Kush nuk ëndërron të ketë barkun e përsosur të sheshtë? Dhjami i barkut është kaq “kokëfortë” dhe i vështirë për t’u hequr edhe për ata që kalojnë orë të tëra djersitje në palestër.

Gjithashtu, sipas studimeve dhjami në bark lidhet me sëmundjen Alzheimer, si dhe me sëmundje të tjera metabolike dhe vaskulare. Të ndjekurit e një rutine të duhur me ushtrime, dieta e duhur ushqimore dhe një mënyrë jetese e shëndetshme janë ato që duhen për të arritur barkun që ëndërroni.

Ndërkohë që ua lëmë zgjedhjen e asaj që doni të hani juve, duam t’ju tregojë se cilat ushqime mund të eleminoni për një bark të sheshtë:

Bishtajoret

© Keith Weller, Agricultural Research Service, USDA / wikipedia

Bishtajoret janë ushqyese por ato gjithashtu janë të pasura me karbohidrate. Ndaj, ndërsa ju mund t’i hani ato për proteinat, për të patur një bark të sheshtë bëni mirë t’i mbani ato jashtë dietës tuaj.

Kos

© Takeaway / wikimedia

Një filxhan kos me yndyrë të plotë përmban pothuajse 170 kalori, një filxhan kos pa yndyrë është 120 kalori dhe një filxhan kos me shtresë kremi sipër përmban rreth 230 kalori.

Ndaj, për synimin tuaj ja vlen të vendosni që të mos e konsumoni shpesh.

Pijet e gazuara

© ace carreon / flickr

Një kanaçe e vogël coca-cola përmban 140 kalori, ndërsa ato më të mëdhatë madje mund të përmbajnë dyfishin e kalorive. Shmangia e tyre është një hap në drejtimin e duhur nëse doni një bark të sheshtë.

Alkooli

© unknown / wikimedia

Alkooli ka një përmbajtje të lartë kalorish dhe pothuajse asnjë vlerë ushqyese. Një natë e vetme konsumimi alkooli mund t’ju çojë në marrjen e mijëra kalorive.

Jo më kot një bark i dalë quhet edhe “bark birre“.

Mielli i bardhë i përpunuar

© Veganbaking.net / wikipedia

Studimet kanë treguar se konsumi i miellit të përpunuar të bardhë është ndër shkaqet kryesore të obezitetit. Mielli i bardhë i përpunuar zakonisht përmban pak ose aspak lëndë ushqyese, pa fibra dhe një filxhan miell përmban 455 kalori.

Si një alternativë, konsumoni miell 100% gruri.

Sheqer

© pixabay

I ëmbël për shijet tuaja, por jo aq i ëmbël për një bark të sheshtë. Tejkonsumimi i sheqerit është shkaku kryesor i obezitetit dhe diabetit. Një gotë sheqer i bardhë përmban 773 kalori.

Majoneza

© Kliek / wikipedia

Majoneza përmban të paktën 80% yndyrë. Duhet të themi më shumë?

Ushqimi i shpejtë

© Andy Mabbett / wikipedia

Shumica e ushqimeve të shpejta kanë tendencë të jenë të larta në yndyrë të ngopur, sheqer, kripë dhe kalori. Studimet kanë treguar me kohë dhe përsëri flasin për lidhjet mes konsumit të ushqimit të shpejtë dhe obezitetit.

Patatet

© Vegan Feast Catering – Baked Potato / wikipedia

Patatet janë ushqyese dhe të shijshme, por ato janë gjithashtu shumë të larta në kalori. Një patate në madhësi mesatare përmban rreth 163 kalori.

Nëse përpiqeni të keni barkun e përsosur të sheshtë, mbani mend thjesht t’i hani në moderim!

Frutat e thata

© Gilabrand (talk) / wikipedia

Frutat e thata përmbajnë shumë kalori pa ujin që në rastin e kundërt mbush frutat e freskëta.

Përveçse janë më të larta në kalori për gramë në krahasim me frutat e freskëta, ato gjithashtu janë të mbuluara shpesh me sheqer, gjë që ua rrit edhe më shumë kaloritë.

Kallëpet e ëmbëlsirave për energji

© Sniper Zed / wikipedia

Shumica e kallëpeve të tilla janë të mbingarkuara me kalori, të cilat, nëse dëshironi të keni barkun e përsosur të rrafshët, do t’ua hedhin poshtë gjithë punën e vështirë që ju bëni në palestër.