Jo të gjithëve u pëlqen të jenë vetëm, por disa të tjerë dinë ta vlerësojnë këtë gjendje sentimentale më mirë se të tjerët.

Cilët janë ata?

E pra, janë pikërisht ata që u përkasin këtyre shenjave zodiakale.

 

Dashi

Kur një dash është single, ka më shumë mundësi për të luajtur me flirtet e tij.

Dashit i pëlqen të ketë njohje të ndryshme në çdo cep të qytetit dhe ndihet në top ‘formë’ kur ka hapësirë fizike për të eksploruar.

Kur është në një lidhje, dashi mund të ndihet si një luan në rrjetë, jo i lirë për të ndjekur ndjenjat dhe për t’i jetuar ato në tërësi.

Kurse kur është single, fatëkeqësisht nuk i eksploron të gjitha mundësitë që jeta i rezervon.

Luani

Kur një luan është single, mund t’i dedikjë më shumë kohë dhe kapacitete të të dashurit vetes.

Për një luan, dashuria është një burim fuqie dhe gëzimi dhe ai arrin ta shfaqë këtë vetë-përkushtim në një audiencë të gjerë.

Një i dashur ose e dashur limiton imagjinatën ose egon e tij, çka e shkatërron emocionalisht.

Shigjetari

Kur një shigjetar është single, praktikisht ndihet personi më seksi në Univers.

Shigjetarit i pëlqen të dalë të festojë kur është single dhe të marrë ftesa për të dalë.

Duke qenë në të njëjtën kohë ‘djall’ dhe ‘shenjtor’, Shigjetari nuk e ka problem të përqëndrohet tek personi nga i cili tërhiqet, duke investuar edhe diçka më serioze.

Por nëse në këtë marrëdhënie nuk ndihet i përfshirë, nuk mendohet dy herë për t’u rikthyer single dhe për të ndryshuar mjedis.

Është i motivuar nga sensi i aventurës dhe ndihes shumë mirë kur ndjek të panjohurën.

Kush dëshiron të eksplorojë të panjohurën bashkë me të, është i mirëpritur.