Mbani nën kontroll se me çfarë ushqehet bebi juaj duke i përgatitur në kuzhinën e shtëpisë tuaj. Është më e lehtë nga ç’mendoni…

Përbërësit

*Fruta

*Perime

*Mishra

Koha e përgatitjes: 90 minuta

 

1. Mollë të pjekura

Ngroheni sobën në 176 gradë celcius dhe më pas lani dhe hiqjuni pjesën e brendshme mollëve me pajisjen e posaçme.

Mbështilleni fort çdo mollë në letër katrore alumini.

Piqini për 30-45 minuta, duke i provuar me pirun për butësinë e dëshiruar.

Hiqeni letrën e aluminit dhe lëkurën e mollëve dhe shtypini.

Piqni 2-3 mollë që të prodhoni 1 gotë pure mollësh.

Mund të përdorni të njëjtën metodë për dardhat, të cilat e arrijnë butësinë e dëshiruar në 15-30 minuta.

 

2. Pure mishi

Prijeni mishin në kuba rreth 1.2 cm dhe hiqjani çdo yndyrë ose pjesë dhjami.

Shtoni një gotë lëng (mishi ose perimesh) me një gotë mish.

Ziejini derisa mishi të jetë i butë, rreth 45 minuta deri në një orë.

Hiqeni mishin nga lëngu, por ruajeni këtë të fundit.

Kur të doni ta bëni mishin pure, përdorni një gjysmë gote lëng me një gotë mish.

Racionet që nuk do t’i përdorni duhet t’i ngrini në çast.

 

3. Pure bishtajoresh

Zgjidhni me kujdes një kupë çfarëdolloj bishtajoreje.

Lërini në ujë gjatë gjithë natës ose vërini në zierje për 2 minuta, mbulojini dhe lërini të pushojnë për 2 orë.

Kullojeni ujin dhe më pas shtoni 3 gota ujë të freskët dhe vërini në zjarr.

Reduktoni flakën dhe zierjen, dhe lërini të zbuten (diku rreth 30 minuta në 2 orë, në varësi të bishtajores që keni zgjedhur).

Pastrojeni sipërfaqen shpesh, ndërsa perimet ziejnë.

Bëjini pure me ¾ gotë qumështi.

Ngrijini menjëherë racionet që nuk do t’i përdorni.

 

4. Patatet e ëmbla

Pastrojini patatet e ëmbla dhe piqini në 232 gradë celcius përreth 40-50 minuta, duke i provuar me pirun për butësinë e dëshiruar.

Lërini të ftohen.

Qërojini dhe më pas zbutini me një pirun duke u shtuar lëng perimesh të gatuara, qumësht ose pak lëng molle.

 

5. Pure perimesh

Prijini perimet në copa të vogla dhe ziejini në avull në një enë të posaçme ose thjesht ziejini në një enë të mbyllur fort.

Përdoreni këtë ujë si hollues ku të bëni purenë e perimeve.

Nevojiten 2 gota perime të freskëta me 1/3 ose ½ gotë lëng.

Kalojini perimet e zbutura në një procesor ushqimi dhe bëjini pure.

Që të shtoni shijen dhe proteinat, provoni një sasi të ngjashme të patateve të ziera apo të pjekura dhe bëjini pure së bashku me perimet.

Hollojeni masën me qumësht sipas dëshirës.

Ngrijini menjëherë racionet e papërdorura.

 

6. Darkë e përzier

Hidhni një gotë mish të zier, 2/3 gotë perime të ziera, 1/3 gotë oriz kaf ose të bardhë të gatuar dhe 1 gotë lëng në blender që të bëhen në formë pureje.

Merren rreth 3 gota pure.

Racionet e papërdorura duhet t’i fusni në ngrirje menjëherë.