Nga Alkida LULA – KIDS KOPSHT DHE ÇERDHE

Tetori është muaji i gjyshërve dhe lum kush i ka…

Para se t’ju njohim me disa aforizma të bukura për këta “engjëj”, theksojmë se lidhja midis fëmijëve dhe gjyshërve ka luajtur gjithmonë një rol kryesor në sistemin familjar që nga lashtësia.

Kjo lidhje, madje është cilësuar si më e vërteta dhe më pas interes, me një dashuri të pakushtëzuar, që njerëzit mund të krijojnë.

Kjo marrëdhënie i mbush gjyshërit me lumturi dhe nga ana tjetër, e bën lehtësuese dhe vetëbesuese jetën e fëmijës.

Gjyshërit mund të luajnë rolin e “historianit” dhe të besueshmit në familje, duke i përcjellë në mënyrë më të butë dhe “diplomatike” vlerat pozitive drejtnipit/mbesës.

20 thënie dashurie për lidhjen gjysh/gjyshe – nip/mbesë

 

1. Gjyshërit janë heronj, ata/ato janë aq të rëndësishëm për rritjen e një fëmije njësoj si vitaminat.

– JOYCE ALLSON

 

2. Për një fëmijë të vogël, gjyshja e përsosur nuk ka frikë nga qentë e mëdhenj apo stuhitë e ashpra, por është absolutisht e tmerruar nga fjala “BOOhhhh…” kur nipi/mbesa e saj e shfryn!

– ROBERT BRAULT

 

3. Një nënë bëhet gjyshe e vërtetë ditën kur ajo ndalon të vërejë gjërat e tmerrshme që fëmijët e saj bëjnë, SEPSE ajo është kaq e magjepsur me gjërat e mrekullueshme që i bëjnë nipërit dhe mbesat e saj dhe sytë e saj “verbohen” të shohin ndonjë gjë të keqe tek të vegjlit.

– LOIS WYSE

 

4. Ajo që fëmijët kanë nevojë më së shumti janë gjërat thelbësore që gjyshërit japin me bollëk; dashuri të pakushtëzuar, durim, humor, rehati, mësime në jetë dhe më e rëndësishmja… ah, po, biskota :).

– Rudolph Giuliani

 

5. Nëse gjërat nuk po shkojnë mirë, atëherë thirrni gjyshen tuaj. Nëse është gjallë do të vijë si vizitore, nëse ka vdekur do të vijë si engjell. Por gjithnjë do të vijë…

– Proverb Italiane

 

6. Nipërit/mbesat janë pikat që lidhin linjat nga brezi në brez.

– LOISE WYSE

 

7. Gjyshja është edhe prind, edhe mësuese edhe një mike shumë e mirë.

 

8. Kur gjyshërit hyjnë në derën e shtëpisë, disiplina fluturon nga dritarja.

– OGDEN NASH

 

9. Ne të gjithë duhet të kemi një person që di të na bekojë pavarësisht historive negative, për mua ajo ishte gjyshja ime.

– PHYLLIS THEROUX

 

10. “Gjyshërit sjellin urtësi, lumturi, ngrohtësi dhe dashuri për çdo jetë që prekin”

 

11. E vërteta është thënë, duke qenë një gjyshe, je afër përsosjes.

– Bryna Nelson Paston

 

12. Ka baballarë edhe që nuk i duan fëmijët e tyre, nuk ka asnjë gjysh që nuk e adhuron nipin e tij.

– Victor Hugo

 

13. Ndonjëherë, gjyshërit dhe gjyshet tanë janë si engjëjt, edhe kur nuk i sheh – e ndjen se i ke pranë dhe të ndjekin kudo duke të bekuar.

– Lexie Saige

 

14. Gjyshi/gjyshja është dikush me argjend në flokët e tij (thinjat) dhe flori në zemrën e tij.

– Anonime

 

15. Çdo shtëpi ka nevojë për një gjyshe brenda saj.

– Louisa May Alcott

 

16. Unë besoj në vlerën e jetës. Besoj se duhet t’i përgatisim fëmijët për nesër, me vlerat familjare të gjyshërve të mi.

– Ryan Zinke

 

17. Nëse je me fat që ende i ke gjyshërit, vizitojini, i çmoni dhe i ftoni, sa herë të mundeni. Sepse, shpejt s’do ta keni më këtë fat…

– Regina Brett

 

18. Arsyeja pse gjyshërit dhe nipërit/mbesat merren vesh kaq mirë dhe duhen shumë, është fakti se armiqtë i kanë të përbashkët. Cfarë kërcënon nipin/mbesën, e ndjejnë në shpirt gjyshërit…

– Sam Levenson

 

19. Kur unë jam në gjyshërit e mi, unë e di që unë nuk duhet të bëj asgjë, por të pushoj, të kënaqem dhe të gëzoj shoqërinë e anëtarëve të familjes. A nuk janë të mrekullueshëm? Kush të bën gjithçka Falas, dhe për më tepër, shoqëruar me një dashuri pa kushte?

– Tyson Chandler

 

20. Vetëm gjyshja të gjen diagnozën e shpirtit me një shikim, më shpejt se sa doktori diagnozën e trupit me “100 mjete”.

– Anonime

ALKIDA LULA

KIDS KOPSHT DHE ÇERDHE

Rruga: “Xhanfize Keko”, Tiranë

CEL: 069 51 81 791