Shumë njerëz mendojnë se magjia e zezë është lojë. Për fat të keq, ajo është krejtësisht reale, e rrezikshme, si për atë që e praktikon, po ashtu edhe për atë të cilit i bëhet…

Magjia e zezë, që sot praktikohet, ka aspekte të ndryshme të cilat e bëjnë atë me të vërtetë të frikshme.

Por, në të kaluarën, ajo ishte edhe më e frikshme.

Magjia e zezë nënkuptonte përdorimin e kafshëve të gjalla, apo edhe të organeve të tyre në rituale të ndryshme.

Sakrifikimet bëheshin në male të dendura, por edhe në vende të tjera sekrete.

Sot, nëse bëni sakrifikime të tilla, mund të keni telashe të mëdha me ligjin.

Për fat të mirë, sakrifikimi i kafshëve për qëllime të magjisë sot është shumë i rrallë.

 

MAGJIA E ZEZË KA SHPIRTRA TË RREZIKSHËM

Praktikuesit e magjisë së zezë kërkojnë ndihmën e forcave të errëta, të shpirtrave të ndyrë e të rrezikshëm.

Por, shpirtrat e tillë, apo thënë më saktë, xhindet, kur i ndihmojnë magjistarit, kërkojnë diçka në këmbim.

Ka të tjerë që janë aq të këqij, saqë menjëherë e dëmtojnë atë që i ka thirrur, si dhe personin për të cilin i ka thirrur.

Xhindet, që janë krijesa të veçanta, mund të jenë shpirtmirë, shpirtkëqij, apo diçka në mes.

Sikurse njerëzit, do të thoshim.

 

GJITHMONË DO TË KETË PASOJA

Shumë njerëz mendojnë se magjia e zezë është lojë.

Për fat të keq, ajo është krejtësisht reale, e rrezikshme, si për atë që e praktikon, po ashtu edhe për atë të cilit i bëhet.

Të gjithë praktikuesit e magjisë së zezë, e dinë se çfarë u bëjnë të tjerëve, iu kthehet atyre tri herë më shumë.

Për këtë shkak, ka njerëz që thonë se, të bësh magji të zezë, dmth do të thotë që ta rrezikosh jetën tënde.

Përveç teje, mund ta pësojnë edhe të afërmit tuaj, pasuria juaj, madje edhe kafshët që keni.

Krejt kjo, si pasojë e veprimit të fuqive të errëta, të cilat kurrë nuk është dashur që të thërriten.

 

MAGJIA ME USHQIM

Magjia e zezë mund të bëhet në mënyra të ndryshme, por mënyra më e lehtë është që të bëhet me anë të ushqimit.

Pra, ushqimet “mallkohen” dhe kush i ha ato, e pëson. Kjo është forma më e lehtë që t’i bëhet dikujt keq me anë të magjisë.

Nëse njihni dikë që bën ëmbëlsira të ndryshme dhe i dhuron ato falas, atëherë duhet të keni dyshime rreth qëllimeve të tyre.

Natyrisht, nuk dmth automatikisht që njerëzit e tillë janë magjistarë.

Por, duhet të kini kujdes!

 

Ç’MUND TË BËHET, PA T’U KTHYER KUNDËR MAGJIA

Siç ua theksuam që në fillim të artikullit, asnjëherë mos u bëni keq të tjerëve.

Por nëse ju kanë bërë keq, apo ndieni se dikush po përpiqet t’ju bëjë keq, atëherë bëni veprimet e mëposhtme.

Psh, nëse në shtëpi grindeni shpesh, keni mosmarrëveshje, madje edhe dhunë, si fillim pastroni shtëpinë me majdanoz, pasi mund t’ju kthejë qetësinë në shtëpi. Shumë e thjeshtë për t’u realizuar.

Për këtë na duhet një buqetë me majdanoz (persil) të freskët.

Merrni një buqetë majdanozi të freskët dhe futeni në ujë burimi, duke e mbajtur pesëmbëdhjetë minuta.

Pastaj merreni tufën ashtu të lagur dhe filloni duke e spërkatur në të gjitha dhomat e shtëpisë tuaj, veçanërisht në ato pjesë, ku kanë ndodhur konfliktet, duke shqiptuar fjalët e mëposhtme:

“Që thelbi i këtij majdanozi të përzier me ujë, të bëjë që të mbretërojë paqe dhe qetësi.

