© depositphotos.com © depositphotos.com

Çdo femër dëshiron të jetë e bukur dhe tërheqëse. Për fat të mirë, ju nuk keni nevojë të turreni në produktet e shtrenjta të bukurisë për të patur një pamje vibrante. Ka disa receta efektive në shtëpi që do t’ju ndihmojnë të merrni rezultatet më të mira.

Ndiqni këto 10 këshilla për bukurinë super natyrale që do t’ju kursejnë kohë dhe para:

1. Një përzierje me ujë deti do të ndihmojë në zvogëlimin e ënjtjes dhe t’i japë fytyrës tuaj një pamje të re

© taringa.net

Treteni kripën në ujë (përzierja duhet të jetë mjaft e përqendruar), zhyteni peshqirin në përzierjen dhe vendoseni në fytyrë për 10 minuta.

2. Bëjini buzët të duken më të plota dhe më seksi me një vaj dhe një furçë dhëmbësh

© hearmyadvices.com

Aplikoni çdo vaj kozmetik në buzët tuaja – vaj pjeshke, vaj bajamesh ose balsam e zakonshëm që prëdorni për buzët. Pastaj merrni një furçë dhëmbësh të butë dhe fërkojeni butësisht në buzët tuaja për 1 minutë.

3. Përdorni vajin e ullirit për të patur lëkurë që shkëlqen dhe të hidratuar

© anekashare.com

Masazhimi i fytyrës me vaj ulliri ndihmon për ta bërë lëkurën tuaj të pastër, të butë dhe të lëmuar. Së pari, hapni poret e fytyrës tuaj me avull dhe pastaj masazhoni vajin në fytyrë për rreth 7 minuta.

Për të arritur rezultate më të mira, përsëriteni procedurën çdo 4-5 ditë.

4. Mjalti mund të ndihmojë në reduktimin e inflamacionit dhe largimin e akneve

© themetapicture

Nëse ju del një puçërr në fytyrën tuaj pikërisht një ditë para një ngjarje që mezi po prisnit ose një takimi të rëndësishëm, ka një mënyrë për ta hequr qafe atë shpejt.

Aplikoni mjaltë në puçrrat e fytyrës dhe lëreni atë për 15 minuta. Pastaj shpërlajeni me ujë të ngrohtë. Kjo metodë do t’ju ndihmojë të zvogëloni madhësinë e një puçrre dhe ta bëni atë më pak të dukshme në mënyrë që ta fshihni më lehtë me makijazh.

5. Përdorni pikat për sytë për të zvogëluar inflamacionin në fytyrë

© allwomens.ru

Një tjetër mënyrë për të hequr qafe ato puçrrat e bezdisshme është duke përdorur pikat për sytë. Zhytni një tampon pambuku në solucionin e pikave për sytë dhe vendoseni në frigorifer për 3-5 minuta.

Pastaj butësisht shtypeni tamponin kundrejt zonës së përflakur dhe puçrra do të bëhet pothuajse e padukshme.

6. Heqës natyral i makijazhit i bërë në shtëpi

© dontwastethecrumbs

Përzieni në një raport 3:1 ujë të pastër me vaj ulliri në një kavanoz dhe tundeni mirë në mënyrë që përbërësit të kombinohen siç duhet. Kaq ishte!

7. Soda e bukës mund t’ju ndihmojë të hiqni qafe qimet e rritura nën lëkurë

© thevivaluxury

Ky skrub shtëpiak për trupin është me të vërtetë i lehtë për t’u bërë. Në një tas të vogël, përzieni 1 lugë sodë buke, 1 lugë tërshërë dhe 1 lugë ujë.

Përziejini mirë derisa të merrni një pastë të trashë. Aplikoni përzierjen në lëkurë dhe lëreni të qëndrojë për 5 minuta. Pastaj shpërlajeni me ujë të nxehtë.

8. Përdorni sodë buke për të zvogëluar rrathët e zinj dhe qeset nën sy

© indulgy.com

Shtoni një lugë çaji sodë buke në një gotë ujë të nxehtë ose çaj dhe përzijeni mirë. Zhysni një tampon pambuku në këtë përzierje dhe pastaj aplikojeni atë në zonën poshtë syvë tuaj.

Prisni rreth 10-15 minuta, pastaj shpërlani çdo mbetje dhe përdorni një krem hidratues. Përsëriteni këtë procedurë çdo ditë dhe shumë shpejt do të vini re rezultatet!

9. Maskë flokësh me banane për flokë të shëndetshëm e me shkëlqim

© depositphotos.com

Për të përgatitur këtë maskë do t’ju duhet: 1 banane, 1 vezë, 1 lugë mjaltë dhe 1/2 gotë birrë e errët. Futini të gjithë përbërësit në një tas të vogël dhe përziejini mirë deri sa të bashkohen.

Aplikojeni përzierjen në flokët tuaj dhe lëreni për disa orë. Pastaj shpërlajeni atë me ujë të ngrohtë. Përdoreni këtë maskë një herë në javë dhe do të shihni rezultate mhanitëse shumë shpejt!

10. Përdorni një përzierje vaj kokosi dhe livandoje për të rritur qerpikët

© allforfashiondesign.com

Kombinoni 1/2 lugë vaji kokosi me 2 deri në 4 pika vaj esencial të livandos. Duke përdorur një tampon pambuku ose kunj për veshët, butësisht aplikojeni përzierjen në qerpikë, duke i mbuluar ato nga rrënja deri në majë.

Aplikojeni këtë përzierje të paktën tri herë në javë dhe qerpikët tuaj do të bëhen më të trashë, të gjatë dhe me shkëlqim me kalimin e kohës.