Në botë një në 88 fëmijë vuan nga një fortmë e spektrit të autizmit, me një përhapje më të gjerë te meshkujt.

Në ndryshim nga sindroma Down, autizmi nuk shfaqet në ekot gjinekologjike, kjo sepse nuk është një sindromë, por një çrregullim neurobiologjik, shenjat e të cilit manifestohen vetëm disa muaj pas lindjes së fëmijës!

Deri më tani është besuar se simptomat e para shfaqen rreth moshës 2-3 vjeçare, por sipas një studimi të kryer në shkollën universitare të Yale në Shtetet e Bashkuara, fëmijët e prekur nga autizmi dallohen që në 6 muajt e parë të jetës.

Mungesa e kontaktit të drejtëpërdrejtë me sy, mungesa e emocioneve si të qeshurit (gjë të cilën çdo fëmijët duhet ta bëjë në muajin e tretë të jetës), mungesa e aftësisë për të belbëzuar apo për të ndjekur shikimin tuaj janë të gjitha shenja të hershme që fëmija nuk ka një zhvillim normal dhe të qëndrueshëm mendor.

Testi i hulumtuesve amerikanë konsistonte në ruajtjen e reagimeve të bebeve gjashtë muajshe përmes filmimeve dhe krahasimin e tyre pas dy vitesh.

Bebet qe nuk reagonin, nuk qeshnin ndaj veprimeve të njerëzve përreth u diagnostikuan me autizëm në vitin e dytë të jetës.

Sa më herët të zbulohen çrregullimet e spektrit të autizmit, aq më herët fillon trajtimi dhe aq më i efektshëm është ai.

Fëmijët që trajtohen në fillim, në fakt, i përgjigjen më mirë terapive dhe i nënshtrohen përmirësimeve thelbësore.

 

10 gjëra që prindërit e fëmijëve autikë dëshirojnë t’i dini

Edhe pse në ditët tona ka më shumë informacion rreth autizmit, ende ekzistojnë keqkuptime të panumërta, gjëra të pavërteta, prindërit e fëmijëve autikë dëshirojnë t’i dini këto gjëra.

Duke pasur parasysh statistikat, ju ose dikush që njihni është i lidhur me dikë që është me autizëm. Ja disa gjëra që do të donit t’i dini rreth fëmijëve autikë:

1. Vetëm për shkak se një fëmijë nuk flet, nuk do të thotë se personat autikë nuk kanë asgjë për të thënë.

2. Ju lutemi mos ndaloni: Mund t’i ftoni për shumë aktivitete dhe për të bërë gjëra së bashku.

3. Nëse e njihni një person autik, ju e dini se si sillet një person autik.

4. Vetëm prindërit e fëmijëve autikë janë ekspertë për fëmijët e tyre.

5. Prindërit e këtyre fëmijëve duhet të mirëkuptohen. Ata janë gjithnjë të lodhur.

6. Ata nuk kanë nevojë dhe nuk duan këshilla.

7. Nëse fëmija im nuk është autik, ai nuk do të ishte vetvetja.

8. Problemi nuk është se fëmija im është autik. Problemi është se ne të tjerët nuk jemi.

9. Ne nuk kemi nevojë për ndërgjegjësim, aq sa kemi nevojë për pranim.

10. Nuk na duhet mëshira juaj.