Shumë gra kalojnë në menopauzë mes grupmoshave 40 deri 58 vjeç. Vetëm 1% e grave nën moshën 40 vjeç mund të përjetojnë menopauzë të parakohshme, ndërsa 5% e grave të moshës 40 deri në 45 vjeç përjetojnë menopauzë të hershme, sipas Qendrës Federale për Shëndetin e Gruas.

Gjëja e vetme që ndan realisht menopauzën e parakohshme, të hershme dhe normale?

Koha… Edhe pse menopauza është një gjendje natyrale që të gjitha gratë pa përjashtim duhet ta kalojnë, kur shfaqet herët, mund të ketë pasoja shëndetësore.

SHKAQET E MENOPAUZËS SË HERSHME

Nuk dihen me siguri shkaqet e menopauzës së hershme, megjithatë, sipas mjekëve, janë dy tregues të rëndësishëm: gjenetika ose një anomali në mënyrën si janë strukturuar kromozomet.

“Nëse mamaja juaj ka pasur një menopauzë të hershme, probabiliteti është i lartë që edhe ju të kaloni herët në menopauzë”, thotë Alyssa Dweck MD, gjinekologe në Nju Jork.

Indikatori i dytë quhet sindroma X e brishtë – që shkakton paaftësi mendore tek fëmijët dhe testohet gjatë shtatzënisë.

Menopauza e hershme ka të njëjtat simptoma si ajo normale:

Djersitje gjatë natës

Afshe të nxehta

Tharje vaginale

Humbje kockore

Probleme me gjumin

Luhatje të humorit

Vetëm se këto simptoma janë më të përkeqësuar tek gratë që kalojnë në menopauzë të hershme.

 

FARA LIRI, KURA E FEMRAVE

Fara e lirit (apo linit siç u themi shpesh) janë shumë të dobishme në menaxhimin e simptomave të menopauzës dhe nëse jeni para kohe në menopauzë, e zbrapsin në kohë atë.

Ato përmbajnë phytoestrogens (fitoestrogjene), që mund të imitojë efektet e estrogjenit në trup dhe të zvogëlojnë skuqjet.

Në një studim të vitit 2007, 29 gra në fazë menopause, iu kërkua të hanë çdo ditë 40 gramë farë liri, për gjashtë javë.

Në fund të studimit, numri mesatar i afsheve të menopauzës dhe probleme të tjera që vijnë prej saj, ra me 57%.

Konsumimi i rregullt i farave të lirit gjithashtu ndihmon në përmirësimin e humorit dhe uljen e dhimbjeve të kyçeve dhe të muskujve.

– Është e lehtë për të inkorporuar 40 gramë të farës së lirit në dietën tuaj të përditshme. Thjesht shtojeni atë në miell tërshëre, kos, supë ose në lëng frutash për të shijuar përfitimet.

– Gjithashtu, mund të bëni çaj me fara liri, duke zier një lugë gjelle, në një xhezve, ku keni hedhur 2 gota uji.

Pasi ta zieni për 1-2 minuta, pjeni çajin duke e ndarë në 2 filxhanë, njëri pijeni në mëngjes dhe tjetrin në darkë, 1 orë para gjumit.