Ashtu qoftë”.

 

HUDHRA:

Ndërsa në rast se ndieni praninë e ndonjë shpirti të huaj në shtëpi, apo fantazme, duhet të keni parasysh se hudhra ka qenë përdorur si një hajmali kundër të keqes dhe daton që nga periudha e lashtë.

Egjiptianët e lashtë besonin se një fantazmë që vriste fëmijët ne gjumë.

Mbrojtja që u përdor kundër sulmeve të këtij përbindësh vrasës ka qenë një kurorë, që quhet Hudher!

Përdorimi i hudhrës është i njohur në të gjithë botën, jo vetëm si një shije për ushqime, për shëndet të mirë, por edhe si një hajmali kundër frymërave të liga.

Edhe në vende të tilla si Kinë, Indi apo Malajzi, njerëzit e vendosin hudhrën në ballin e fëmijëve të tyre, për t’i mbrojtur ata nga qeniet negative.

Hudhra është përdorur edhe si një mjet i mbrojtjes kundër praktikave të këqija magjike të shtrigave dhe magjistarëve!

Për t’i bërë një pastrim shtëpisë dhe për të larguar energjinë negative e praninë e shpirtrave, mund të përdoret edhe kjo metodë: Merr hudhër, zieni në ujë, pastaj lëngun e përftuar pastroni dyshemenë.

Mos kujtoni se do të vijë era hudhër nëpër shtëpi, aroma e pakëndshme do të avullojë duke larguar shpirtrat e këqinj, fantazmat, etj.

 

SPECI DJEGËS:

Një hap pas hudhrës vjen speci i vogël djegës (capsicum në latinisht).

“Kushërinjtë”e tij janë të famshmit chilidhetabasco, aq të përhapur në Amerikën Latine.

Ende nuk dihet mirë se përse ky fryt përvëlues mbahet si me veti magjike.

Mbase ngaqë na djeg fort, por kështu duhet të djegë edhe djallin apo Syrin e Keq.

Historia e tij nuk është se ka filluar me ndonjë fat të madh.

Ai u soll në Evropë nga Kristofor Kolombi, në 1493.

Ky besonte se shumë shpejt kjo bimë do ta pasuronte oborrin mbretëror spanjoll, njësoj si të tjerat, si kanella, apo piperi.

Por bima e vogël u përshtat shumë shpejt në Evropë, kështu që pak nga pak thuajse të gjithë kishin në oborret dhe vazot e tyre frytet e bukura të specit djegës.

Me specin djegës veproni njësoj si me hudhrën dhe lani vendet në shtëpi, ose mund t’i fusni në të njëjtën qese dhe t’u fusni diku në trup.

Disa veprime kundër syrit të keq

Besohet se pështyma e mban larg si Syrin e Keq, ashtu edhe djallin.

Vetë shprehja shqipe “Puuu! Puuu! Puuu!”, që zakonisht shoqëron një ndodhi të padëgjuar, ka ardhur pikërisht nga përdorimi i të pështyrës si mjet i magjisë së bardhë.

Disi më i ndrojtur, por ende fort në përdorim, është zakoni i zënies lehtësisht me dorë të organeve gjenitale.

Në këtë rast termi “lehtësisht” duhet theksuar fort.

Në rast të kundërt, me siguri do t’i shërbejmë Syrit të Keq dhe jo do ta luftojmë atë.

Një zakon shumë i vjetër është prekja e ndonjë guri apo druri, në rast se ndjeni rrezik apo prani të ndonjë shpirti.

Në këtë rast duhet thënë disa herë si nëpër dhëmbë formula: Gurit e drurit.

Besohet se e liga,dmth efektet negative të Syrit të Keq, kalojnë shpejt nëpërmjet këtyre dy materialeve, lehtësisht të gjendshme në çdo shtëpi fshati.

Ende është shumë i përhapur zakoni i djegies së kripës mbi pllakën e tejnxehur të sobës.

Kristalet e kripës së zezë lëshojnë një krismë të lehtë, teksa shpërbëhen nga nxehtësia, ndërsa personi që qëndron pranë, zakonisht një grua e moshuar, përsërit pa prerë:

Plaç o Syri i Keq, si po plas kjo kripë mbi zjarr!