E keni provuar ndonjëherë të shtriheni për të fjetur dhe thjesht nuk ju zë gjumi sepse keni shumë mendime në kokë? Epo, mirë se erdhët në grupin tonë sepse nuk jeni vetëm…

Gjithsecili ka gjëra të ndryshme në mendje që e mbajnë zgjuar gjatë natës.

Mund të jetë një zënkë me shokun tuaj ose thjesht uria.

Cilado qoftë çështja, ato të çojnë të mendoni edhe gjëra të këqija.

Këto gjëra kanë zgjidhje, por së pari duhet të dini se çfarë ju shqetëson.

Më poshtë do të shihni se cilat janë ato mendimet shqetësuese që nuk i lënë të flenë shenjat e horoskopit:

Dashi

Ushqimi. Ta ha apo jo këtë copën e picës!!!

 

Demi

Të gjitha paratë që nuk duhet t’i kishe shpenzuar.

 

Binjakët

Argumente që nuk kanë ndodhur mes teje dhe dikujt tjetër.

 

Gaforrja

Fakti që s’ke bërë asnjë plan për nesër me shokun tënd. S’do ta takosh deri nga dreka, por prapë hall është.

 

Luani

Fakti që nuk ke marrë asnjë kompliment gjatë ditës. Si dreqin iku kështu kjo ditë!

 

Virgjëresha

Përse po fle kur mund të kishe paguar faturat dhe taksat sot.

 

Peshorja

Ja vlen apo jo të shkoj në palestër! Ja, ta mendoj, ta mendoj, ta mendoj, mmmm. Ta mendoj…

 

Akrepi

Të gjitha gënjeshtrat që i besove gjatë ditës. Edhe kur mami ta tha: Je shumë i/e bukur!

 

Shigjetari

Pse duhet të flesh kaq shumë kur mund të bëjë diçka tjetër. 8 orë janë humbje kohe.

 

Bricjapi

Të gjithë njerëzit që përbuz dhe të përbuzin.

 

Ujori

Gjithçka po shkon shkëlqyer. Gjithçka po shkon shkëlqyer. Gjithçka po shkon shkëlqyeeeer.

 

Peshqit

Më gënjeu ai kur më tha që kjo bluza s’më tregonte të shëndoshë?!