© pixabay © pixabay

Çdo ditë, Beethoven përgatiste një kafe prej 60 kokrrave kafeje, ndërsa Voltaire pinte deri në 50 filxhanë në ditë dhe jetoi deri në moshën 83 vjeçare.

Pra, ndoshta një varësi ndaj kafesë nuk është aspak e keqe?

Do t’ju zbulojmë 7 arsye pse ju mund të dëshironi ta pini një filxhan kafe tani:

Përforcon performancën e trurit

© warnerbros © universalstudios

Nuk është sekret se kafeja rrit vëmendjen, vigjilencën dhe përqëndrimin, por kjo nuk është e gjitha.

Kafeja me sheqer mund t’ju kthejë në një gjeni të vogël për një farë kohe, sepse kombinimi i kafeinës dhe glukozës aktivizon sektorë të caktuar të trurit tuaj. Megjithatë, kurrë mos e pini kafenë me stomakun bosh, pasi do të bëjë të kundërtën.

Rritja e presionit të gjakut

© depositphotos

Një filxhan i vogël kafeje mund të luftojë me një episod hypotensie, një situatë ku presioni i gjakut është shumë i ulët, por nuk rekomandohet për njerëzit që shfaqin shenja të takikardisë dhe kanë një normë të lartë impulsesh pushimi pas pirjes së kafesë.

Pacientët me hipertension, nga ana tjetër, mund ta pijnë, pasi trupi mësohet me të dhe ndalon së reaguari ndaj tij duke rritur tensionin e gjakut pas një farë kohe.

Sistem imunitar më i fortë

© Bonnie / flickr

Sipas shkencëtarëve nga disa vende të botës, kafeja zvogëlon rrezikun e vdekjes së parakohshme. Sa më shumë filxhanë kafeje të pini në ditë, aq më i ulët është rreziku.

Kjo ndodh sepse kafeja ndryshon sistemin tuaj imunitar, duke e bërë atë më të fortë dhe më të shëndetshëm. Ajo gjithashtu përmirëson sistemin tuaj të mëlçisë, zemrës dhe tretjes.

Gjithsesi, përpiquni të konsumoni kafenë e freskët: ato të konservuara në paketime të vogla, ose siç quhen ndryshe kafetë e çastit përmbajnë më pak lëndë ushqyese dhe më shumë aditivë kimikë, të cilat dëmtojnë organet tuaja të tretjes.

Kurë për dhimbjen e kokës

© depositphotos © pixabay

Kafeina e gjendur në kafenë natyrale mund të kurojë dhimbjen e kokës dhe migrenën, por është akoma e pakrahasueshme me analgjezikët. Këto të fundit janë më efektivë, sepse shpesh përmbajnë edhe kafeinë, gjë që rrit efektivitetin e të gjithë komponentëve të tjerë me 40%.

Redukton stresin dhe depresionin

© pixabay

Kafeja vepron edhe si një substancë anti-stres për shkak të çlirimit të dopaminës dhe serotoninës, të cilat “shkaktojnë” humorin e mirë. Një filxhan, madje edhe aroma e kafesë, mund të qetësojë nervat tuaja.

Për më tepër, kafeina është një nga stimuluesit më të zakonshëm të sistemit nervor qendror dhe stimulimi i tij i vazhdueshëm është ajo që e mban depresionin nën kontroll.

Është interesante pasi vetëm kafeina që përmban kafeja ka këtë efekt, në krahasim me kafeinën që gjendet në çaj, sodë ose çokollatë, të cilat nuk e stimulojnë sistemin nervor qëndror po aq efektivisht.

Kujtesë më e fortë

© depositphotos

Stimuluesit dhe neuromediatorët e marrë nga kafeja jo vetëm që e ngrenë humorin tuaj dhe produktivitetin, por edhe përmirësojnë kujtesën tuaj.

Natyrisht, kjo funksionon vetëm me kujtesën tuaj afatshkurtër, por kjo është mjaft e mirë, sepse të gjitha informacionet ruhen fillimisht si një kujtesë afatshkurtër dhe vetëm një orë më vonë ato hyjnë në kujtesën tonë afatgjatë në rrethana të veçanta.

Ndihmon në humbjen e peshës

© pixabay © pixabay

Më në fund, ëndrrat tuaja për humbjen e peshës mund të realizohen. Kafeja mund t’ju ndihmojë të humbni peshën e tepërt. Kur niveli i hormonit leptin është i ulët, trupi juaj fillon ruajtjen e yndyrës dhe ju shtoni në peshë.

Kafeja, megjithatë, rrit nivelet e hormoneve në trupin tuaj. Kjo është arsyeja pse adhuruesve të kafesë ju duhet më shumë kohë për të shtuar peshë dhe pse stërvitja jep më shumë rezultate për ta.