Murgesha gjermane e quajtur Hildegard von Bingen, rreth 800 vjet më parë, la si trashëgimi mjekësore recetën e për problemet e zemrës, që gazeta “Super Shendeti” e ka sjellë për ju…

Në vitin 2012, Papa Benedikti XVI e quajti atë një “Doktor të Kishës”

Kjo verë e mrekullueshme është e njohur që nga koha mesjetare.

Rreth 800 vjet më parë, një murgeshë katolike e quajtur Hildegard von Bingen, që vdiq 81 vjeç, që ishte moshë shumë e madhe për atë periudhë.

Kjo murgeshë gjermane është shpallur edhe shenjtore nga Vatikani (Shën Hildegard) dhe njihet në mbarë botën për mrekullitë e saj si shpirtërore, por edhe mjekësore, filozofike, shkencore etj.

Madje, më 7 tetor 2012, Papa Benedikti XVI e quajti atë një “Doktor të Kishës”, ndërsa Gjermania prej shekujsh e njeh si themeluesen e shkencave të natyrës.

Përveç shumë punëve të tjera të jashtëzakonshme të saj, që do të duheshin shumë libra për t’i treguar, po ndalemi specifikisht dhe shkurt tek një recetë sekrete të saj, për përgatitjen e “verës për zemrën”.

Kjo recetë është ende shumë popullore dhe përdoret edhe sot; ka efekte mahnitëse në dobësitë e zemrës si angina dhe disfunksionet e tjera të miokardit.

Kjo është receta e saktë për verën e bërë në shtëpi për sëmundjet e zemrës, që është dhënë nga murgesha Hildegard, në fillim të mijëvjeçarit të dytë.

Përveç saj, ajo ka përdorur edhe një kurë tjetër paralelisht për të përshpejtuar shërimin, që është me me hudhra, mjaltë e uthull, siç edhe do ta mësoni në vijim.

Por më parë, njihuni me recetëm e mrekulleshme të “verës së zemrës”, përkthim i supershendeti.com….

 

VERA E ZEMRËS, RECETA E SAKTË

1. Shto 10 rrënjë të freskëta majdanoz me gjethe dhe 2 lugë gjelle uthull në 1 litër verë natyrore të bërë në shtëpi.

2. Vendosni të gjitha në tenxhere të ziejnë për 10 minuta, në nxehtësi të ulët.

3. Pastaj shtoni 300 gr mjaltë dhe lëreni të ziejë edhe për 4 minuta.

4. Ndërsa është ende e nxehtë, hidhni verën e re të marrë, në shishe që janë shpëlarë me alkool 90%, ose vodka.

5. Mbushni shishet deri në grykë dhe vulosini me tapë.

6. Depozitat që do të formohen në fund të shisheve nuk janë të rrezikshme dhe mund të pihen së bashku me verën.

7. Merrni 3-5 lugë gjelle nga kjo verë përditë. Rrisni dozën në qoftë se sëmundja juaj e zemrës është e rëndë.

 

KURAT E TJERA QË SUGJEROI MURGESHA PËR ZEMRËN

*Një nga ilaçet më të mira për zemrën e sëmurë është uthull dhe hudhra.

Zieni uthull molle me thelbinjtë e hudhrës dhe mjaltë; pijeni atë.

Kjo përgatitje ndihmon në pastrimin e arterieve të zemrës nga depozitat e yndyrës dhe forcon muskujt e zemrës.

*Përveç kësaj, merrni 3 lugë gjelle çaj bliri, ose mjaltë akacie çdo ditë.

*Përzieni mjaltë, dyllë bletësh dhe propolis dhe përtypeni si çamçakëz.

Vazhdoni të përtypni edhe pasi mjalti të jetë zhdukur, sepse dylli i bletës që shkon në traktin tuaj të tretjes ka një efekt të fuqishëm lubrifikues në enët e gjakut, duke optimizuar në të njëjtën kohë funksionimin e duhur të zemrës.

Një lugë gjelle e peltes së mbretereshës, e përzier me mjaltin çdo ditë, ka efekte vasodilatore.

*Çaji i zakonshëm i murrizit është gjithashtu i mahnitshëm per sëmundjet e zemrës.

Përdorni lule dhe gjethe kur bëni këtë çaj, por mos përdorni shumë, sepse ky është një bar shumë i fuqishëm.

Çaji ka efekte më të mira, nëse përqendrimi është më i dobët.

Bëni këtë infuzion dhe ëmbëlsoni atë me mjaltë për ta pirë, sidomos për aritminë.

*Shpesh herë rrahjet e zemrës janë efektet anësore, të një orari pune stresuese dhe rraskapitëse, ose rezultat i një gjendjeje intensive dhe të zgjatur ankthi.

Megjithatë, pa marrë parasysh rastin, çdo i sëmurë ka shërimin e tij nga brenda jashtë.

Ky trajtim natyral për rrahjet e zemrës bazohet në një përzierje të barërave të kombinuara në një mënyrë specifike, në mënyrë që të merrni këtë çaj të shijshëm dhe të shëndetshëm që do t’u japë fund rrahjeve të shpeshta të zemrës.

Trajtimi natyral për rrahjet e shpeshta te zemrës me një përzierje bimore, është kështu:

Përzihet në një enë, rrënjë të thata valeriane të grirë, një pjesë lule murrizi, një pjesë bime motherëort dhe dy pjesë lule.

