A keni menduar ndonjëherë për atë që blejmë në një dyqan ushqimor? Ne shpesh besojmë në reklamat e prodhuesit, popullaritetin e një produkti dhe paketimin e bukur pa menduar aspak për përbërësit që mund të fshihen aty brenda.

Ja se cilat janë produktet që janë të ndaluara në vende të caktuara, si pasojë e produkteve që përmbajnë:

Veza Kinder

© Depositphotos

Ky produkt kaq i dashur nga fëmijët, u ndalua në SHBA në vitin 1938.

Zyrtarët qeveritarë ndaluan shitjen e produkteve që përmbajnë një element të paqëndrueshëm dhe meqenëse ato copa të vogla në këto vezë mund të rrezikojnë t’u ngecin në fyt dhe të mbysin fëmijët, importi i këtyre vezëve me çokollatë u shty gjithmonë.

Megjithatë, 5 vjet më parë, prodhuesit shpikës të produktit arritën të anashkalonin ligjin dhe të ktheheshin në tregun amerikan.

Ngjyruesit artificialë

© Depositphotos

Brenda 50 viteve të fundit, numri i bojërave kimike të përdorura është rritur me 500%, duke sjellë shumë dëm në shëndetin tonë. Këto aditivë shkaktojnë hiperaktivitet dhe ato gjithashtu mund të zhvillojnë alergji ose të rrisin rrezikun e prekjes nga kanceri.

Kjo është arsyeja pse disa ngjyra artificiale në produktet e eksportuara në Evropë janë tërësisht të hequra nga produkti ose zëvendësohen nga ato natyrore.

Pulë me antibiotikë

© Eastnews

Tregtimi i pulave nga kompania më e madhe e prodhimit të mishit amerikan, Tyson Foods, është ndaluar në Evropë, Rusi, Norvegji dhe Australi. Kjo ndodhi pasi bota mësoi se Tyson injektonte antibiotikë, steroide, ilaqe anti-inflamatore dhe ketaminë në shpendët e tyre.

Pas përhapjes së këtij informacioni, përfaqësuesit e kompanisë premtuan të përjashtojnë përdorimin e artikujve të tillë.

OMGJ

Më shumë se gjysma e vendeve në Evropë ndaluan produktet me OMGJ në vitin 2015 për shkaqe që përfshijnë alergjinë, toksicitetin dhe uljen e vlerës ushqyese të produkteve.

Është e rëndësishme të dini se jo vetëm frutat dhe perimet mund të modifikohen gjenetikisht, por edhe produktet me origjinë shtazore.

Bukë me sodë pjekjeje

© Depositphotos

A keni dëgjuar ndonjëherë për bromat kaliumi? Shërben si një pluhur për pjekje. Me ndihmën e saj, buka mbetet e butë dhe mirë për një kohë të gjatë sikur sapo të ishte nxjerrë nga furra.

Por ky përbërës mund të shkaktojë dhimbje koke, skuqje të lëkurës dhe probleme me tretjen. Për fat të keq, ai gjendet në shumicën e llojeve të bukës që shiten. Është e ndaluar në Kanada, Kinë dhe BE.

Salmoni i kultivuar

© Eastnews
© Depositphotos

Salmonët e rritur në ferma të posaçme janë të ndaluara në Australi dhe Zelandën e Re. Problemi është se këto peshq mbahen në një dietë të veçantë e të rreptë që përfshin antibiotikë dhe elemente për të rritur kaloricitetin.

Thjesht nuk ka elemente të shëndetshme në këtë lloj salmoni.

Ushqim me zëvendësues të yndyrës

Olestra është një zëvendësues sintetik i yndyrës dhe numri i kalorive që përmban është zero. Shpesh përdoret në patate të skuqura pa yndyrë që shënjohen me fjalën “Light“.

Mendohet se ky element kimik shkakton shumë pasoja negative për trupin, përfshirë thithjen e dobët të vitaminave esenciale. Ushqimet që përmbajnë olestra janë të ndaluara tërësisht në Kanada dhe Evropë.

Pije sportive

© Depositphotos

Pijet sportive nuk janë domosdoshmërisht të këqija ose të ndaluara dhe ato në të vërtetë përmbajnë vitamina, minerale dhe elementë të tjerë të shëndetshëm.

Por disa prodhues të paskrupullt bllokojnë erën e keqe të këtyre pijeve dhe rrisin ngjyrën me ndihmën e vajit vegjetal të brominuar, BVO (E-443).

E-443 është e ndaluar në Japoni dhe Evropë për shkak të toksicitetit të saj dhe ekziston edhe rreziku i zhvillimit të kancerit të gjirit dhe prostatës.

Qumësht

© Depositphotos © Depositphotos © Depositphotos

Prodhuesit përdorin truke të ndryshme për të rritur shitjet. Për të marrë më shumë qumësht, shpesh lopëve u injektohet një hormon rritjeje.

Përdorimi i qumështit nga lopët e tilla lidhet me rrezikun e kancerit, një rritje të rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare dhe një rritje të nivelit të hormoneve tiroide. Prandaj ky qumësht është i ndaluar në Norvegji, Zvicër, Zelandë të Re, Japoni, Australi dhe 29 vende të tjera evropiane.

Po në Shqipëri çfarë ndodh?