Ato atletet e “mbytura” në pisllëk do të duken më mirë se të reja.

Atletet e bardha gjithmonë duken të papara kur i shohim ato në një dyqan këpucësh. Kaq të pastra! Kaq të bardha! Të bëjnë t’i blesh edhe pa dashur!

Pas herës së parë që i veshim ose të dytës, ato tashmë fillojnë të tregojnë shenja të dëmtimit dhe pisllëkut. Një pisllëk i vogël nuk është aq gjë e keqe, por së shpejti Converse- tuaja të bardha dhe atletet e tjera prej lecke të bardhë e kanë tejkaluar kufirin, janë kthyer në këpucë të zakonshme dhe të pista.

Ne jemi tunduar shpesh thjesht t’i hedhim dhe të blejmë një seri krejt të re këpucësh sapo këpucët tona të bardha bëhen, veç të bardha jo, diçka grihe në të zezë.

Ndaj, kur një përdoruese e Twitter-it @sarahtraceyy tregoi transformimin e një palë Converse-ve të pista në një palë gati të reja, ne u intriguam.

Të themi se ka bërë një “mrekulli” është e drejtë – veçanërisht për shkak se transformimi i këpucëve nuk kërkonte ndonjë kimikat të shtrenjtë.

Para se të filloni këtë marifet pastrimi, hiqni lidhësat nga këpucët e bardha. Pastaj, ashtu si @sarahtraceyy, aplikoni një raport 1: 1.15 të sodës së bukës dhe detergjentit në një furçë dhëmbësh.

Lëreni të qëndrojnë aty, derisa soda e bukës dhe detergjenti gërryes të bëjnë “magjinë” e tyre.

Më pas, shpërlajeni këtë përzierje dhe vërini ato në makinën larëse. Lërini ato të thahen plotësisht, pastaj pluhurosini nga sipër me pak pudër bebesh.

I gëzofshi, i keni si të reja!