Ne do t’ju japim disa këshilla se si t`i jepni flokut tuaj reflektime të arta në mënyrë natyrale nëpërmjet përdorimit të Curcuma-s (shafranit të Indisë), i cili ka një nuancë të karakterizuar nga ngjyra e verdhë në portokalli – karotë.

Natyrisht, kjo është një zgjidhje natyrale dhe për këtë arsye nuk duhet të presim mrekulli.

Me shafran pluhur ju nuk mund të çelni flokët e errët, por për ju që keni flokë biondë ajo do t’ju dhurojë disa reflekse të bukur dhe do të intensifikojë ngjyrën e atyre që kanë flokë natyralë të hapur.

Megjithatë, ju duhet të jeni të kujdesshëm gjatë përdorimit të kësaj erëz për të shmangur efektin shumë të verdhë që ajo ka.

Zakonisht, njerëzit me flokë të verdhë shumë janë këshilluar për të shmangur shafranin, pasi kjo erëz mund të intensifikojë ngjyrën bazë duke e dhënë një efekt fluoreshente apo edhe të gjelbër, i cili padyshim do të jetë i padëshiruar për ju .

Të çelësh flokët me shafran është shumë e thjeshtë, mjafton të keni vetëm dy përbërës: ujë dhe pluhur nga shafrani i Indisë.

Dozat ndryshojnë sipas gjatësisë dhe dendësisë së flokëve.

Zakonisht fillohet me një dozë nga një lugë çaji erëz për çdo gotë me ujë.

Me rëndësi është që përpara se të lagni të gjithë flokët, bëni një test në një pjesë të fshehur për të shmangur surpriza të pakëndshme.

Procesi është shumë i thjeshtë: mjafton të tretni shafranin në ujë duke e përzier, derisa të tretet plotësisht dhe pastaj aplikojeni në flokët e thatë duke e lënë të veprojë për një hark kohor mes 20 dhe 120 minutash, në varësi të intesitetit të nuancës që dëshironi.

Pasi të kalojnë minutat, lani flokët si zakonisht.

Për rezultate më të qëndrueshme, aplikimi duhet të përsëritet një herë në javë për të paktën një muaj.

Përdorimit i Curcuma në flokë vepron natyrshëm edhe kundër zbokthit, me pak aplikime ju mund të shihni përmirësimin e lëkurës suaj të kokës.

 

Dhe një maskë fytyre me shafran për një lëkurë të bronztë

Shafrani është konsideruar si një eliksir i vërtetë i bukurisë dhe mbreti i antioksidantëve: neutralizon veprimin e radikaleve të lira (substanca toksike të krijuara nga stresi, ushqimi, ndotja dhe stili jo i shëndetshëm i jetesës) të cilat çojnë në plakjen e organizmit dhe lëkurës.

Në nivelin e përbërësve aktivë, shafrani është i pasur me vitamina B1 dhe B2 si dhe krocetinë, krocinë dhe pikrokrocinë (përgjegjëse për ngjyrën intensive të verdhë të shafranit), antioksidantë të shkëlqyer natyralë, të pranishme në sasi të përqëndruar në këto erëza: në raport peshe tek shafrani një mijë herë më shumë se tek karota.

Receta e kësaj maske është shumë e thjeshtë.

Përzieni shafranin me pak tul papaja dhe aplikojeni në fytyrë të pastër duke e lënë atë për 1 minuta.

Papaina e gjendur në frutin e papajës ndihmon lëkurën të çlirohet nga qelizat e vdekura ndërsa vetitë e shafranit parandalojnë njollat e errëta dhe rrudhat.

Shafrani ju dhuron edhe një nxirje më të bukur e të shëndetshme sepse përmban shumë karotenoide, alfa-karoten dhe betakaroten që forcojnë lëkurën dhe stimulojnë melaninën duke ju dhënë një nxirje uniforme dhe të shndritshme.

Ne mungese te papaja-s, perdorni tul avokado ose banane.