Dieta e shëndetshme është bërë një temë jashtëzakonisht popullore kohët e fundit.

Çfarë duhet të hani për të humbur peshë? Si të jetoni pa sheqer dhe kripë? Çfarë duhet të bëni nëse nuk mund të gjeni perime organike?

Këto janë pyetjet që vazhdojnë të shfaqen në kokën tonë gjithnjë e më shpesh.

Do të ndajmë me ju 17 përgjigje të vërtetuara shkencërisht për pyetjet më të shpeshta në lidhje me të ushqyerit:

17. Nxitësit e menjëhershëm të energjisë

© Pixabay © Pixabay

Energjia jonë e përgjithshme e trupit varet nga ushqimi që hamë. Konsumimi i orizit, mjaltit dhe vezëve në mënyrë të rregullt, do t’ju ndihmojë të qëndroni aktiv.

Por nëse keni nevojë për një nxitje të menjëhershme të energjisë, mos nxitoni për të blerë një pije tjetër energjike sepse përmban shumë sheqer dhe kafeinë, e cila do t’ju japë energji artificiale.

Konsumimi i një molle në vend të saj do të rrisë energjinë tuaj në mënyrë natyrale.

16. Ushqimet që nuk rritin kolesterolin

© depositphotos © depositphotos

Konsumimi i kolesterolit nuk është gjithmonë i keq. Çdo gjë varet nga lloji i yndyrave që përmban një produkt.

Produktet si gjalpi, sallami, çokollata me qumësht, madje edhe karamelet janë të pasura me yndyrna të ngopura që rrisin nivelet e kolesterolit, ndërsa drithërat, fasulet, thjerrëzat dhe frutat e thata pa kripë janë produkte që ndihmojnë në uljen e niveleve të kolesterolit natyrshëm sepse ato kanë nivel të ulët të këtij lloji yndyre.

Vezët, karkalecat e detit dhe mëlçitë, pavarësisht se janë të pasura me kolesterol, në të vërtetë nuk e rrisin nivelin e tij në trupin tonë.

Nga ana tjetër, kosi dhe produkte të tjera të qumështit me yndyrë të plotë mund të duken të padëmshme, por sasia e yndyrave të ngopura në to është me të vërtetë e lartë. Ndaj, është më mirë të kufizoni konsumin e tyre.

15. Gluteni

© darkzip/instagram © darkzip/instagram

Vetëm një pjesë e vogël e popullsisë botërore ka intolerancë ndaj glutenit. Të gjithë njerëzit e tjerë (rreth 90%) mund të konsumojnë lirisht grurin dhe produkte të tjera që përmbajnë gluten.

14. Superushqimet

© depositphotos.com © depositphotos.com © depositphotos.com © depositphotos.com © depositphotos.com © depositphotos.com

Nuk ka asnjë produkt që mund të ndihmojë trupin tuaj i vetëm të qëndrojë i shëndetshëm dhe në të njëjtën kohë, nëse dieta juaj është e balancuar, atëherë asnjë produkt nuk del jashtë loje.

Ka produkte që përmbajnë elementë pak më të shëndetshëm se të tjerët si spinaqi, brokoli, boronica, thjerrëzat, fasulet, lakrat, pjeshkët dhe arrat. Këto duhet të përfshihen në menynë tuaj menjëherë.

13. Buka

© depositphotos.com © depositphotos.com

Buka e shijshme e freskët është një kënaqësi që nuk ka të bëjë me ushqimin e shëndetshëm. Ju mund të hani bukë, por ju nuk duhet ta konsideroni atë si një komponent serioz të një diete të shëndetshme.

12. Karbohidratet

© depositphotos.com © depositphotos.com

Një dietë e shëndetshme e klasit të lartë është e pamundur pa karbohidratet. Të gjitha produktet e dobishme që vijnë nga bimët janë një burim i karbohidrateve.

Ju duhet të përjashtoni ushqimet e rafinuara dhe ushqimet e pasura me sheqer në dietën tuaj ushqimore, jo për shkak se ata kanë një nivel të lartë të karbohidrateve, por sepse përmbajnë yndyrna, natrium dhe përbërës të tjerë të rrezikshëm.

Karbohidratet nuk janë të këqija, ushqimi i pashëndetshëm sëmurë është i keq!

11. Detoksifikimi

© depositphotos.com

Trupi ynë vetëpastrohet çdo ditë.

Mënyra më e mirë me të cilën mund ta ndihmoni trupin tuaj është duke ruajtur një dietë të shëndetshme, duke u ushtruar, duke fjetur mjaftueshëm, duke qenë në gjendje të kontrolloni stresin dhe natyrisht duke mos pirë duhan.

Ndjekja e këtyre rregullave është shumë më mirë se çdo detoksifikim artificial. Jo vetëm që nuk është efektive, por gjithashtu mund të jetë mjaft e rrezikshme.

10. Përbërja e produkteve

Produktet më të shëndetshme zakonisht kanë vetëm një përbërës. Për shembull, produktet si avokado, thjerrëzat, boronica, brokoli, bajamet etj.

