A janë njerëzit të aftë t’i marrë malli për diçka apo për dikë? Apo ne na mungon vetëm interpretimi dhe kujtimet për atë gjë apo atë person? Duket sikur është e njëjta gjë, por në fakt nuk është…

Në thelb, ne nuk jemi të aftë të ndjejmë mall apo dashuri për vetë personin.

Ne jemi të aftë të duam dhe të vlerësojmë njerëzit dhe gjërat për atë që mendojmë që ata dhe ato janë.

Sigurisht kjo është arsye për t’u shqetësuar, por në të njëjtën kohë, ajo spjegon diçka për luhatjen e emocioneve dhe dashurisë që ndiejmë.

Njerëzit gjykojnë, të gjithë e bëjmë.

Kështu jemi gatuar dhe kjo është vështirë të ndryshojë, por duke gjykuar, ne krijojmë disa ide për personin tjetër.

Megjithatë, ndonjëherë, interpretimet tona për atë person janë larg së vërtetës, që është një arsye pse njerëzit ndalojnë së dashuruari.

Ata nuk e duan më njeriun që mendonin që e njihnin, sepse njohin personin e vërtetë, që nuk është i njëjtë me atë që kishin krijuar në mendje.

Njerëzit interpretojnë, pastaj rikoleksionojnë dhe modifikojnë lehtësisht kujtimet për atë person para se t’i interpretojnë sërish.

Njerëzit janë të komplikuar!

Ndonjëherë e kujtojmë dikë në një formë që është shumë e ngjashme me atë që personi është në të vërtetë, ose që ka qenë.

Ne na pëlqen t’i bëjmë gjërat romantike.

Ne na pëlqen të përqendrohemi te mënyra si dikush na ka bërë të ndjehemi sesa te mënya si është sjellë apo si na ka trajtuar.

Duke vepruar në këtë mënyrë, përqendrohemi te emocionet e forta dhe të këndshme dhe i lëmë ato të mjegullojnë gjithë perceptimin tonë për një individ.

Ndonjëherë, ky perceptim është i saktë, ne kemi gjithë arsyet që të ndjejmë mungesë për dikë, por e kundërta është po njëlloj e vërtetë.

Ndonjëherë ty nuk të mungon personi, por ideja për të.

Ky njeri mund të ketë trajtuar si leckë, por ti mban mend vetëm gjërat e bukura.

Të mungon ideja e të pasurit dikë në jetë dhe është e kuptueshme.

Njerëzve nuk u pëlqen të jenë vetëm.

Disa ia dalin më mirë sesa të tjerët, por përgjithësisht bëhet fjalë për nevojë.

Askush nuk zgjedh të jetë krejt i vetëm, vetëm në mos pastë probleme psikologjike.

Sigurisht, ne, herë pas herë, duam të rrimë vetëm, por këto janë vetëm copëza.

Me siguri pas ca kohe do ndihemi vetëm dhe do duam dikë pranë.

Është krejtësisht normale dhe nuk ka asgjë për të ardhur turp.

Ajo që duhet të na bëjë të na vijë turp është ta lëmë veten të na marrë malli për persona që na kanë trajtuar si mbeturina.

Ata mund të kenë qenë shumë të mirë me ju, në raste të veçanta, por jeta nuk është plot me raste të veçanta.

Po të ishte, nuk do quheshin më kështu.

Nëse të mungon dikush që të lëndon vazhdimisht, sepse thjesht nuk do t’ia dijë për ty, atëherë të duhet të bësh një hap pas dhe të marrësh kohë për të pasur një vizion më të qartë të realitetit.

Nuk mund ta lejosh veten të pranojë të përdoret dhe të keqtrajtohet.

Thjesht nuk mund ta lejosh këtë.

Të mungon ai njeri, vetëm kur ndihesh vetëm!

Ka një mënyrë shumë të thjeshtë për të dalluar dashurinë e vërtetë nga gjithçka tjetër që ne e quajmë dashuri.

Njerëzve u mungon dikush nga e shkuara kur ndihen vetëm ose të trishtuar.

