Veshkat luajnë një rol vendimtar në mbajtjen e trupit tuaj të shëndetshëm – ndihmojnë në prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut, rregullojnë presionin e gjakut, largojnë helmet nga organet tuaja të brendshme, eliminojnë ujin e tepërt dhe kontrollojnë nivelet e të gjitha mineraleve esenciale që gjenden në gjakun tuaj.

Kjo është arsyeja pse është me të vërtetë e rëndësishme të reduktojmë rrezikun e prekjes nga sëmundjet e veshkave duke hequr dorë nga disa zakone të këqija dhe duke i zëvendësuar ato me të mirat.

Ja se çfarë mund të jetë duke dëmtuar seriozisht veshkat tuaja:

10. Mbajtja e urinës

@shutterstock

Moszbrazja e fshikëzës tuaj në kohë është një nga shkaqet kryesore të problemeve të veshkave. Nëse shpesh i rezistoni nevojës për të urinuar, urina mbetet në fshikëzën tuaj për një periudhë më të gjatë dhe bakteret fillojnë të shumohen shumë më shpejt.

Përfundimisht, kjo mund të çojë në pasoja serioze si infeksionet e veshkave dhe inkontinencë urinare.

9. Qëndrimi kronik ulur

Aktiviteti fizik i rregullt shpesh shoqërohet me përmirësimin e presionit të gjakut dhe metabolizmit normal të glukozës që janë të dy faktorë të rëndësishëm në ruajtjen e shëndetit të veshkave.

Qëndrimi ulur për periudha të gjata kohe pa lëvizur mund të rrisë rrezikun e sëmundjes së veshkave me 30%.

Nëse kaloni më shumë se 8 orë në ditë në karrigen tuaj në punë, përpiquni të keni një mënyrë jetese aktive në shtëpi – ushtrohuni të paktën 2-3 herë në javë dhe mos humbisni asnjë shans për të ecur nëpër lagje.

8. Ushtrimi fizik i tepërt

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Kelly Collier•Nutrition Coach (@willsquatforpizza) on

Të ushtruarit shumë për një kohë të gjatë mund të shkaktojë rhabdomyolysis, një gjendje kur muskujt tuaj lëndohen dhe përmbajtja e fibrave të vdekur rrjedh drejt e në qarkullimin e gjakut.

Kjo mund të çojë në komplikime të rënda shëndetësore përfshirë mosfunksionimin e veshkave.

Ndaj, nëse keni e rritur ndjeshëm stërvitjen dhe keni dhimbje të muskujve dhe urinë në ngjyrë të errët, duhet të takoni mjekun sa më shpejt që të jetë e mundur.

7. Përdorimi i tepërt i qetësuesve

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Tazzi (@purpleplissken) on

Edhe pse medikamentet anti-inflamatore si aspirina ose ibuprofeni janë të sigurta kur përdoren në moderim, përdorimi i rregullt i tyre mund të rezultojë me dëmtime të veshkave dhe dështim total të funksionit të tyre.

Kjo mund të ndodhë sepse analgjezikët kur përdoren së tepërmi ulin rrjedhën e gjakut në veshka dhe përkeqësojnë funksionimin e tyre, veçanërisht nëse ju tashmë keni sëmundje të veshkave.

Ndaj, edhe nëse vuani nga dhimbje të forta, mos harroni se duhet t’i përdorni vetëm për një periudhë të shkurtër kohe dhe në dozën më të ulët të mundshme.

6. Nuk pini mjaftueshëm ujë

© makaraforbes_fitness / instagram © goldfenger / instagram

Hidtratimi i trupit ndihmon veshkat tuaja të prodhojnë urinë për të larguar natriumin dhe toksinat nga trupi juaj. Nëse ju nuk pini ujë mjaftueshëm në baza të rregullta, kjo mund të shkaktojë probleme serioze shëndetësore, përfshirë dhe gurët e dhimbshëm të veshkave.

Për shumicën e njerëzve, 1.5-2 litra ujë në ditë janë të mjaftueshme për të mbajtur veshkat e tyre të shëndetshme. Dhe mos harroni se pijet e tjera nuk bëjnë fajde, është vetëm ujë i pastër që ka rëndësi.

Si mund ta dini se jeni duke pirë pikërisht sasinë që keni nevojë? Urina juaj duhet të jetë e verdhë, çdo ngjyrë më e errët mund të jetë një shenjë e mundshme e dëmtimit të veshkave.