Kur zgjidhni produkte të tjera, gjithmonë kushtojuni vëmendje listës së përbërësve: sa më i shkurtër është, aq më mirë. Gjithashtu, vëmendje ndaj sasisë së kimikateve, sheqerit, vajrave, kripës, etj., në to.

9. A mund të hamë të njëjtat produkte çdo ditë?

Nëse mbani një dietë të ekuilibruar, atëherë lehtësisht mund të hani të njëjtat produkte dhe t’i shijoni në baza ditore. Megjithatë, është ende e vlefshme që të diversifikoni konsumimin tuaj të përditshëm të ushqimit kohë pas kohe.

8. Yndyrnat

© depositphotos.com © depositphotos.com

Siç kemi thënë tashmë, “yndyrnat” e mira janë të përfshira në frutat e thata, farat, ullinjtë, avokadot, produktet e detit dhe vajin e ullirit.

Mos harroni të ulni konsumin e yndyrave të ngopura që ju gjenden tek në ushqimet e pashëndetshme si produktet e mishit dhe nënproduktet e qumështit.

7. Produktet organike

© depositphotos.com © depositphotos.com © depositphotos.com

Bujqësia organike mbron ushqimin nga pesticidet e dëmshme. Përveç kësaj, ka avantazhe të dukshme ekologjike dhe etike. Por ende nuk ka prova për përfitimet e saj në shëndet, sepse nuk janë kryer studime përkatëse dhe të përshtatshme.

6. Perimet

© depositphotos.com © depositphotos.com

Perimet që janë të detyrueshme për një ushqyerje të shëndetshme mund të blihen si të freskëta ashtu edhe të ngrira. Dhe kur blini ato të ngrirat ju duhet të kërkoni për ato që janë ‘ngrirë’ menjëherë pas vjeljes.

Ka edhe disa faktorë të tjerë që duhet t’u kushtoni vëmendje:

– data e vjeljes së perimeve të ngrira duhet të përputhet me sezonin normal të vjeljes;

– pjesët e perimeve në paketim duhet të ndahen. Nëse dalloni se ka një pjesë të madhe të akullt, kjo tregon një shkelje të procesit të ruajtjes dhe transportit.

5. Të gatuhen apo jo?

© depositphotos.com © depositphotos.com

Këtu gjithçka varet nga produkti. Kjo është arsyeja pse:

– frutat e pyllit janë më të mira nëse hahen të freskëta në mënyrë që të ruhet të gjithë antioksidantët

– domatet dhe lakrat duhet të gatohen pak për tretshmëri më të mirë;

– thjerrëzat dhe fasulet mund të hahen vetëm pasi të jenë gatuar plotësisht.

4. Peshku

© depositphotos.com © depositphotos.com

Peshku mund të hahet çdo ditë në një nga vaktet. Megjithatë, duhet të siguroheni që peshku që hani nuk e tejkalon nivelin e merkurit dhe substancave të tjera të dëmshme.

Është llogaritur se peshqit më të vegjël kanë shumë më pak gjasa të përmbajnë merkur sesa peshqit më të mëdhenj.

3. Kalciumi

© depositphotos.com © depositphotos.com © depositphotos.com © depositphotos.com © depositphotos.com © depositphotos.com © depositphotos.com

Shkencëtarët ende nuk kanë ardhur në përfundimin për dëmin ose përfitimin e qumështit tek të rriturit. Për ata që kanë vendosur ta përjashtojnë këtë produkt nga dietat e tyre, ju rekomandojmë që të përfshini produkte të tjera të pasura me kalcium.

Për shembull: zarzavatet, fasulet dhe sojën.

2. Alkooli

© The Good Wife/CBS Productions © Corporate /Enjoy Movies

Hulumtimi më i fundit thotë se konsumimi i çdo lloj alkooli zvogëlon jetëgjatësinë tuaj. Kjo është arsyeja pse edhe verërat e kuqe në të vërtetë janë potencialisht të rrezikshme.

Pra, nëse kosnumoni alkool për të përmirësuar shëndetin tuaj, shkencëtarët rekomandojnë që ju të ndaloni së bëri atë menjëherë.

1. Sheqeri

© depositphotos.com © depositphotos.com

Sheqeri na siguron me kalori ‘boshe’ pa asnjë element ushqyes tjetër. Përveç kësaj, sheqeri liron insulinën, i cili nxit shtimin e peshës.

Gjithashtu, sheqeri na bën të duam të hamë më shumë. Kjo është arsyeja pse ka kaq shumë produkte në dyqane përmbajnë kaq shumë sheqer.

Ushqimi i shëndetshëm duhet të përfshijë parimet e mëposhtme:

– Ujë në vend të pijeve me sheqer;

– Konsumoni vetëm grurë dhe drithëra të plota;

– Arra, fara, vaj ulliri, avokado si burim të yndyrës ‘së mirë’;

– Peshk dhe ushqime deti në vend të mishit si një burim i proteinave;

– Më pak sheqer dhe kripë, më shumë perime dhe fruta.