Praktika e lashtë kineze e akupresionit mund të ofrojë më shumë ndihmë sesa thjesht lehtësimin nga probleme të bezdisshme shëndetësore si dhimbje koke, të ftohtit/gripit dhe lodhjes.

Gjithashtu mund të na ndihmojë në mirëqenien tonë të përgjithshme.

Njihuni me këto 12 pika të mahnitshme presioni që natyrisht do të ndihmojnë për të shëruar trupin dhe mendjen tuaj. Teknikat që ne sjellim për ju janë të veçanta, sepse ato mund të bëhen vetë në çdo kohë dhe kudo.

Mirëpriteni këtë mënyrë jetese të shëndetshme dhe thuani lamtumirë pilulave të përditshme dhe vizitave tek mjeku!

1. Feng Chi

© shutterstock

Rekomandohet për: dhimbje koke, migrenë, turbullim të shikimit, lodhje, energji të pakët dhe simptoma të të ftohtit dhe gripit.

Si ta gjeni: Filloni me kockën tuaj të veshit dhe ndiqni kanalin prapa, aty ku takohen muskujt e qafës dhe kafka.

Si ta aplikoni: Shtrëngoni duart duke bashkuar gishtat. Pastaj përdorni gishtërinjtë për të aplikuar presion të fortë ndaj kafkës suaj. Masazhoni dhe stimuloni zonën për 4-5 sekonda.

2. Jian Jing

© shutterstock

Rekomandohet për: ngurtësi e qafës, tensioni në shpatulla dhe dhimbjet koke kronike ditore.

Si ta gjeni: Pika është e vendosur në shpatullën tuaj në mes të masës muskulare të shpatullave dhe kolonës vertebrale. Mund të gjendet duke ushtruar presion në muskujt e shpatullave me gishtin e madh dhe me gishtin e mesëm.

Si ta aplikoni: Ushtroni presion në një drejtim poshtë duke përdorur gishtin tregues apo një gisht tjetër. Masazhoni zonën për 4-5 sekonda.

3. San Yin Jiao

© shutterstock

Rekomandohet për: Çrregullime urologjike, çrregullime të legenit, dhimbje menstruale, pagjumësi dhe për përmirësimin e shëndetit të përgjithshëm të gruas.

Si ta gjeni: Është vendosur 4 gisht mbi kyçin e këmbës (të matur nga pika më e lartë në kyçin e këmbës) në lugun pas kockës.

Si ta aplikoni: Ushtroni presion të fortë në këtë pikë në brendësi të këmbëve tuaja dhe masazhojeni zonën për 4-5 sekonda.

KUJDES: Nuk duhet të përdoret gjatë shtatzënisë, pasi ai mund të nxisë lindjen.

4. Zhong Zhu

© depositphotos

Rekomandohet për: Dhimbje koke në tëmtha, dhimbje shpatullash, tension të qafës dhe dhimbja e pjesës së sipërme të shpinës.

Si ta gjeni: Kjo pikë është e vendosur në lugun e formuar në mes të tendinave të gishtit tuaj të unazës dhe gishtit të vogël.

Si ta aplikoni: Ushtroni presion të fortë ndaj gropës dhe masazhojeni zonën për 4-5 sekonda.

5. Zu San Li

© shutterstock

Rekomandohet për: Probleme gastrointestinale, të vjella, të përziera, stres dhe lodhje. Mjekësia tradicionale kineze gjithashtu e rekomandon atë për një shëndet më të mirë dhe jetëgjatësi.

Si ta gjeni: Ajo është e vendosur në anën e jashtme të këmbës suaj në gropën rreth 4 gisht nën fundin e gjurit tuaj.

Si ta aplikoni: Ushtroni presion për poshtë në zonën e muskujve për rreth 4-5 sekonda.

6. Nei Guan

© shutterstock

Rekomandohet për: shërimin nga të përzierat dhe të vjellat gjatë shtatzënisë, stomakut të ç’rregulluar, të përzierave nga udhëtimet dhe dhimbjeve të kokës.

Si ta gjeni: Është e vendosur në gropën midis tendinave, 4 gisht poshtë dorës tuaj.

Si ta aplikoni: Masazhoni zonën në mes 2 tendinave duke ushtruar presion të butë për 4-5 sekonda.

7. Shou San Li

© shutterstock

Rekomandohet për: ngurtësinë e qafës, dhimbjen e shpatullave, inflamacionin e bërrylit dhe diarrenë.

Si ta gjeni: Është e vendosur në sipërfaqen e jashtme të parakrahut, 3 gisht nën përthyerjen e bërrylit, kur bërryli është i përthyer 90 °.

Si ta aplikoni: Ushtroni presion të fortë për të masazhuar dhe stimuluar zonën për 4-5 sekonda.

8. He Gu

© depositphotos

Rekomandohet për: dhimbje koke, dhimbje të qafës, stres, dhimbje në fytyrë dhe dhimbje të dhëmbëve.

Si ta gjeni: Ajo është e vendosur në mes të gropës së gishtit tuaj të madh dhe gishtit tregues.

Si ta aplikoni: Ushtroni presion të thellë për masazhim dhe stimuloni zonën për 4-5 sekonda.

KUJDES: Mund të shkaktojë lindjen e parakohshme ndaj dhe nuk duhet të përdoret gjatë shtatzënisë.

9. Tai Chong

© depositphotos

Rekomandohet për: Stres, dhimbje të pjesës së poshtme të shpinën, presion të lartë të gjakut, dhimbje menstruale, dhimbje gjymtyre dhe pagjumësi.

Mjekësia tradicionale kineze gjithashtu e rekomandon atë për problemet e tretjes, problemet e syve, dhimbjet gjenitale, dhimbjet e kokës, plagët e ulçerës dhe nervozizëm.

Si ta gjeni: Tai Chong ndodhet në këmbën tuaj rreth 2 gisht mbi vendin ku gishti juaj tregues dhe gishti i madh bashkohen.

Si ta aplikoni: Ushtroni presion të thellë dhe të fortë për të masazhuar dhe stimuluar zonën për 2-3 sekonda.

10. Yin Tang

© depositphotos

Rekomandohet për: heqjen e stresit, tendosjen e syve, dhimbje koke, trajtimin e mbingarkesave të hundës dhe të sinusit, shërimin e pagjumësisë dhe rritjen e efektivitetit të trurit.

Si ta gjeni: Është e vendosur në ballin tuaj midis vetullave.

Si ta aplikoni: Butësisht shtypeni këtë pikë duke përdorur gishtat për rreth një minutë, dhe më pas lëreni. Mund ta përsëritni disa herë në javë.

11. Lao Gong

© shutterstock

Rekomandohet për: Ulcerat e gojës, ethet e lehta, ankthin.

Si ta gjeni: Është e vendosur aty ku gishti juaj i unazës vendoset pëllëmbën e dorës kur e bëni dorën grusht.

Si ta aplikoni: Uhstroni presion të fortë për ta masazhuar dhe stimuluar zonën për 2-3 sekonda. Përsëriteni 2-3 herë në ditë.

12. Qi Hai Shu

© depositphotos

Rekomandohet për: Dhimbje të pjesës së poshtme të shpinës, menstruacione të çrregullta, menstruacione të dhimbshme (dysmenorrhea) dhe astmë.

Si ta gjeni: Mund të gjendet 2 gisht mbi pjesën e sipërme të ijeve. Për ta kuptuar më mirë, referojuni fotos së mësipërme.

Si ta aplikoni: Duke përdorur gishtërinjtë për të ushtruar presion, masazhoni të dy anët e shpinës për 4-5 sekonda. Përsëriteni çdo ditë.