjakut, në një arterie të zemrës së saj, e cila e vuri në rrezikun e vdekjes së një sulmi të ashpër të zemrës në moshën 39 vjeç.

“Miti duhet të shkatërrohet, njerëzit duhet të kuptojnë se mund të trashëgoni faktorët e rrezikut për arteriet e bllokuara, nuk duhet të keni një mënyrë jetese të keqe për të përfunduar me një sulm në zemër, disa njerëz janë të lindur gjenetikisht të predispozuar për të patur sëmundje kardiovaskulare”, theksoi ajo.

SI TË GJENI NËSE KENI KËTË FORMË TË KOLESTEROLIT

Testet e zakonshme të panelit të kolesterolit dhe të lipideve nuk përfshijnë një test Lp (a) të gjakut.

Ju duhet të pyesni doktorin tuaj për këtë test të veçantë, sepse dida laboratore e ofrojnë, por mjekët e neglizhojnë (disa as nuk e dinë fare këtë rrisk madhor, ose e shpërfillin).

Biblioteka Kombëtare e Mjekësisë e SHBA-së rekomandon njerëzit që kanë sëmundje të zemrës (pavarësisht se kanë rezultate normale nga testet e tjera të lipideve), njerëzit me kolesterol të lartë (edhe nëse kanë një dietë të shëndetshme) dhe ata me histori familjare të sëmundjeve të zemrës (veçanërisht nëse ndodhi në moshë të hershme ose rezultoi me vdekje të papritur) duhet të kërkojë testin e gjakut për LP (a).

Tremulis thotë se ndërgjegjësimi po rritet dhe po punohet për të zhvilluar trajtime efektive në menaxhimin e niveleve të Lp (a).

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve miratuan dy kodet ICD-10 për diagnozën e niveleve të ngritura të Lp (a).

Kjo është ajo që, ofruesit e kujdesit shëndetësor të sistemit, përdorin për të klasifikuar dhe koduar simptomat dhe diagnozat në përputhje me kujdesin e duhur spitalor në Shtetet e Bashkuara.

Kodet e reja mund të ndihmojnë në diagnostikimin e gjendjes në njerëz që nuk tregojnë simptoma, njëlloj si Tremulis, e cila ka nivel të lartë të Lp (a) dhe një histori familjare të Lp (a) dhe kolesterolit të lartë.

Këto udhëzime do të hyjnë në fuqi këtë fund tetori 2018.

Këto kode të reja diagnostikuese do t’u mundësojnë mjekëve të identifikojnë qartë në dosjen mjekësore praninë e një faktori të fortë rreziku për sëmundjet kardiovaskulare dhe të përshtasin strategjitë e parandalimit dhe trajtimit”, shtoi ajo.

 

PSE NUK FLITET PËR LP (A)?

Ndërsa nuk diskutohet gjerësisht, Lp (a) është një çështje e zakonshme.

Fondacioni Lipoprotein (a) raporton se pothuajse 63 milion njerëz në Shtetet e Bashkuara kanë nivele të larta Lp (a). Duke pasur parasysh se është kaq e zakonshme, pse nuk dëgjojmë më shumë për këtë?

Dr. Luke Laffin, një kardiolog, thotë se: Nuk flitet, thjesht pse nuk shfaqet në mënyrë rutinore. “Lp (a) nuk diskutohet aq shumë, sepse ne nuk e monitorojmë shumicën e njerëzve për nivele të larta të Lp (a), ndryshe nga kolesteroli LDL.

Në fakt, shqyrtimi i popullsisë në përgjithësi nuk rekomandohet nga shumica e udhëzimeve të shoqërisë në mbarë botën”, tha ai.

Ka tre arsye kryesore për këtë. “E para, është se Lp (a) është një shënues i përcaktuar gjenetikisht i rrezikut kardiovaskular, që nuk mund të modifikohet, në mënyrë domethënëse me ndryshimet e jetesës”, tha Laffin.

“E dyta është se ne nuk kemi terapitë e veçanta lehtësisht të arritshme, apo të tolerueshme për të ulur nivelet e Lp (a).

Arsyeja e tretë është se, medikamentet që ulin nivelet e Lp (a) gjithashtu ulin nivelet e LDL, kështu që është e vështirë të atribuohet efekte klinike të rëndësishme – si një reduktim në sëmundjet e zemrës dhe goditjet – uljen vetëm të Lp (a).

Duke pasur parasysh se prania e Lp (a) është vërtet e shtyrë nga gjenetika juaj, Laffin thotë se është e vështirë të ulni nivelin, edhe nëse bëni ndryshime të rëndësishme jetese.

Ai vë në dukje se ekzistojnë dy klasa kryesore të ilaçeve të miratuara për përdorim në Shtetet e Bashkuara, por ato nuk janë miratuar zyrtarisht për të trajtuar në mënyrë specifike Lp (a) të rritur.

Dr. Luke Laffin, kardiolog

Testet për Lp (a) ka edhe në Shqipëri

Theksojmë se testet për Lp (a) janë në dispozicion, madje edhe në Shqipëri e ofrojnë shumica e laboratorëve privatë.

Çështja është se janë mjekët ata që e neglizhojnë, pra nuk e rekomandojnë.

Disa sepse nuk i japin rëndësinë e duhur me idenë “hëëë, se nuk ke çfarë i bën edhe nëse e zbulon”, e disa të tjerë se nuk e njohin mirë rëndësinë e saj.

Gjithsesi, çdokush ka të drejtë të dijë diagnozën e saktë të tij: Kurohet apo jo.

Pasi me një logjikë të tillë, edhe ata që kanë kancer, nuk u duhet treguar…

 

Sa duhet të jenë vlerat e lipoproteinave Lp (a)?

Vlerat e Lp (a) janë të paracaktuara gjenetikisht.

Përqëndrimi i tij në serum tregon variacione të mëdha individuale që lëvizin nga 0,01 – 2,0 g/l.

Përqëndrimet e Lp (a) më të mëdha se 0,30 g/l, në plazmë, janë të lidhura me rritjen e dyfishtë të rrezikut koronar, apo me rritjen e pesfishtë të rrezikut të infarktit në zemër, nëse është i lidhur me rritjen e përqëndrimit të LDL.

Personat të cilët kanë vlera të larta të Lp (a) kanë një tendencë në rritje për trompozë, për shkak të rolit të saj në sistemin e koagulimit (mpiksjes) të gjakut .

 

Cilat janë vlerat e dëshiruara të kolesterolit në gjak?

Kolesteroli total 5,0 mmol/ l

Kolesteroli LDL < 3,0 mmol/ l Kolesteroli HDL > 1,0 mmol/ l

Trigliceridet < 2,0 mmol/ l