Paratë duket se nuk na mjaftojnë asnjëherë. Ndoshta ju duket pa kuptim që yjet të favorizojnë financat e dikujt, por një studim i fundit ka zbuluar se cilat janë shenjat e horoskopit që kanë mundësinë të bëhen milionerë më shpejt. Ja cilat janë ato:

 

Demi

Venusi e vendos Demin si shenjën që dëshiron më të bukurën.

Ata e ndjejnë nevojën për të grumbulluar para për një jetë luksi.

Demat priren ndaj sigurisë dhe stabilitetit në jetë.

Ata kanë një aftësi për administrimin e parave, të cilat shtojnë potencialin për të fituar më shumë para.

 

Akrepi

Akrepi investon për një jetë të mirë.

Kjo shenjë kërkon përvojën e duhur profesionale, për të pasur një jetë luksi dhe pushime të mrekullueshme.

Akrepi ka aftësi në tregti dhe janë në rrugën e duhur për të rritur aspiratat e tyre financiare.

 

Luani

Një i lindur në shenjën e Luanit është i frymëzuar për të financuar për veshjet e tyre, darkat luksoze, dhuratat dhe aktivitetet e tjera, që i ndihmojnë të jenë në qendër të vëmendjes.

Në të njëjtën kohë, aftësitë e lidershipit natyral të Luanit, mund të çojnë në rritjen e pasurisë së tyre.

 

Gaforrja

Shpeshherë të lindurit në shenjën e Gaforres i tremben rrënimit financiar, prandaj i ruajnë të ardhurat e tyre me kujdes.

Nëse siguria e tij kërcënohet, janë të gatshëm të rrezikojnë, vetëm mos të kenë probleme ekonomike.

Paratë ju ngjisin shumë Gaforreve, prandaj e shijojnë ndjesinë e tyre.

Janë ekspertë në grumbullimin e parasë, që i shton mundësitë për t’u pasuruar në të ardhmen.

Kur ai gënjen për paratë: arsyet dhe zgjidhjet

Tradhtia financiare – Nëse partneri ose bashkëshorti juaj ju ka gënjyer një herë për sa i përket çështjes së parave, ju mbase nuk i besoni më.

Një psikologe e huaj shpjegon katër arsyet të cilat qëndrojnë pas tradhtisë financiare dhe udhëzon katër rrugët për të dalë prej saj

Nuk ju ka treguar për rritjen e pagës e as për paratë e marra në bankë!

Me pak fjalë ju ka gënjyer për paratë.

Tashmë e keni zbuluar dhe ndiheni e tradhtuar.

Kjo quhet tradhti financiare dhe është një ndër shkaqet kryesore të divorcit mes çifteve.

Deri në ç’pikë ka të drejtë të harxhojë lirshëm paratë e veta?

Ku përfundon liria dhe fillon tradhtia financiare?

Përgjigjja është: kur fillon edhe gënjeshtra.

Për këtë çështje në mënyrë tepër interesante ka folur seksologia dhe psikologia italiane, Marta Giuliani për la.repubblica.

A mund të bëhet tradhtia financiare shkak për krizën ndërmjet çifteve?

“Absolutisht po. Tradhtia financiare, si ajo seksuale, jetohet si mungesë respekti, tradhti ndaj besimit.

Një studim i fundit i “National Endowment for Financial Education” ka treguar që në 12 për qind të rasteve arrihet në ndarje ose divorc”.

Arsyet e tradhtisë financiare

Ja se cilat janë arsyet më të zakonshme pas kësaj lloj tradhtie, sipas psikoseksologes Marta Giuliani.

1) Ai, partneri ose bashkëshorti juaj, mund të ketë një varësi të fshehtë, që mund të jetë ajo për substancat narkotike, për lojërat, për seksin ose për shopping-un. “Varësia është një nga arsyet më serioze që i shtyn partnerët tuaj të gënjejnë për humbjet e mëdha të parave”, shpjegon ekspertja.

2) Dëshiron të afirmojë fuqinë e tij: paraja është një lloj instrumenti fuqie në brendësi të një marrëdhënieje. “Ndonjëherë – thotë Giuliani – ajo përdoret për të eksperimentuar agresivitetin kundrejt partnerit, duke mbajtur fshehur pjesë të menaxhimit të parave”.

3) E ka problem të flasë për paratë: të flasësh për paratë është po aq e vështirë sa të flasësh për seksin. Të shprehurit e sikletit të menaxhimit ekonomik të shtëpisë, për disa është diçka e pamundur. “Ata preferojnë më mirë të ndërrojnë argument”, thotë ekspertja.

4) Shpenzimet e veta i sheh si të dobishme, tuajat të kota.

Partneri – “Çfarë kuptimi ka të harxhosh 100 euro për një çantë?”

Ju – “Përse paguan aq shumë për të parë 22 meshkuj që vrapojnë pas një topi?”

Kënaqësitë tona i shohim si të domosdoshme, ndërsa ato të partnerit si shpenzime të kota.

“Kjo – thotë psikoseksologia – gjeneron keqkuptime të mëdha që ndërkohë mund të çojnë drejt preferimit të heshtjes sesa të komunikimit mes partnerëve”.

 

Zgjidhjet për të shpëtuar çiftin

Keni zbuluar tradhtinë. Si mund ta kaloni këtë? Ja disa këshilla të ekspertes:

1) Flisni për paratë: është e rëndësishme ta filloni nga aty. “Për të nisur dhe për të forcuar komunikimin në çift mbi çështjet e lidhura me paranë tregohuni të hapur me tjetrin”, shpjegon Giuliani.

2) Dëgjojeni për ta kuptuar dhe jo për t’i bërë replikë: fitoni pak kohë për të kuptuar se çfarë e ka çuar partnerin tuaj të fshehë disa implikime financiare dhe t’i vërë ato në diskutim. “Është e rëndësishme që gjetjet të mos i përdorni për të hapur konflikte të mëtejshme”, rekomandon Giuliani.

3) Bëni së bashku një plan financiar: punoni së bashku për të zbuluar se si mund të ndiheni ekonomikisht së bashku të pavarur. “Duke ripohuar nevojat e të dyve ju mund të kurseni më shumë sesa mund të shpenzoni”, konfirmon ekspertja.

4) Kërkoni ndihmë: nëse tradhtia financiare fsheh varësi ndaj diçkaje ose nëse është simptomë e një konflikti më të thellë të çiftit, është e rastit t’i drejtoheni ndonjë eksperti. “Ndihma e ekspertëve mund t’ju ndihmojë që të dy”, e përmbyll psikoseksologia.