Irma Libohova është ndër këngëtaret më të dashura të publikut, që kurrë nuk ka “dalë nga moda”, pavarësisht se si kanë ndryshuar preferencat për muzikë.

Për më tepër, ajo njihet si njeri i çiltër, modest dhe gjithnjë ka ka përcjellë mesazhe pozitive.

Ndaj, kur ajo u përlot “live” gjatë emisionit të Rudina Magjistarit, duket se bëri të qajë edhe publikun që po e ndiqte.

Irma ka rrëfyer duke qarë në emision dhimbjen nga humbja e bashkëshortit të saj, Besnik Kaso, si pasojë e një sëmundje të rëndë.

Këngëtarja e humbi bashkëshortin rreth një vit e gjysmë më parë.

Besniku kishte karrierën e tij artistike si aktor dhe debutoi vite me radhe përkrah aktoreve me emër Skënder Sallaku, Arben Shaka, Vasillaq Vangjeli, Kaçja, Vegim Xhani, etj.

Ka interpretuar disa role edhe nëe filmin shqiptar si p.sh ne filmin “Streha e re” etj, ndërsa në vitet që pasuan ai vendosi të qëndronte larg vëmendjes mediatike.

Ndërsa me këngëtaren e njohur ka pasur 32 vite martesë, nga e cila kanë edhe një djalë që quhet, Ataol.

Ndërkohë, pak ditë pas ndarjes nga jeta, Irma u ngjit në skenë dhe vendosi të këndonte këngën: “Dhimbjen e kam për vete…”.

Gjatë emisionit, Irma foli për boshllëkun që i la bashkëshorti, por edhe mrekullinë që i ndodhi pas ikjes së tij.

Tri ditë pas largimit të Besnikut nga kjo botë, bashkëshortit, Irma mori lajmin se do të bëhej gjyshe, nga djali i saj i vetëm, Ataoli.

Dhe Irma shprehet se, në atë kohë, nuk mund të kishte ndjesi më të ëmbël, megjithëse e shoqëruar me keqardhjen që bashkëshorti nuk e mësoi dot.

“Të gjithë më kishin thënë që është një ndjenjë shumë e mirë, është kështu, është ashtu, por kur e provon vetë, është tjetër gjë, është e mrekullueshme, e papërshkrueshme”, – u shpreh këngëtarja.

Mbesa e Irmës e ka emrin Lule, dhe këngëtarja tha se, kjo zgjedhje ishte dëshirë e të gjithëve.

“Ishte një emër i harruar. Ne donim një emër shqiptar. Emri përfaqëson identitetin tënd”, – tha këngëtarja.