Edhe pse temperaturat e ditëve të fundit, nuk janë edhe aq normale për muajin në të cilin ndodhemi, kjo nuk do të do të thotë se keni shpëtuar nga dimri.

Kemi hyrë zyrtarisht në sezonin kur të gjithë, në punë, shkollë, shtëpi, duken të sëmurë.

Nuk keni përse të përdorni antibiotikë sa herë ju zëkeni dhimbje fyti apo koke, kurat popullore janë shumë më të mira në këtë rast, pasi ju lehtësojnë dhimbjet dhe nuk shkaktojnë asnjë efekt anësor.

Dietologia Rolina Naço na sugjeron pijen Fumeto për të luftuar gripin dhe virozat e stinës.

Fumeto përdoret për të luftuar simptomat e gripit, ose të ftohtit të thjeshtë me kollë, dhimbje të fytit, hundë me sekrecione.

Receta që me të vërtetë lehtëson dhe shëron është si në poshtë:

PËRBËRËSIT:

2 tufëza çaj mali,

1 dozë konjak,

3 – 4 shkopinj kanellë

dhe 3 – 4 lugë çaji mjaltë.

Pasi ziejmë çajin e malit me kanellën, e heqim nga soba dhe hedhim mjaltin me konjakun.

Marrim një filxhan të vogël dhe e lëmë që të ftohet.

Mbetja tjetër ashtu siç është, i heqim kapakun, marrim një peshqir dhe vendosim kokën sipër duke thithur sa më shume ajër.

Është e mahnitshme se si do të ndiheni brenda disa minutave.

Ekziston edhe një alternativë për më të guximshmit.

Në vend të konjakut mund të shtoni vodka.

Gjithashtu mund të shtoni gjethe dafine dhe limon.

Aromë e jashtëzakonshme dhe antimikrobikë dhe anti virale e fortë.

Ndryshe thjesht mund të ngrohni një gotë verë dhe ta pini.