Dashi

Kjo ditë do shënjohet nga ndryshime të rëndësishme që mund t’iu bëjnë t’i rimendoni projektet që keni nisur. Nëse jeni në një lidhje vërtet do mendoheni seriozisht për të ardhmen, por asnjë moment nuk do e lini pas dore atë që dashuroni.

Në këtë mënyrë edhe problemet do kalohen më shpejt. Ju beqarët do mund të keni një takim vërtet të rëndësishëm, por duhet të bëheni të duruar dhe kurrsesi nuk duhet të merrni vendime.

Perspektivat në planin financiar duken të mira. Gjendja do vazhdojë të mbetet edhe sot e qëndrueshme. Në planin financiar duhet të merrni masa dhe duhet të punoni më shumë për ta mbajtur gjendjen të mirë.

Demi

Do jeni shumë të matur gjatë kësaj dite dhe nuk do nxitoheni për asgjë. Kjo mënyrë të sjelli do mbajë larg edhe problemet. Ju që keni një lidhje do kujdeseni shumë që marrëdhënia me partnerin të jetë sa më harmonike dhe me ngjyra.

Dialogu dhe bashkëpunimi me të do të përmirësohet. Ju beqarët do jeni më ëndërrimtare se kurrë dhe do prisni gjatë gjithë kohës princin e kaltër. Deri në fund të ditës ëndrra mund të bëhet edhe realitet.

Në punë do dilni më në pah dhe idetë tuaja do marrin aprovimin e shefave. Influenca e Saturnit tek financat do jete një sfide e vërtetë për ju. Tregohuni shumë të kujdesshëm.

Binjakët

Intuita juaj nuk do jetë e keqe, por shpeshherë nuk do dini si ta përdorni atë. Jeta juaj sentimentale nuk do jetë mjaftueshëm e qetë kështu që duhet të jeni më të kujdesshëm. Për ju beqarët ka ardhur momenti të përjetoni emocione shumë të forta.

Do keni të gjitha mundësitë për të nisur një histori të bukur dashurie. Në punë do e keni paksa të vështirë të ndiqni në mënyrë strikte planet që keni bërë dhe kjo do ua vonojë pak përfundimin e projekteve të kërkuara.

Fati do iu buzëqeshë në planin financiar. Nga mesi i ditës do keni edhe një surprizë që do ua bëjë ditën edhe më të këndshme.

Gaforrja

Sot në shumë momente do keni dyshime për vazhdimësinë në çdo fushë dhe do keni frikë të hidhni hapa para. Nëse keni një lidhje do doni të qëndroni pak kohë vetëm dhe nëse jeni vetëm do doni të krijoni një lidhje.

Për ju beqarët do jetë dite mjaft e përshtatshme. Personi që aq shumë e keni menduar do shfaqet si me magji. Përfitoni sa me shumë të munden. Në punë dëgjojeni zërin tuaj të brendshëm dhe mundohuni të bëni diçka ndryshe për të marrë akoma më shumë kënaqësi.

Një koleg i besuar do ju ndihmojë gjithë kohës. Buxheti nuk do jetë aspak i stabilizuar kështu që mos bëni asnjë investim financiar. Prisni edhe disa ditë me tepër sepse do jeni me më shumë fat.

Luani

Do bëni çdo gjë që ta rinovoni jetën tuaj sot dhe motivimi nuk do ju mungojë asgjë moment. Plutoni dhe Neptuni do ndikojnë paksa në jetën tuaj sentimentale nëse keni një lidhje.

Ne ç’mënyrë? Do filloni të mendoni projekte të reja të përbashkëta dhe do ndiheni mirë. Ju beqarët më në fund do takoni dashurinë e shumëpritur. Shfrytëzojeni sa më shumë ditën për të qëndruar pranë tij.

Në punë tensioni do shihet përfundimisht dhe do ndiheni shumë më të qetë të vazhdoni me detyrat që iu janë dhënë. Në planin financiar shmangni me çdo kusht të ndërmerrni rreziqe të mëdha sepse situata nuk do jetë në favorin tuaj.

Virgjëresha

Duke pasur Jupiterin në krah sot do jeni më të gatshëm për të negociuar për çdo gjë dhe do jeni edhe mjaft bindës. Për ju të dashuruarit do ndodhin veçse gjëra të mira. Do bëni shumë për njëri-tjetrin dhe besimi do jetë reciprok.

Edhe nëse keni pasur probleme do i kaloni. Ju beqarët do keni mundësi të krijoni një lidhje mjaft të bukur dhe që do iu sjellë kënaqësi pa fund.

Në punë do jeni shumë të zotët dhe do realizoni çdo detyrë që do iu jepet. Mundet t’i jepni një ndihmë edhe kolegëve të ngushtë. Përfitoni nga kjo ditë e qetë për të riorganizuar buxhetin tuaj. Saturni do jetë në anën tuaj dhe do iu ndihmojë tej mase.

