Prej shekujsh të gjitha përrallat dhe gojëdhënat kanë mbijetuar brez pas brezi dhe na kujtojnë fëmijërinë tonë.

Por kohët e fundit, nënat po zgjedhin gjithnjë e më shumë t’i mbajnë fëmijët larg nga përrallat, pasi ato janë të mbushura me stereotipa paragjykuese dhe arkaike.

E kemi fjalën për përralla si “Hirushja” dhe “E Bukura dhe Bisha” që janë aq të rrënjosura në kulturën popullore saqë shumë e lehtë mund të anashkalohen ideologjitë e dëmshme që ato përcjellin nëpërmjet personazheve.

Aktoret Keira Knightley dhe Kristen Bell janë në mesin e atyre nënave që kritikojnë disa nga përrallat kyçe, ku jepet mesazhi se gratë duhet të shpëtohen nga burrat apo të puthen ndërsa flenë.

Dhe a e dini se cilat janë ato stereotipe me të cilat po përballemi në përrallat e fëmijëve:

 

1- Femrat janë pasive dhe presin të shpëtohen vetëm nga burrat.

Me siguri ju kujtohen “Borëbardha”, “Hirushja” dhe “Bukuroshja e fjetur”, e të tjera përralla që presin që t’u japin lirinë apo t’ua rregullojnë jetën meshkujt.

Epo, ky nuk është një mësim aspak i mirë për vajzat!

 

2- Martesa është shpërblimi përfundimtar.

Në një kulturë ku shumë njerëz nuk zgjedhin të martohen fare këto përralla duken praktikisht mesjetare.

“Sirena e Vogël”, “Hirushja” dhe “Bukuroshja e Fjetur”, kulmojnë me një festë madhështore martese.

Diskriminuese për ata që nuk kanë para, apo jo?

Në jetën reale, numërohen me gishta vajzat që mund të arrijnë të realizojnë dasma të tilla madhështore.

 

3- Ka një mungesë të diversitetit racor dhe seksual, me përjashtim të disa përrallave si “Mulan”, “Pokahontas” and “Princesha Jasmine”.

Përveç këtyre përrallave, të tjerat janë të gjitha me princesha e princër apo personazhe të tjerë, që i përkasin racës “së bardhë”.

Përrallat janë zhanri më diskriminues racor.

 

4- Personazhet femra janë shumë të lidhura pas shtëpisë.

E vetmja mënyrë që “E Bukura” të shpëtojë babanë e saj të varfër nga “Bisha” është duke u bërë shërbëtore e shtëpisë së tij.

Hirushja është gjithashtu e lidhur me pastrimin dhe Borëbardha me kujdesin për 7 xhuxhët.

A është ky një shembull për t’u imituar, që vajzat pastrojnë gjithë ditën shtëpinë dhe nuk mësojnë?

 

5- Femrat paraqiten gjithashtu si negative.

Me siguri ju kujtohen njerkat e këqija, gjysmë-motrat e këqija apo shtrigat që kanë role negative në këto përralla dhe që dëmtojnë konceptin e familjes.

Gjysmë motrat duhet të jenë burim dashurie, jo ligësie.

A jeni ende dakord që t’u rrëfehen fëmijëve përralla?

Pa llogaritur këtu disa të tjera, ku të fusin frikën deri në palcë….

Burimi: The Independent