Këta njerëz gjithashtu kërkojnë në të shkuarën njerëz ku të mbështeten kur kanë nevojë të mbështeten, por nuk kanë ku, në të tashmen.

Kjo nuk është dashuri, kjo je ti që kapesh si i mbyturi pas kashtës. Kur jeta bëhet e vështirë, ne asnjëherë nuk duam të jemi vetëm, sepse po të kishim dikë në jetë, gjërat do bëheshin më të lehta.

Si qenie njerëzore, jemi gjithmonë të interesuar t’i lehtësojmë gjërat.

Por kjo nuk është dashuri e vërtetë.

Është vetmia që shtrihet në imagjinatën tonë duke na bërë të lëkundemi mbi kujtime që janë më shumë interpretime dhe më pak realitet.

Nëse të mungon dikush në kohë të vështira, atëherë kupto që je duke gënjyer veten që të mungon me të vërtetë.

Në anën tjetër, nëse dikush të mungon edhe në momentet më të lumtura, atëherë ka arsye të vërteta që ky person të të mungojë.

Nëse sheh jetën dhe gjithë lumturinë që ndjen dhe gjëja e parë që të vjen në mendje është “Sikur ajo (apo ai) të ishte këtu për ta ndjerë këtë me mua…” atëherë ti e do atë person.

Ty nuk të mungon njeriu tjetër, të mungon njeriu që ti vetë ke qenë kur ishe me të.

Kur kthehemi në të shkuarën dhe kujtojmë ish-të dashurit, eksperiencat që kemi pasur, ndjenjat, kujtimet…ne nuk kujtojmë shumë personin tjetër, por personin që ishim vetë kur ndanim kohë me tjetrin.

Njerëzit janë shumë egocentrikë.

Është natyra jonë.

Ajo nuk duhet luftuar, duhet kuptuar dhe kontrolluar pak më mirë.

Ne nuk kujtojmë njeriun që kemi dashur dikur sepse kjo është e pamundur.

Ne asnjëherë nuk ndërveprojmë drejtpërdrejtë me njerëzit, ne ndërveprojmë me interpretimin tonë për ta.

Dhe interpretimet tona janë shumë të manipulueshme.

Ne kthehemi pas dhe ndryshojmë mënyrën si i kuptojmë ngjarjet dhe njerëzit dhe mënyrën si ndihemi.

Pavarësisht gjithë kësaj, ngelet e vërtetë që ngjarjet dhe njerëzit që ne mendojmë që vlejnë më shumë, janë ngjarjet dhe njerëzit që na kanë ndikuar më shumë.

Kjo është diçka që shumë njerëz nuk e marrin seriozisht: ne kujtojmë mënyrën si njerëzit na kanë ndikuar dhe jo vetë njerëzit.

Sigurisht, ne kujtojmë veprimet e tyre që na kënë bërë të ndihemi në një mënyrë, por në të vërtetë ne po përmbledhim emocionet, jo veprimet.

Me këtë duhet të kuptojmë që ajo që na mungon me të vërtetë nuk është personi sesa realiteti kur e kishim atë person në jetën tonë.

Ne na mungon mënyra si jemi ndjerë dhe njerëzit që u bëmë duke qëndruar me të.

Na mungon njeriu që ishim sepse ai ishte një variant më i mirë i këtij njeriu që jemi sot.

Kjo mund të jetë thjesht rezultat i nostalgjisë, por, gjithsesi, është realiteti që jetojmë, pavarësisht nëse e kuptojmë apo e pranojmë atë.

Njerëzit janë të aftë të duan të njëjtin njeri përgjithmonë.

Ne jemi të aftë të na mungojë ai ose ajo dhe të kuptojmë çfarë kemi humbur ose nga çfarë kemi hequr dorë.

Por kjo ndodh rrallë.

Shpesh, ne lodhim veten emocionalisht me njerëz që nuk e meritojnë vëmendjen tonë.

Mëso të bësh dallimin dhe jeta do të çojë në një drejtim me shumë më tepër dritë.