Peshorja

Edhe sot do jeni ndërmjet influencës së Neptunit dhe Jupiterit. Në tërësi situata do jetë e qetë dhe nuk do ketë asgjë të jashtëzakonshme Jeta juaj në çift nuk do ketë ndryshime të mëdha dhe në përgjithësi rutina do mbizotërojë.

Për ju beqarët do krijohet një ambient mjaft pasionant. Nëse keni kohë që keni menduar për dashurinë, më në fund do e gjeni pasi takimet do jenë të shumta.

Në punë do vonoheni paksa nduke u marrë me gjëra pa rëndësi, por sërish do e mbaroni detyrën në momentin e kërkuar. Marsi do jetë planeti që do iu japë energji për ta menaxhuar me kujdes buxhetin, por ju sërish nuk do i ndalni shpenzimet e tepruara.

Akrepi

Gjatë kësaj dite duhet të jeni më largpamës dhe duhet të mendoni më shumë për të ardhmen. Shprehini ato që mendoni dhe veproni.

Nëse keni një lidhje erdhi më në fund dita më e përshtatshme për të marrë një vendim të rëndësishëm. Çdo moment do jetë i mbushur me bashkëpunim dhe komunikim. Venusi do jetë planeti që do iu garantojë beqarëve një dashuri të qetë dhe romantike.

Mos e humbisni këtë rast. Sektori i financave do jetë i mbrojtur. Të ardhurat tuaja do të rriten pak nga pak sepse ju do jeni të kujdesshëm edhe me shpenzimet.

Shigjetari

Intuita dhe ndjeshmëria do jenë aleatet tuaja më të fortë gjatë kësaj dite. Ata do ju ndihmojnë të dilni edhe nga situatat delikate ku keni rënë.

Nëse jeni në një lidhje dhe keni pasur mosmarrëveshje me partnerin tuaj mundohuni t’i sqaroni gjërat shpejt sepse nëse i lini pas dore situata mund të përkeqësohet më tepër. Ju beqarët nuk duhet të nxitoheni. Personat që do takoni sot nuk janë për ju kështu që qëndrojuni larg.

Në punë do keni edhe më tepër besim tek vetja dhe do i merrni seriozisht detyrat që do iu jepen. Financat rrezikojnë të preken nga ndikimi negativ i Uranit. Vetëm nëse tregoheni vigjilentë do mund të dilni pa u lagur nga kjo situatë.

Bricjapi

Influencat e planetëve do jene te kontrastuara sot. Në disa momente do ndiheni edhe në udhëkryqe dhe nuk do dini çfarë të bëni. Nëse keni një lidhje, nga njëra anë Jupiteri dhe

Urani do sjellin debate të papritura dhe nga ana tjetër Venusi do e mbrojë dashurinë. Ju beqarët do keni një takim që nuk e prisnit, por që do iu pëlqejë jashtë mase. Personi do jetë tepër interesant për t’u njohur.

Në punë çdo iniciativë që do ndërmerrni do mbështetet nga Hëna dhe gjërat do jenë shumë më të lehta nga sa mund ta kishit menduar. Në planin financiar Dielli do jetë ogur i mirë. Kujdes duhet të bëni nga Plutoni që do iu nxitë ta lironi dorën me shpenzimet.

Ujori

Do jeni shumë vizionarë sot dhe nuk do bëni aspak gabime. Yjet do iu japin mbështetje të madhe. Nëse jeni në një lidhje, gjithë maturia dhe durimi që keni treguar do japë frytet e duhura.

Mjedisi yjor do iu bëjë t’i shprehni edhe më shumë ndjenjat. Nëse jeni vetëm nuk do doni ta ndryshoni këtë status. Takimi me disa miq të vjetër do iu përmbushë dhe do ju gëzojë pafundësisht.

Në punë mund t’iu duhet të qëndroni me orare të zgjatura për të përfunduar atë që keni nisur. Ambicia nuk do ju mungojë për asnjë moment. Në sektorin e financave gjithçka do iu shërbehet në pjatë të argjendtë. Fati do jetë me ju dhe buxheti do të përmirësohet goxha.

Peshqit

Edhe pse mund t’iu dalin të papritura jo të pëlqyeshme sot nuk do e lëshoni veten, por do luftoni fort për të zgjidhur çdo gjë. Ju të dashuruarit do e merrni më seriozisht lidhjen tuaj sentimantale.

Nëse ende nuk i keni bërë gjërat zyrtare ka ardhur koha të merrni vendime. Nëse jeni vetëm, nuk do përjetoni aventura, por do filloni një histori të sinqertë që do vazhdojë gjatë.

Në punë, në orët e mesditës mund të ketë edhe tension për shkak të xhelozisë së disa kolegëve. Planetët nuk do influencojnë aspak në planin financiar. Për pasojë ai do jetë në ekuilibër të plotë dhe do jeni të qetë.