Më shumë se sa një bimë e shijshme në kuzhinë, qepa përmban sheqer natyral, vitamina A, B6, C dhe E, minerale, si: sodiumi, potasiumi, hekuri dhe fibra dietike.

Qepët janë edhe një burim i mirë i acidit folik.

Siç e dimë, shumë gatime e kanë si bazë qepën, sidomos ato shqiptare, duke qenë se ne jemi vend mesdhetar dhe e prodhojmë me shumicë dhe ka një kosto minimale.

Por, sot, do t’ju njohim me një recetë gatimi kursimtare, pasi përveç qepës, mund të përdorni edhe bukën e mbetur, apo siç e quajmë ndryshe “bajate”.

Mos e hidhni nëse ju ka tepruar, pasi mund të nxirrni nga duart një pjatë fantastike, që të shkrijnë në gojë.

Një shije e mrekullueshme dhe për më tepër, nuk do ta hidhni bukën.

Sepse siç kanë thënë gjyshet tona: Buka nuk hidhet, kini pak respekt…

PËRBËRËSIT

4 qepë e ëmbël (mesatare)

bukë e mbetur, e presim në forma kubike

2 lugë gjelle vaj ulliri

4-5 feta prodhutë (ose ndonjë lloj sallami, mish pule)

3 thelpinj hudhër (të grirë)

3 lugë gjelle djathë parmixhano (i grirë)

1/4 filxhan majdanoz (i freskët, i copëtuar)

kripë

piper

PËRGATITJA

Siç jane qepët e plota, i hedhim me gjithë lëvore, në një enë me ujë që po valon.

I lëmë të ziejnë derisa të shpohen lehtësisht me pirun.

Pastaj i heqim nga uji dhe i lemë të ftohen. Iu presim qepëve majat dhe i qërojmë lëvozhgat.

Presim një fetë të vogël qepe në pjesën e fundit të qepës, në mënyrë që qepa të qëndrojë mbi sipërfaqe të sheshtë.

Duke përdorur një thikë të mprehtë, heqim pjesën në mes të qepës duke lënë anash një hapësirë apo kufi 8-9 mm dhe e lemë fundin e qepës të paprekur.

E copëtojmë qepën me delikatesë.

– Nxehim paraprakisht furrën në 180 gradë C.

Presim bukën në copa të vogla në formë kubike derisa të mbushim një filxhan çaji.

Në një tigan për skuqje gatuajmë gjysmën e qepëve të copëtuara, hudhrën, vajin e ullirit dhe pancetta-n (ose proshutën), derisa qepët të zbuten dhe pancetta (ose proshuta) të gatuhet e gjitha.

Shtojmë copat kubike të bukës dhe i gatuajmë derisa të marrin ngjyrë të artë.

I heqim nga nxehtësia dhe iu shtojmë kripë dhe piper, djathë dhe majdanozin e copëtuar.

Mbushim qepët dhe i vendosim në një pjatë pjekjeje me pak ujë në fund.

I gatuajmë për 30 – 40 minuta ose derisa qepët të zbuten sat ë futet piruni dhe mbushja të marrë ngjyrë kafe të artë.

I shërbejmë të ngrohta ose në temperaturën e dhomës.