Rrathët e zinj poshtë syve krijojnë një gjendje të bezdisshme, ndikojnë në pamjen e jashtme, por edhe në gjendjen psikologjike, kryesisht të femrave.

Shkaqet e krijimit të tyre janë të ndryshme, duke filluar që nga gjenetika, mosha, gjumi i keq, lodhja etj.

Megjithatë, nese i trajton me disa maska të thjeshta, rezultati do të jetë shumë i mirë.

Meqë jemi në sezonin e vjeshtës dhe të shegëve, këtu ka një maskë për trajtimin e rrathëve me shegë.

Nëse keni ndonjë pemë shege, shkoni këpusni një kokërr.

Ose, blijeni te tregu fshatar gjatë gjithë këtij sezoni, pasi kanë kohën e tyre dhe janë organike…

Në vetëm pak minuta, ja si të përgatisni një antirrudhë delikate për rrathët poshtë syve…

 

Maska me shegë

Maska me shegë ndihmon në riaktivizimin e qarkullimit të gjakut, eliminon shenjat e lodhjes, qeset dhe rrathët e zinj që mund të krijohen poshtë syve.

Përdorimi i kësaj maske të bën të freskët dhe më rinore.

 

Përbërësit:

20-30 kokrra shegë

1 lugë gjelle kos

2 lugë ҫaji mjaltë

1 lugë vaj ulliri

Në një enë të vogël hidh mjaltin dhe përzieje me kos.

Më pas, shto kokrrat e shtypura të shegës.

Me përfitimin e një mase homogjene, aplikoje duke e përhapur lehtë poshtë syve dhe në fytyrë.

Mbaje për gati 20 minuta dhe pastaj shpëlaje fytyrën me ujë të ftohtë.