© depositphotos © depositphotos

Shpesh nuk i kushtojmë vëmendje të mjaftueshme shenjave të para të bunion-it, kockës së dalë të gishtit të madh të këmbës, edhe pse në të vërtetë duhet ta bëjmë: vetëm në fazat fillestare të kësaj gjendjeje ne ende mund ta parandalojmë bursitis, një proces inflamues që shoqërohet me dhimbje të mprehta.

Do t’ju tregojmë se si të parandaloni fryrjen e kockës së këmbëve tuaja duke shmangur kështu ndonjë kirurgji të mundshme.

Këpucë të përshtatshme dhe dietë e duhur ushqimore

© depositphotos

Rreziku i një deformimit hallux valgus është më i lartë tek ata persona që janë të predispozuar gjenetikisht dhe madje edhe më shumë nëse ju mbani këpucë të papërshtatshme dhe keni peshë të tepërt.

Ndaj para së gjithash, duhet të hiqni dorë nga këpucët me takë të lartë dhe ato që ju ngushtojnë gishtat e këmbëve.

Pastaj ndaloni së konsumuari ushqime që rrisin rrezikun e inflamacionit të nyjeve, të tilla si ushqimet yndyrore dhe me erëza, ëmbëlsirat, brumërat dhe bishtajoret.

Bëjuni këmbëve masazh

© depositphotos

Masazhi do t’ju ndihmojë të relaksoheni dhe të forconi muskujt e këmbëve, si dhe t’i ndihmoni ato të qëndrojnë në formën e duhur. Mund ta bëni edhe në shtëpi.

– Rotulloni një top të veçantë masazhi ose një top tenisi me këmbët tuaja.

– Masazhoni këmbët tuaja me gishtërinjtë tuaj lart dhe prapa, duke i shtypur butësisht.

– Hapini gishtat e këmbëve, vendosni gishtat e dorës në mes tyre dhe tërhiqeni dorën lart-poshtë.

– Kapeni gishtin e këmbës me dorën tuaj dhe tërhiqeni atë pak lart. Përsëriteni për secilin  gisht të këmbës.

– Nëse jeni duke shkuar në plazh, sigurohuni që të ecni në rërë ose mbi guralecë zbathur: është një masazh i shkëlqyeshëm.

Bëni ushtrime

© depositphotos

Ka një sërë ushtrimesh të thjeshta por efektive që mund t’i bëni lehtësisht në shtëpi, duke shpenzuar jo më shumë se 10 minuta në ditë.

– Vendoseni këmbën drejt në dysheme dhe përpiquni të ngrini secilin gisht të këmbës njëri pas tjetrit.

– Vendosni një shirit llastiku të fortë në gishtërinjtë e këmbëve tuaja dhe mundohuni t’i largoni sa më shumë.

– Thjesht rrotullojini këmbët në të dy drejtimet, në drejtim të akrepave të orës dhe në drejtim të kundërt të tyre.

© depositphotos

Vendosni disa objekte të vogla, si lapsa ose guralecë dhe një peshqir ose një copë tjetër në dysheme. Mundohuni t’i merrni ato me gishta.

Mos e lini pas dore higjienën e këmbëve

© depositphotos

Zhytja e rregullt e këmbëve në ujë dhe jo vetëm, do të ndihmojë në heqjen e lodhjes, në zvogëlimin e djersitjes dhe në çrrënjosjen e baktereve të dëmshme.

Përdorni erëza dhe bimë mjekësore që njihen për përbërësit e tyre anti-inflamatorë, të tillë si kamomili, calendula ose livando.