Sipas mjekësisë tradicionale Lindore, fytyra jonë reflekton në mënyrë të përkryer shëndetin dhe mënyrën e jetesës.

Prandaj është mirë të dihet se çfarë po ndodh brenda jush dhe sinjale që trupi juaj po përpiqet t’ju dërgojë.

Shije ju rendit disa prej tyre:

1. Fytyra e hollë

Ju ndoshta keni shkuar shumë larg me ushtrimet ose dietën tuaj.

Kur ushtroheni shumë, parandaloni lëkurën e fytyrës nga marrja e sasisë së nevojshme të oksigjenit.

Ushtrohuni rregullisht nga pak dhe mbani një dietë konstante në mënyrë që fytyra juaj të duket e re dhe e freskët.

 

2. Fytyra e fryrë

Nëse shihni se fytyra juaj është e fryrë, kjo do të thotë që mund të keni nevojë të punoni pak më shumë ose të ulni nivelin e stresit dhe konsumit të alkoolit.

Për ta bërë fytyrën tuaj të butë dhe të re, kryeni aktivitet fizik në baza të rregullta dhe ulni konsumin e pijeve alkoolike, apo qoftë edhe pijeve të gazuara.

 

3. Fytyrë me rrudha

Nëse jeni dikush që ju pëlqen të kaloni shumë kohë në diell, duhet ta dini që ekspozimi ndaj rrezeve ultravjollcë është një nga shkaqet kryesore të rrudhosjes së hershme.

Ndërsa lëkura rreth syve tuaj është shumë e hollë dhe delikate, ajo mund të dëmtohet lehtë nga dielli.

Mbroni fytyrën tuaj duke aplikuar sunscreen (edhe në hije madje).

 

4. Lëkura e thatë

Dieta juaj e dobët është ndoshta arsyeja kryesore pse fytyra është e thatë dhe e ndjeshme.

Mungesa e vitaminave dhe minerakeve janë përgjegjëse për humbjen e elasticitetit të lëkurës.

Mbani mend se kremrat anti-plakje janë krejtësisht të padobishme nëse nuk kujdeseni për lëkurën tuaj nga brenda.

Sigurohuni që të konsumoni fruta dhe perime me një larmi ngjyrash dhe së shpejti do të vini re rezultate të dukshme në lëkurën tuaj.

 

5. Skuqje të lëkurës

Konsumimi i shumë kafeve në ditë mund të shkaktojë lëkurë të irrituar dhe të kuqe. Kafeina dehidraton qelizat, duke shkaktuar inflamacion dhe thatësi.

Gjithashtu, nëse punoni gjatë natës dhe flini gjatë ditës, mund të keni mungesë të vitaminës D sepse nuk e ekspozoni lëkurën tuaj në diell rregullisht.

 

6. Lëkura e verdhë

Nëse shihni se toni i lëkurës suaj është bërë i verdhë, mund të keni probleme të mëlçisë ose anemi.

Është e rëndësishme që të konsultoheni me një specialist sa më shpejt të jetë e mundur nëse vëreni ndryshime të tilla në lëkurën tuaj.

 

7. Lëkura e zbehtë

Nëse fytyra juaj bëhet më e zbehtë se zakonisht, mund të jetë një shenjë e mungesës së hekurit.

Mundohuni të rrisni konsumin tuaj të ushqimeve të pasura me hekur, si mishi dhe bishtajoret.

Mos harroni për vitaminën C, pasi ajo lehtëson absorbimin e hekurit në trupin tuaj.

 

8. Qese të errëta nën sytë tuaj

Nëse vuani nga pagjumësia dhe keni një dietë të “sëmurë” do ta keni më të vështirë të luftoni ato qeset e errëta nën sytë tuaj.

Duhani dhe konsumimi i alkoolit gjithashtu japin një kontribut negativ në sytë e fryrë.

Ju duhet të merrni gjumë të mjaftueshëm (rreth 8 orë), dhe të shpëtoni nga zakonet tuaja të këqija.

Ushtrimet dhe një dietë e ekuilibruar do të bëjnë mrekulli për lëkurën e lodhur.

 

9. Puçrra fytyre

Nëse dieta juaj është e pasur me yndyrna dhe sheqerna, kjo mund të jetë arsyeja për problemin tuaj me aknet.

Ndonjëherë ndryshimet hormonale mund të jenë rrënja e problemit.

Por pa marrë parasysh se kush është shkaku, gjithmonë mbani fytyrën tuaj të pastër dhe detoksifikoni lëkurën nga brenda duke ngrënë ushqim të shëndetshëm!