Princesha japoneze Ayako (R) dhe bashkeshorti i saj, Kei Moriya, duke iu pergjigjur gazetareve pas ceremonise se dasmes, ne Tokyo, Japoni. Kjo foto eshte realizuar nga Kyodo/ REUTERS

Ngjan si histori përrallash, por ndodhi gjatë javës që lamë pas.

Princesha japoneze ka zgjedhur dashurinë, një djalë të varfër dhe sipas traditës, një zgjedhje e tillë do të thotë që të humbësh trashgiminë dhe, edhe titullin si princeshë.

Por ajo, ka ndjekur zemrën, duke braktisur luksin (shpresojme mos pendohet)…

Princesha e Japonisë, 28-vjeçarja Ayako është martuar me të dashurin e saj 32-vjeçar Kei Moriya, një nëpunës në një kompani anijesh.

Martesa me një njeri të thjeshtë e detyron princeshën që të heqë dorë përfundimisht nga pozicioni i saj dhe luksi.

Ceremonia u zhvillua në kompleksin e shenjtë “Meiju Jingu” në Tokion qendrorë dhe përfshiu shkëmbimin e unazave dhe pije japoneze.

Të premten princesha, fëmija e tretë e princit Takamado dhe e bashkëshortes së tij Hisako mori pjesë në një ceremoni lamtumire të organizuar nga perandori Akiho dhe perandoresha Michiko.

Të martën çifti do të marrë pjesë në një banket që me shumë mundësi do të mbahet në New Otani Hotel të Tokio në prezencë të princit trashëgimtar Naruhito dhe të bashkëshortes së tij Masako Owada.