Ayurveda bazohet në parimet e tri doshave. Doshat janë energjitë që përbëjnë çdo individ, të cilat performojnë funksione të ndryshme psikologjike për trupin.

 

Tri llojet Dosha:

Vata Dosha – Energjia që kontrollon funksionet trupore që lidhen me lëvizjen e përfshijnë qarkullimin e gjakut, frymëmarrjen, dridhjet dhe rrahjet e zemrës.

Në ekuilibër: Ka kreativitet dhe vitalitet.

Jashtë ekuilibri: Prodhon frikë dhe ankth.

 

Pitta Dosha – Energjia që kontrollon sistemet metabolike të trupit, duke përfshirë tretjen, absorbimin, jashtëqitjen, ushqimin dhe temperaturën e trupit.

Në ekuilibër: Udhëheq drejt kënaqësive dhe inteligjencës.

Jashtë ekuilibri: Shkakton ulçër dhe zemërim.

 

Kapha Dosha – Energjia që kontrollon rritjen në trup. Furnizon me ujë gjithë pjesët e trupit, hidraton lëkurën dhe mban gjallë sistemin imunitar.

Në ekuilibër: Shprehet si dashuri dhe falje.

Jashtë ekuilibri: Udhëheq drejt pasigurisë dhe zilisë.

Karakteristikat e tipave

Tipat që u mbizotëron Vata:

Kreativë, mësojnë shpejt dhe kuptojnë njohuritë e reja, por gjithashtu harrojnë shpejt; janë të thatë, të gjatë dhe ecin shpejt.

Kanë tendencën të kenë duar dhe këmbë të ftohta, nuk ndihen rehat në klimat e ftohta;

nervozë, me personalitet të gjallë, të këndshëm e argëtues,

me gjendje emocionale të ndryshueshme, me rutinë ditore të parregullt,

me energji të lartë në kohë të shkurtër, me tendencën për t’u lodhur shpejt dhe për të mos u shtendosur, plot gëzim dhe entuziasëm kur janë në ekuilibër.

I përgjigjen stresit me frikë, shqetësim dhe ankth, veçanërisht kur janë jashtë ekuilibri;

kanë tendencën të veprojnë me impulse;

shpesh kanë mendime garuese dhe pa lidhje;

përgjithësisht kanë lëkurë e flokë të thatë dhe nuk djersijnë shumë.

 

Tipat që u mbizotëron Pitta:

Fizik i mesëm, i fortë, i mirëndërtuar;

mendje e mprehtë, fuqi të mira përqendrimi;

i rregullt, i fokusuar; i sigurt, me vetëbesim, sipërmarrës në të mirën e vet;

agresiv, kërkues, shtytës jashtë ekuilibrit;

kompetitiv, i gëzohet sfidave, pasionant dhe romantik;

me tretje të fortë, me oreks të mirë, irritohet nëse i duhet të presë ose humbet një vakt ushqimi;

kur ka stres Pitta irritohet dhe zemërohet;

me lëkurë të zbardhur ose të kuqe, shpesh me quka;

digjet shpejt në diell;

nuk ndihet rehat në diell ose kohë të nxehtë, nxehtësia e lodh;

djersin shumë; janë folës të mirë publikë;

me aftësi përgjithësisht të mira menaxheriale dhe udhëheqëse, por mund të bëhen autoritarë;

subjekte të paqëndrueshmërisë, padurimit dhe zemëratave;

problemet tipike përfshijnë të skuqurat ose inflamacionet e lëkurës, aknet, djegiet, kanceri i lëkurës, ulçera, urthi, aciditeti në stomak, pagjumësia e sytë e thatë që djegin.

 

Tipat që u mbizotëron Kapha:

Të butë, të qetë, të ngadaltë e të paqtë;

të dashur dhe të mirë;

falin dhe janë të mëshirshëm nga natyra, joparagjykues;

të qëndrueshëm dhe të besueshëm;

besnikë;

fizikisht të fortë dhe të guximshëm;

kanë energji të madhe e të qëndrueshme;

flasin ngadalë, duke reflektuar një proces mendimi të qëllimshëm;

mësojnë ngadalë, por shquhen për kujtesë afatgjatë;

kanë flokë dhe lëkurë të butë;

kanë tendencën të kenë sy të mëdha e zë të ulët e të butë;

priren drejt mbipeshës;

mund të vuajnë nga problemet me ngadalësinë e tretjes;

priren të bien në depresion;

vetëmjaftohen;

qasen butësisht dhe kërkojnë pak në jetë, kanë shëndet të shkëlqyer e sistem të mirë imunitar, janë shumë të qetë;

përpiqen të mbajnë harmoninë dhe paqen me mjedisin që i rrethon;

nuk mërziten lehtë dhe janë pikë qëndrueshmërie për të tjerët;

priren të jenë posesivë dhe të mbledhin gjëra të panevojshme;

nuk u pëlqen i ftohti dhe lagështira;

problemet e tyre fizike përfshijnë ftohjet, dhimbjen e kokës, sinozitin, problemet e frymëmarrjes dhe astmën, alergjitë dhe forcimi i arterieve e variçet.

“Ngordhin” për ushqime pikante.