© thisgrandmaisfun

Pastrimi i kuzhinës mund të marrë më shumë kohë se pjesa tjetër e banesës. Mes pllakave, sobës, furrës dhe mikrovalës … ka shumë punë! Dhe ato sipërfaqe kërkojnë shumë vëmendje dhe kohë.

Por ka mënyra për ta bërë procesin e pastrimit më të lehtë dhe më të shpejtë edhe pse disa nga këshilla mund të duken ekstreme: pse të përdorim majonezën ose çorapin për të pastruar diçka? Por në fakt, të gjitha këto këshilla janë me të vërtetë të dobishme.

Një rul për ventilatorin

© Depositphotos.com

Ka shumë mënyra të ndryshme për të hequr pluhurin nga një ventilator dhe ato më efektivet përfshijnë një fshesë me korrent ose një kuti me ajër të kompresuar.

Sidoqoftë, pasi të hiqni pjesën më të madhe të papastërtisë, është më mirë që të lani ventilatorin me një leckë të lagur: është shumë e lehtë për ta bërë këtë, ndërkohë që përdorni një rul të rregullt plastik ose druri.

Alkooli për qelqurinat

Ju ndoshta keni vënë re njollat e shëmtuara në gota pas larjes së tyre. Ju mund të përdorni alkoolin për t’i larguar ato: përziejeni me ujë dhe lani qelqurinat. Ju do të shihni se ato do të shkëlqejnë pas kësaj.

Letër kuzhine në frigorifer

Larja e frigoriferit nuk është shumë zbavitëse, por nëse përdorni letër kuzhine, do të jeni në gjendje të reduktoni frekuencën e pastrimit. Pjesën më të madhe të kohës, mund të vëreni njollat për shkak të një sasie të tepërt të ujit nga perimet dhe frutat e freskëta.

Një copë letër kuzhine e vënë nën perime ose shishet e pijeve do të largojë problemin. Gjithashtu, mund të përdorni një qese me xhel silici nga kutia e këpucëve.

Të vloni ujë për pastrimin e mikrovalës

Avulli në një mikrovalë mund të bëjë mrekulli: e gjitha ajo që duhet të bëni është të vendosni një filxhan të madh uji në mikrovalën tuaj dhe të lini ujin të vlojë.

Thjesht fshijini muret me një leckë të lagur. Ky marifet është gjithashtu i mirë për larjen e një tenxhereje elektrike.

Miell për të hequr qafe yndyrat

@brightside

Njollat e yndyrës janë shumë të vështira për t’u hequr, veçanërisht nëse sipërfaqja ka nevojë për një trajtim delikat. Përdorni miellin në këtë rast.

Vendosni pak miell në një vend me yndyrë dhe hiqni atë pak kohë më vonë. Kjo metodë funksionon në mënyrë të përkryer në një sobë.

Karbon për të hequr qafe erërat

@brightside

Ky është një marifet tjetër për frigoriferin që gjithashtu mund t’ju ndihmojë të pastroni një dollap: nëse vëreni se ka një erë të fortë në kuzhinë që nuk largohet, mund t’ju duhet të përdorni karbon të aktivizuar (charcoal).

Vendosni disa pilula në frigorifer dhe ato do të absorbojnë të gjitha erërat.

Majonezë për lulet

@brightside

Nëse keni lule artificiale në kuzhinë, ju mund t’u jepni atyre një jetë të dytë duke përdorur majonezë. Pastroni pluhurin nga gjethet dhe pastaj lajeni me ujë dhe majonezë. Kjo metodë do të bëjë që lulet të shkëlqejnë.

Gjejani vendin një çorapi të vetmuar

@brightside

Nëse vini re se ju keni vetëm një çorap tek, mos e hidhni atë në kosh. Nëse është mjaft i trashë, do të jetë një zëvendësim i madh për një copë lecke pastrimi. Është po aq i mirë për pastrimin e pluhurit sa është mikrofibra.

Kafe si aromatizues

Pas pastrimit të një dhome ose gatimit të disa ushqimeve me erë të keqe, mund të shtoni një aromë shumë të mirë të kafesë në dhomë. Thjesht vendosni një qiri të ndezur në një kavanoz me kokrra kafeje dhe dhoma do të mbushet me aromë kafeje.

Patate, vaj dhe kripë për të pastruar një skarë

Rezulton se, ka një mënyrë të thjeshtë për të pastruar një skarë pa përdorur asnjë kimikat të rrezikshme. Mbuloni grilën me vaj, përhapni kripë në të gjithë skarën dhe lëreni për 10 minuta.

Pas kësaj, merrni gjysmën e një patateje dhe fërkoni sitën e skarës. Ju do të vini re se yndyrnat do të hiqen me lehtësi.