5. Po flini pak

 

View this post on Instagram

 

A post shared by JaxSleepCenter (@jaxsleepcenter) on

Rezulton se pushimi i një nate të mirë është shumë i rëndësishëm jo vetëm për mirëqenien tuaj të përgjithshme, por edhe për shëndetin tuaj të veshkave.

Ciklet tuaja të gjumit / zgjimit rregullojnë dhe koordinojnë funksionin tuaj të veshkave dhe indet e këtij organi rinovohen vetëm kur jeni duke fjetur. Ndaj, nëse nuk bëni gjumë të mjaftueshëm, ju ndërprisni këtë proces dhe rrisni rrezikun e dëmtimit të veshkave.

Gjumi i pamajftueshëm gjithashtu mund të shkaktojë atherosclerosis, ose forcimin dhe bllokimin e arterieve tuaja. Kjo gjendje mund të çojë në presion të lartë të gjakut që mund të mbingarkojë veshkat dhe të shkaktojë mosfunksionimin e veshkës me kalimin e kohës.

4. Konsumimi i lëngjeve të gatshme dietike

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Liv|Nutrition & Fitness Coach (@livfitfuel) on

Sipas ekspertëve të shëndetësisë, ekziston një lidhje e ngushtë midis konsumit të sodave dietike dhe problemeve të veshkave.

Në vitin 2009, një studim tregoi se mbi 3,000 gra që pinin 2 ose më shumë pije të tilla çdo ditë kishin një rënie të ndjeshme në funksionin e veshkave. Ndryshe nga pijet artificialisht të ëmbëlsuara, ato të ëmbëlsuara me sheqer nuk kishin prodhuar të njëjtin efekt.

3. Të ngrënit shumë mish

© Ssyal / facebook

Tejkonsumimi i proteinave shtazore krijon shumë acid në gjakun tuaj që mund të shkaktojë acidosis, gjendje ku veshkat tuaja nuk mund ta mbajnë në ekuilibër pH-në e trupit tuaj.

Me kalimin e kohës, ky çrregullim mund të shkaktojë probleme serioze të tretjes dhe probleme kronike të veshkave.

Konsumi i rekomanduar ditor i proteinave është rreth 1-1,6 gram për kilogram të peshës trupore. Ndaj, në vend që të hani shumë mish, përpiquni të konsumoni më shumë fruta dhe perime dhe të përfshini lloje të ndryshme të proteinave si vezë, peshk, fasule dhe arra në dietën tuaj.

2. Konsumimi i tepërt i kripës dhe sheqerit

© AMC India / facebook © lets.live.better / instagram

95% e sodiumit të konsumuar me ushqime metabolizohet nga veshkat tuaja. Kështu që, nëse hani shumë produkte të kripura, organet tuaja duhet të punojnë shumë më tepër për të hequr qafe natriumin e tepërt.

Përfundimisht, kjo mund të rezultojë në zvogëlimin e funksionit të veshkave dhe të çojë në mbajtjen e ujit në trupin tuaj që, nga ana tjetër, mund të rrisë tensionin tuaj të gjakut.

Konsumi i tepërt i sheqerit mund të kontribuojë në zhvillimin e presionit të lartë të gjakut, si dhe, të çojë në obezite dhe të rrisë rrezikun e diabetit, që janë shkaqet kryesore të mosfunksionimit të veshkave.

Sasia e rekomanduar e kripës është rreth 3.75 gramë (ose 0.75 lugë gjelle) në ditë, për sheqerin është rreth 25-38 gramë në ditë (ose 6-9 lugë gjelle).

Për të mbajtur veshkat shëndoshë e mirë, kushtojuni vëmendje përbërësve kur blini mallra në një supermarket – ushqimet e përpunuara dhe të paketuara zakonisht kanë sasi të larta si natriumi ashtu edhe sheqeri.

1. Injorimi i infeksioneve të zakonshme

Photo by Kelly Sikkema on Unsplash

Kur keni një sëmundje të zakonshme si kollë, një të ftohur, grip ose bajamet, trupi juaj përgatit proteinat që quhen antitrupa për ta luftuar atë. Këto molekula zakonisht vendosen në pjesët filtruese të veshkave ndaj, nëse sëmundja zgjat për një kohë të gjatë, veshkat tuaja mund të dëmtohen seriozisht.

Për të mbrojtur veshkat, gjithmonë trajtojini në mënyrën e duhur infeksionet bakteriale – bëni pushime nga puna e përditshme, flini mjaftueshëm dhe përdorni antibiotikë nëse është e nevojshme.