Përzieni mirë bimët dhe pastaj, shtoni 2 luge çaji të kësaj përzierje bimore, në 200 ml ujë të nxehtë.

Lëreni çajin për 15 minuta dhe pastaj kullojeni atë.

Pini dy gota të kësaj çaji në ditë, kur përjetoni rrahje te shpeshta të zemrës dhe një filxhan tjetër ne kushte normale.

Çaji me lëvozhga arre, përfitimi 3:1 për zemrën

Ky çaj magjik është mbrojtje e sugjeruar për zemrën dhe parandalimin e infarkteve!

Arteriet e bllokuara janë zakonisht rezultat i helmimit kronik nga nikotina.

Ndaj, çaji do t’ju tregojmë, kryen 3 funksione njëkohësisht: pastron mushkëritë nga duhani, hap arteriet dhe u heq oksidimin dhe toksinat, e si pasojë, mbron dhe rigjeneron zemrën, falë përbërësve që përmbajnë.

Arrat kanë një paketë të plotë të proteinave, yndyrnave të shëndetshme, fibrave, sterolëve bimorë, antioksidantë dhe shumë vitamina, apo minerale.

Por edhe lëvozhgat e arrave janë gjithashtu shumë të fuqishme.

PËRGATITJA

Ajo që duhet të bëni është të hidhni pak ujë në një enë me 4-5 lëvozhga arre.

Të nesërmen në mëngjes, kur ato ta kenë pirë gjithë ujin, shtoni pak tjetër dhe ziejeni.

Mund ta konsumoni përditë nga një filxhan, kur keni probleme.

PËRFITIMET

– Trajton problemet e zemrës

– Pastron mushkëritë nga duhani

– Pasron helmet dhe oksidimet nga arteriet

– Ul nivelin e kolesterolit

– Zvogëlon dhimbjet në gjoks

– Ul temperaturën

ZEMRA, MËNYRA E DUHUR E TË USHQYERIT

Dieta ushqimore e detajuar për pacientët me zemër

Zemra është organi që lejon jetën.

Ne duhet të kujdesemi per te në të gjitha mënyrat: stilin e jetesës, aktivitetin fizik, por sidomos me ushqyerjen.

USHQIMET E PREFERUARA PER SHENDETIN E ZEMRES

PERIMET: specat, lakra, brokoli, spinaqi si mbrojtëse te zemrës.

Hudhra dhe qepa, pastrues dhe antibakterial, ndihmojnë për uljen e presionit të gjakut.

FRUTA: portokalli, kivi, limoni, qitro pasi kane fuqi antioxidante, në sajë të vitaminës C që gjendet në to.

BISHTAJORET: burim i proteinave bimore me zero kolesterol

Vaj ulliri ekstra i virgjër: antioxidant dhe I pasur me “yndyrna të mira”.

FRUTAT E THATA (arra, lajthi, bajamet), farat (liri, kungulli, luledielli etj) dhe ndoshta peshku nga detet e ftohta pasi janë të pasur me Omega 3 me funksione anti-inflamator dhe mbrojtës për sistemin kardiovaskular.

ÇOKOLLATA E ZEZË (minimumi 75% kakao): Jo më shumë se 20 gram në ditë. Polifenolet që gjenden në të kontribuojnë në shëndetin e zemrës

ÇAJI JESHIL: flavonoidet antioxidante të përfshira në të luftojne arteriosklerozën.

SALMON: Ose lloje të tjerë peshku,psh ton, sardele, skumbri etj. Është i mbushur me yndyrna të omega 3.

Acidet e omega 3 janë yndyrna esenciale që mbrojnë trupin nga inflamacioni.

Ajo mund të rrisë qarkullimin e gjakut dhe parandalimin e koagulimit të gjakut.

Mpiksja e gjakut është shkaku i sulmit në zemër dhe infarktit.

HANI NGADALË, për të qendruar në formë: gëzojuni ushqimit tuaj dhe përtypeni ate gjatë, pasi kështu lejon receptorët për të dërguar në tru mesazhin “ngopje.”

DIETA DITORE duhet të jetë e balancuar: shmangni teprimet në kalori, mbani një peshë të shëndetshme, ndryshoni llojin e ushqimit, mos konsumoni të njëjtin ushqim më shumë, se një herë në tre ditë.

ÇDO DITË merrni fibra bimore nëpërmjet drithërave, perimeve dhe frutave të freskëta.

PER SASINE E DUHUR të proteinave, preferoni bishtajoret, peshkun ose mishin e bardhë.

USHQIMET QE DUHEN EVITUAR:

Për shëndetin e zemrës suaj, bëni mirë që të qëndroni larg nga këto ushqime: ëmbëlsira kremoze, salcat, mëlçitë, trutë dhe veshkat.

Pijet e ëmbëlsuara zëvendësojini ato me lëngje frutash të shtydhur.

Kripa, ushqimet e kripura, ushqimet e pagatuara mirë, pasi kontribuojnë në rritjen e presionit të gjakut.

Alkooli nuk rekomandohet, pasi është toksik për mëlçinë, përveç një gotë verë të kuqe në ditë, të konsumuar në një vakt.

Produktet e mishit (salçicet, proshutat, sallami, Mortadella, etj). Konsumoni produkte të mishit, të tilla si proshutat, jo më shumë se një herë në javë (ose më rrallë, ose aspak). Kujdes, edhe përmbajtjen e tyre të kripës.

Djathra të vjetër; preferoni djathrat e freskëta me sasi të vogla të yndyrës (si gjizë)